GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD pro grevës së studentëve të Mjekësisë/ Sula: Strukje e Universitetit, nuk shprehet në mbrojtje të studentëve të vet

15:10 - 06/07/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD pro grevës së studentëve të Mjekësisë/ Sula: Strukje e Universitetit, nuk shprehet në mbrojtje të studentëve të vet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit në PD, Lili Sula në një deklaratë për media u shpreh se Partia Demokratike e mbështet me bindje dhe forcë protestën e studentëve të Universitetit të Mjekësisë.

“Pa qëllimin e përfitimit politik, ne besojmë te fitorja e studentëve dhe kauzës së tyre, sepse ajo është e drejtë.
Kostoja që pretendon qeveria për studentët e mjekësisë është jologjike dhe abuzive, sepse nuk mbështetet në fakte. Një student i Mjekësisë nuk i kushton shtetit mbi 5000 euro në vit, sepse buxheti që jep Qeveria për një student nuk është më shumë se 1000 euro në vit. Në këtë buxhet janë përfshirë pagat, shpenzime të tjera dhe investime.

Le të nxjerrin sa është buxheti vjetor për një student që merr Universiteti i Mjekësisë. Të bëjnë publike në detaje të gjithë zërat e kostos së 1 studenti në Mjekësi.
Nëse te tarifat për student fusin shpenzimet e luksit për propagandë qeveritare dhe tenderat abuzivë, ky nuk është problem i studentëve dhe nuk e zgjidhin ata.

Nëse një student i universiteteve publike duhet të paguajë 5 mijë euro në vit, sa paguajnë ata të universiteteve private? Kjo kundërvënie e shpjegon abuzimin e pretendimit qeveritar.

Por arroganca e qeverisë Rama nuk qëndron vetëm në fushën e shpenzimeve dhe pretendimeve.
Ndër të tjera, me këtë projektligj:

Shkelet e drejtat e lëvizjes se lirë të individit dhe e ushtrimit të profesionit, që janë të garantuara në Kushtetutë.

Projektligji nuk është konsultuar me faktorë të interesit – aq me pak me studente të Mjekësisë që janë drejtpërdrejt të goditur nga ky vendim

Ministria e arsimit Kushi flet për mundësi që do t`u ofrohet studentëve ndërkohë që ligji i kushtëzon studentët të nënshkruajnë kontrata punësimi, 5 vjeçare për ata që fillojnë studimet në vitin I këtë vit akademik; 3 vjeçare për ata në vit II, III, IV dhe kontrata punësimi 2 vjeçare për studentët që ndjekin vitin V e VI për vitin akademik 2023-2024.

Ndryshimi i kritereve të studimeve të larta gjate kryerjes së tyre, shkel hapur të drejtat e studentëve dhe bie në kundërshtim të plotë me ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi. Si mund të ndryshojnë rregullat e ndjekjes së universitetit, ndërkohë që studentët e kanë nënshkruar një herë kontratën kur janë regjistruar në universitet dhe paguajnë taksën vjetore të studimeve, si dhe një pjesë jo e vogël e tyre punojnë ose kanë nënshkruar kontrata pune në dobi të interesave të tyre profesionale e ekonomikë?

Pas viteve të studimeve të larta studenti kështu nuk do të ketë mundësi të ndjekë specializimin- pasi do të jetë i zhvendosur me urdhër qeveritar në rrethe të largëta

Shprehim keqardhje për strukjen e Universitetit të Mjekësisë, që nuk shprehet në mbrojtje të studentëve të vet.

Ajo që Partia Demokratike vëren me keqardhje është se për emigrimin, shpopullimin dhe dështimin e sistemit arsimor nuk merren masa të studiuara dhe të konsultuara, por ka përpjekje të rrejshme dhe abuzive që të flitet për kinse punësimin apo programe sociale për mjekët.

Gjithashtu, ligje kaq të rëndësishme – si dhe herë të tjera – qeveria i kryen shumë me të shpejtë në ditë të nxehta vere për të shuar zërat dhe kundërshtitë”, u shpreh Sula.

Etiketa: Lili SulaPDprotesta e studenteve te mjekesise

Lajme të lidhura

Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit
Aktualitet

26 miliardë lekë ‘zhduken‘ nga arka e shtetit, publikohet raporti që tregon vjedhjet ndaj shqiptarëve

08:09 - 09/04/26
Kuvendi hap sot sesionin e ri, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet
Aktualitet

Sot seancë plenare! Nga kërkesat e opozitës për komisione hetimore mbi AKSHI-n, te interpelanca e Braçes me Kumbaron

07:54 - 09/04/26
Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur
Breaking Views

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26
Para
Trafikoi 1 ton marijuanë në Itali, arrestohet në Vlorë 34 vjeçari

Tenton vetëvrasjen brenda biznesit të tij, policia jep detaje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Izraeli miraton pr/ligjin, dënim me vdekje për terroristët
Botë

The Guardian: Humbësi më i madh i luftës është Netanyahu, ai rrezikoi gjithçka dhe dështoi

09:32 - 09/04/26

“Në një luftë ku nuk ka fitues, kryeministri izraelit duket se do të jetë humbësi më i madh,” shkruan Guardian,...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagosen disa persona

Aksident i rëndë në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagosen disa persona

09:10 - 09/04/26
Shqipëria humbet përsëri në garën e pagave, rajoni i kishte 30-50% më të larta edhe në 2025-n

Shqipëria humbet përsëri në garën e pagave, rajoni i kishte 30-50% më të larta edhe në 2025-n

08:56 - 09/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 9 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:37 - 09/04/26
Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit

26 miliardë lekë ‘zhduken‘ nga arka e shtetit, publikohet raporti që tregon vjedhjet ndaj shqiptarëve

08:09 - 09/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com