GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

EURO U19/ Norvegjia “me dy fytyra”, i shënon 5 gola në pjesën e parë Greqisë por “harron të luajë” pjesën e dytë

20:00 - 04/07/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
EURO U19/ Italia i prish festën organizatorëve, por arbitrimi lë për të dëshiruar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kampionati Europian për moshat deri në 19 vjeç, po zhvillon këtë të martë, ndeshjet e dyta të turneut. Njëra prej tyre ishte sfida mes kombëtareve U19, të Norvegjisë dhe Greqisë.

Nordikët, u zbavitën jashtë mase, kryesisht në pjesën e parë, duke triumfuar ndaj helenëve, me rezultatin 5-4.

Seria e golave u hap që në minutën e 6’, falë Roaldsoy, i cili nuk e patri të vështirë, që të mposhtë portierin grek.

Pas 9 minutash, nga goli i parë, Norvegjia dyfishoi shifrat me anë të një goditje dënimi brenda zonës, të transformuar në gol, nga Odegard.

Greqia, nuk e mori veten nga këto gola, duke pësuar përsëri, në minutën e 18’, me Flataker që gjeti golin e tij të parë në këtë turne.

Skogvold, në minutën e 36’, mposhti përsëri portierin kundërshtar, duke shënuar me një goditje delikate.

Në fund të pjesës së parë, Norvegjia realizoi përsëri me anë të Odegard, duke i dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin e thellë 5-0.

Në pjesën e dytë, Greqia zbriti në fushë, me qëllimin për të limituar dëmet si dhe për të zbutur sado pak këtë turpërim. Në minutën e 52’, helenët shkurtuan diferencat me Tzimas, i cili gjeti trekëndëshin e portës së mbrojtur nga portieri Magnus Ree.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Greqia “e zbuti me sukses” shijen e humbjes, duke realizuar dy gola, me autorë, Stavropoulos (79’) dhe Tzimas (81’).

Hovi i grekëve, e trembi disi, Norvegjinë, e cila, në minutat e fundit, përqendroi forcat e saj në mbrojtjen e rezultatit.

Në minutën e 94′, Greqia shënoi dhe golin e katërt me anë të Kalogeropoulos, megjithatë, nuk kishte kohë për të barazuar shifrat.

Me këtë fitore, Norvegjia merr tre pikët e para, në këtë turne, duke u pozicionuar provizorisht në vendin e parë, në pritje të duelit të mbrëmjes, mes Islandës e Spanjës./m.b /gijotina.com

Etiketa: Euro U19GreqiaNorvegjia

Lajme të lidhura

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
Para
Mos vallë na u lag prapë Kryeministri? Paloka: Kur e thith pa kriter e humbet kontrollin

Mos vallë na u lag prapë Kryeministri? Paloka: Kur e thith pa kriter e humbet kontrollin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

11:55 - 07/04/26

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar se maxhoranca po tenton që ta kalojë me shpejtësi projektligjin për Portet, që...

Lexo më shumë
“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com