GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

14 Maji, Berisha: Farsa më e shëmtuar elektorale në historinë e saj 32-vjeçare

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
14 Maji, Berisha: Farsa më e shëmtuar elektorale në historinë e saj 32-vjeçare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës së posaçme për prezantimin e Raportit për zgjedhjet e 14 majit u shpreh se Edi Rama nuk lejoi regjistrimin e kundërshtarit të tij politik, nga frika dhe tmerri.

“Sot ne paraqesim në vija të përgjithshme raportin e PD-së për farsën elektorale 14 maj 2023.

Ky raport bazohet në qindra dhe mijëra fakte, dokumente të konstatuara në të katër anët e vendit.

Në dhunimet e pashembullta të të drejtës së votës, në shndërrimin e zgjedhjeve në një farsë të vërtetë elektorale.

Këto që shihni ju këtu dhe të gjitha dosjet tjera janë dokumente zyrtare që dëshmojnë se Shqipëria kaloi me 14 maj farsën më të shëmtuar elektorale në historinë e saj 32-vjeçare.

Këto dokumente do të jenë pjesë e një raporti shumëvëllimësh, i cili do publikohet, me të cilin do njihen mediat, do njihen qytetarët shqiptarë, do njihen demokratët.

Por do njihen institucionet ndërkombëtare dhe qeveritë e vendeve të lira.

Do gjenden modalitetet për t’u hedhur edhe në Amazon, në mënyrë që të mund të njihet mbarë komuniteti ndërkombëtar me këtë farsë të shëmtuar zgjedhore, që ka për aktor kryesor Edi Ramën, një person të inkriminuar kokë e këmbë, i cili ka tmerr dhe ferr largimin nga pushteti për shkak të aferave të tij, mega-aferave të tij korruptive, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Për shkak të mega-aferave korruptive të djegësve, të Portit të Durrësit, të Parkut të Butrintit, për shkak të mega-aferave familjare, pasurimit në mënyrë të përbindshme të anëtarëve të familjes së tij, për shkak të korruptimit që ky i ka bërë shefit të kundërzbulimit të agjencisë më të rëndësishme të zbulimit në botë, FBI, McGonigal.Berisha”, tha Berisha.

Më tej, Berisha u shpreh se “Zgjedhësve iu ndryshua vendi i votimit duke u shkelur ligji. Ushtria e patronazhistëve doli në rrugë, dhe dita e votimit ishte një ditë kulmore e farsës elektorale. Vota u kontrollua në mënyrë të tmerrshme, gjatë fushatës por edhe gjatë ditës së votimit.

Media ishte nën kontroll të plotë qeveritar, në fushatë dhe gjatë ditës së votimit.

Dokumentacioni mijëra faqesh është përgatitur me shumë kompetencë dhe përkushtim, një raport i shkëlqyer dhe i plotë.”

Etiketa: Kryesore1raporti per zgjedhjet e 14 majitSali Berisha

Lajme të lidhura

Rezoluta e BE, Rama: Opozita iu bashkua “varkës”, kapitujt do të mbyllen…së shpejti
Breaking Views

Rezoluta e BE, Rama: Opozita iu bashkua “varkës”, kapitujt do të mbyllen…së shpejti

10:29 - 17/05/26
Marrëveshja për refugjatët me Ramën, Meloni: Do bëj gjithçka që të funksionojë
Aktualitet

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar

14:25 - 16/05/26
Berisha: Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter
Aktualitet

Berisha: Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter

13:21 - 16/05/26
Para
Makina shpërthen në flakë gjatë ecjes në tunelin e Elbasanit

Makina shpërthen në flakë gjatë ecjes në tunelin e Elbasanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 18 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 18/05/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Maj 2026

07:49 - 18/05/26
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit (Emri)

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një efektiv policie jashtë shërbimit (Emri)

07:40 - 18/05/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 18 Maj 2026

07:38 - 18/05/26
Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com