GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Alarm për bombë në kryeministri, email-i kërcënues vë në lëvizje institucionet shtetërore

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Alarm për bombë në kryeministri, email-i kërcënues vë në lëvizje institucionet shtetërore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një email kërcënues për vendosjen e lëndëve shpërthyese ka mbërritur në disa institucione shtetërore, përfshirë Kryeministrinë, Kryesinë e Kuvendit,  ministritë, institucionet e drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

Mesazhi përmban kërcënime për një seri sulmesh terroriste në territorin e Shqipërisë, ndërsa dërguesi pretendon se brenda ndërtesave është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO).

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit”, thuhet në mesazhin kërcënues.

Më tej, emaili përmban edhe kërcënime me përmbajtje fetare dhe politike.

“Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Alarm për bombë në kryeministri, email-i vë në

Alarmi ka sjellë evakuimin e Gjykatës dhe Prokurorisë së Fierit, ku administrata dhe personat e pranishëm në ambientet e institucioneve janë larguar nga godinat pas marrjes së kërcënimit.

Në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë, ndërsa pritet të kryhen verifikimet për të përcaktuar nëse kërcënimi është real.

Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar për praninë e mjeteve shpërthyese në institucionet që kanë marrë mesazhin. Gjithashtu, nuk ka të dhëna të konfirmuara për evakuime në Kryeministri apo në institucionet e tjera shtetërore të përfshira në kërcënim.

 

Etiketa: alarmbombeinstitucione

Lajme të lidhura

Dëbora mbulon Librazhdin, alarm për drejtuesit e mjeteve në aksin Zgosht-Sebisht
Aktualitet

Dëbora mbulon Librazhdin, alarm për drejtuesit e mjeteve në aksin Zgosht-Sebisht

22:39 - 28/11/26
“Dënoj aktin barbar”/ Tedi Blushi: 20-vjeçari Orgen Hajderi u qëllua me plumb gome në kokë, po operohet në reanimacion
Aktualitet

“Dënoj aktin barbar”/ Tedi Blushi: 20-vjeçari Orgen Hajderi u qëllua me plumb gome në kokë, po operohet në reanimacion

21:39 - 28/11/26
Po ndihmonte qytetarin, Policia sulmon me spraj me piper Florjan Binajn
Aktualitet

Po ndihmonte qytetarin, Policia sulmon me spraj me piper Florjan Binajn

15:15 - 28/11/26
Para
Berisha: Rama mbetet zjarrvënësi më i madh! Me Ballukun e lindat e tij plaçkitën mbi 12 mld Euro nga taksat e shqiptarëve

Berisha: Rama mbetet zjarrvënësi më i madh! Me Ballukun e lindat e tij plaçkitën mbi 12 mld Euro nga taksat e shqiptarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Paguhesh nga Alex Sorosi?”/ Mbështetësi i PD-së përplaset me Qorin dhe Muçin: “Hajdute është PD-ja, edhe Berisha”
Breaking Views

“Paguhesh nga Alex Sorosi?”/ Mbështetësi i PD-së përplaset me Qorin dhe Muçin: “Hajdute është PD-ja, edhe Berisha”

23:09 - 28/11/26

Një debat i ashpër ka ndodhur gjatë protestës së 28 nëntorit në Tiranë, ku një mbështetës i Partisë Demokratike është...

Lexo më shumë
Dëbora mbulon Librazhdin, alarm për drejtuesit e mjeteve në aksin Zgosht-Sebisht

Dëbora mbulon Librazhdin, alarm për drejtuesit e mjeteve në aksin Zgosht-Sebisht

22:39 - 28/11/26
CNN pasqyron protestën në Tiranë: Protestuesit përplasen me policinë në Ditën e Pavarësisë

CNN pasqyron protestën në Tiranë: Protestuesit përplasen me policinë në Ditën e Pavarësisë

22:22 - 28/11/26
Rritet në 48 numri i të lënduarve në protestë, plagë kanë marrë edhe policë e gazetarë

Rritet në 48 numri i të lënduarve në protestë, plagë kanë marrë edhe policë e gazetarë

22:07 - 28/11/26
“Dënoj aktin barbar”/ Tedi Blushi: 20-vjeçari Orgen Hajderi u qëllua me plumb gome në kokë, po operohet në reanimacion

“Dënoj aktin barbar”/ Tedi Blushi: 20-vjeçari Orgen Hajderi u qëllua me plumb gome në kokë, po operohet në reanimacion

21:39 - 28/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com