GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pentagoni do të forcojë sigurinë për informacionin e klasifikuar

08:52 - 06/07/23
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Pentagoni do të forcojë sigurinë për informacionin e klasifikuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Departamenti amerikan i Mbrojtjes nuk do të urdhërojë një ndryshim të gjerë të procedurave të sigurisë, pas një raporti të përpiluar pas daljes së paautorizuar të qindra dokumentave të klasifikuara më herët këtë vit në një platformë të mediave sociale që është bërë popullore për përdoruesit e lojërave elektronike.

Rezulatet e një inspektimi 45-ditor, të publikuara të mërkurën, bëjnë në fakt thirrje për një sërë masash për forcimin e rregullave ekzistuese të sigurisë dhe përmirësimin e komunikimit, në mënyrë që zyrtarët që menaxhojnë mjediset me materiale të klasifikuara të marrin paraprakisht të gjitha masat e nevojshme.

“Inspektimi gjeti se shumica dërrmuese e personelit të Departamentit të Mbrojtjes me qasje tek Informacioni i Klasifikuar i Sigurisë Kombëtare (CNSI) janë të besueshëm, dhe se të gjithë komponentët e Departamentit të Drejtësisë kanë një angazhim të fortë ndaj sigurisë”, shkruajti në një memorandum më 30 qershor Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.

Por, ai shtoi se inspektimi “identifikoi fusha ku mundemi dhe duhet të përmirësojmë llogaridhënien”.

Zyrtarët e Pentagonit e njoftuan inspektimin për herë të parë në muajin prill pas arrestimit të ushtarakut të Gardës Ajrore Kombëtare, 21-vjeçarit Jack Teixeira.

Ndaj tij janë ngritur gjashtë akuza për marrje të qëllimshme dhe transmetim të informacionit të klasifikuar, nxjerrjen e dokumentave të zbulimit nga një mjedis i sigurtë pune dhe publikimin e tyre, së bashku me foto dhe dokumenta të tjera, për një grup të vogël personash në rrjetin Discord.

Zoti Teixeira u vetëdeklarua i pafajshëm gjatë një seance gjyqësore muajin e kaluar dhe vazhdon të mbahet nën arrest deri në përfundim të çështjes.

Pentagoni është përpjekur tashmë të zvogëlojë numrin e punonjësve me qasje në informacionet sekrete dhe zyrtarët thanë se rekomandimet e reja janë në vazhdimësi të këtyre hapave.

“Nuk pati një hallkë të vetme që dështoi”, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes të mërkurën, ndërsa bisedonte me gazetarët për gjetjet e inspektimit, pasi kërkoi t’i ruhej anonimiteti.

“Ajo që shohim këtu është një ekosistem në rritje të objekteve të klasifikuara dhe të personelit me çertifikata sigurie”, tha zyrtari. “Brenda kësaj kemi mundësinë për të qartësuar politikat… ato nuk janë gjithnjë dokumentat më të qarta”.

Zyrtari tha se këtu përfshihen masat për t’u siguruar se personeli i Departamentit të Mbrojtjes kuptojnë kur dhe si të raportojnë shkeljet e protokolleve të sigurisë.

Zyrtari gjithashtu tha se po bëhen përpjekje për t’u siguruar që punonjësit të kontrollohen vazhdimisht dhe që menaxherët të kenë informacionin që iu nevojitet për të anuluar çertifikatat e sigurisë, nëse diçka në historikun e punonjësit e bën këtë masë të domosdoshme.

Sfidat e tjera të përmendura në raport kanë të bëjnë me përmirësimin e sigurisë fizike, përfshirë autorizimin për vendosjen e sistemeve gjurmuese që do të identifikonin nëse një celular apo paisje të tjera të ndaluara sillen në një objekt të sigurtë.

Sipas një raporti të vitit 2017 të Zyrës së Drejtorit të Zbulimit Kombëtar, rreth 4 milionë persona në Shtetet e Bashkuara kanë çertifikata sigurie, nga të cilët 1.3 milionë janë të çertifikuar për qasje tek informacioni tepër sekret.

Pasi u bë e njohur rrjedhja e dokumentave në rrjetin social Discord, Drejtorja e Zbulimit Kombëtar, Avril Haines e quajti incidentin, “shumë dekurajues… shumë shqetësues”.

Por, ajo gjithashtu u bëri thirrje zyrtarëve të mos e teprojnë me reagimin.

“Ajo që të gjithë po përpiqemi të bëjmë është që të nxjerrim mësimet e duhura dhe të mos e teprojmë më pas”, tha zonja Haines. “Ajo çfarë dua të them është nxitja e praktikave më të mira, duke mos dëmtuar ndërkohë kapacitetet për të shkëmbyer informacion dhe për t’u angazhuar për përmbushjen e misionit tonë”. /VOA

Etiketa: pentagonsiguri

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
BE: Shpallja e dy organizatave në veri si terroriste, vendim i njëanshëm i qeverisë së Kosovës

BE: Shpallja e dy organizatave në veri si terroriste, vendim i njëanshëm i qeverisë së Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese
Breaking Views

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese

22:01 - 05/12/25

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, ishte i ftuar në News 24, ku foli  ndër të tjera dhe për raportin e...

Lexo më shumë
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com