GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Analiza e DW: Lajçak gjen mirëkuptim për të çuar përpara kërkesat e BE-së

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Analiza e DW: Lajçak gjen mirëkuptim për të çuar përpara kërkesat e BE-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Diplomatë perëndimorë vihen serish në lëvizje për ta bindur Prishtinën dhe Beogradin që të ulin tensionet dhe të zbatojnë në praktikë kerkesat e Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Pas vizitës në Beograd dhe Prishtinë të kryeministrave të Holandës dhe Luksemburgut, në Prishtinë shkoi të marten në mbrëmje edhe ndërmjetësi i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajҫak. Ndërmjetësi evropian, tha se në Prishtinë “gjeti mirëkuptim për të çuar përpara kërkesat e Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në veri”, por se “ende duhet të vazhdojnë diskutimet për hapa konkret”. Bashkimi Evropian i ka kërkuar Kosovës pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa Beogradit që të ndikojë tek serbët për pjesëmarrje të pakusht në zgjedhjet e ardhshme.

Për mosndërmarrjen e hapave, Prishtina zyrtare tashmë po ballafaqohet me masat ndëshkuese të BE-së. Ndërmjetësi Lajҫak, pas takimit që zhvilloi me kryeministrin Kurti, tha se ai nuk mund të flas për masa ndëshkuese shtesë për Kosovën. Por theksoi se masa të tilla janë të gatshme edhe për Serbinë në rast se nuk ndërmerr veprime drejt shtensionimit të situatës.

Masa edhe kundër Serbisë?

“Nuk mund të komentoj për masat meqë nuk hyjnë në fushën e përgjegjësisë sime. Por Bashkimi Evropian nuk është fare i gëzuar që vjen në këtë pozitë për të vendosur këto masa. BE e ka bërë të qartë se i ka sanksionet e gatshme edhe për Serbinë të cilat do të vendosen nëse shtetet anëtare vlerësojnë se ajo nuk po i respekton kërkesat e BE-së”, tha Lajҫak. Sipas tij, vizita në Prishtinë kishte qëllim që të arrihet në pikën “ku këto masa hiqen dhe kthehemi në gjendjen paraprake”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga ana e tij, vazhdon siҫ është shprehur të mos i mbetet hatri në Bashkimin Evropian. Por masat ndëshkuese të BE-së të vëna ndaj shtetit të Kosovës i cilëson të padrejta dhe e bëjnë dialogun asimetrik. Në një njoftim nga zyra e kryeministrit Kurti, thuhet se “kryeministri Kurti shprehu përkushtimin dhe angazhimin e tij për shtensionim dhe normalizim”, ndërsa potencohet se “policia e Kosovës vetëm zbaton ligjin e kujdeset për sigurinë publike dhe se pjesëtarët e saj të vendosur nëpër ndërtesat komunale nuk kanë ndërmarrë operacione në rrethinën e atyre ndërtesave”.

I dërguari evropian në Prishtinë takoi edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Kjo e fundit theksoi se “institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që së bashku me partnerët ndërkombëtarë t`i tejkalojnë sfidat aktuale dhe se Kosova ka dëshmuar vullnet për shtensionim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës”.

Diplomacia e intensifikuar

Ndërmjetësi evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, nga Prishtina vazhdon vizitën në Beograd, si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për gjetjen e një zgjidhjeje për shtensionim të situatës në veri të Kosovës. Në paraditën e së hënës, kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut, Mark Rutte dhe Xavier Bettel, i bënë thirrje Kosovës që të angazhohet drejt shtensionimit të situatës sipas planit të Bashkimit Evropian. Mark Rutte dhe Xavier Bettel, një ditë më parë ishin edhe në Beograd në përpjekje siç thanë “për të mbështetur normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të ulin tensionet”.

“Ju e kuptoni domethënien e tensioneve, le të mos harrojmë se Lufta e Parë Botërore nisi këtu dhe përpara Ukrainës, lufta e fundit që kishim në kontinent ishte po këtu, kështu që duhet të shmangim çdo krizë të re të mundshme që mund të përfundojë me vuajtje të popullatës civile”, tërhoqi vërejtjen kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel./ DW

Etiketa: dialogun Kosovë-SerbiKryesore1Mirosllav Lajҫak

Lajme të lidhura

Zjarret në Himarë, kryebashkiaku Tavo apel banorëve: Largohuni nga banesat!
Aktualitet

Zjarret në Himarë, kryebashkiaku Tavo apel banorëve: Largohuni nga banesat!

22:41 - 04/09/26
Aktivisti Gent Progni: Ligji nuk mund të përdoret si shkop kundër qytetarit dhe mburojë për pushtetin
Breaking Views

Aktivisti Gent Progni: Ligji nuk mund të përdoret si shkop kundër qytetarit dhe mburojë për pushtetin

22:00 - 04/09/26
Himarë, nga zjarret digjet një banesë, flakët rrezikojnë shtëpi të tjera
Aktualitet

Himarë, nga zjarret digjet një banesë, flakët rrezikojnë shtëpi të tjera

21:51 - 04/09/26
Para
Zyrtare, Carlo Ancelotti merr drejtimin e Brazilit në 2024

Zyrtare, Carlo Ancelotti merr drejtimin e Brazilit në 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarret në Himarë, kryebashkiaku Tavo apel banorëve: Largohuni nga banesat!
Aktualitet

Zjarret në Himarë, kryebashkiaku Tavo apel banorëve: Largohuni nga banesat!

22:41 - 04/09/26

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, u ka bërë thirrje urgjente banorëve të largohen nga banesat, bizneset dhe ambientet e tjera...

Lexo më shumë
Aktivisti Gent Progni: Ligji nuk mund të përdoret si shkop kundër qytetarit dhe mburojë për pushtetin

Aktivisti Gent Progni: Ligji nuk mund të përdoret si shkop kundër qytetarit dhe mburojë për pushtetin

22:00 - 04/09/26
Himarë, nga zjarret digjet një banesë, flakët rrezikojnë shtëpi të tjera

Himarë, nga zjarret digjet një banesë, flakët rrezikojnë shtëpi të tjera

21:51 - 04/09/26
Zjarri masiv në 6 fshatrat e Fierit, Haki Çako ‘zbarkon’ në Levan: Duket se është zjarrvënie e qëllimshme

Zjarri masiv në 6 fshatrat e Fierit, Haki Çako ‘zbarkon’ në Levan: Duket se është zjarrvënie e qëllimshme

21:28 - 04/09/26
“Shqipëria kërkon revolucion”, qytetarët: Arrestoni Ramën

“Shqipëria kërkon revolucion”, qytetarët: Arrestoni Ramën

19:59 - 04/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com