GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

EURO U19/ Italia katastrofë, turpërohet shumë keq nga Portugalia

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
EURO U19/ Italia i prish festën organizatorëve, por arbitrimi lë për të dëshiruar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasditen e kësaj të enjteje, ka filluar raundi i dytë i fazës në grupe të Kampionatit Europian për grupmoshën deri në 19 vjeç. Këtë pasdite u luajt njëri nga dy takimet në program, ditën e sotme.

Ndeshja e orës 18:00, mes Italisë dhe Portugalisë u mbyll me suksesin e luzitanëve me shifrat 5-1. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për grupin A, grup ku bëjnë pjesë dhe Malta me Poloninë.

Takimi nisi shumë mirë për Italinë, me “të kaltrit’ që kaluan në epërsi, vetëm pas 6 minutash lojë, me goditjen e saktë me kokë, të Lipanit, i asistuar në mënyrë perfektë, nga italo-shqiptari Luis Hasa.

Portugezët u hodhën në sulm, në kërkim të barazimit, me sulmet e tyre, që u bënë më të rrezikshme, me kalimin e minutave.

Baraspesha, u vendos në minutën e 35’, me Ribeiron që përfitoi nga vendosja e gabuar e mbrojtjes, duke dërguar topin, në fundin e rrjetës.

Në fund të pjesës së parë, ndodhi dhe episodi që, de facto, vendosi fatet e ndeshjes. Arbitri gjerman i sfidës, Jablonski, largoi, duke ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, autorin e golit për italianët, Lipanin, për një faull të rëndë ndaj kundërshtarit.

Duhet theksuar ama, se para faullit të Lipanit, vetë mesfushori pësoi një ndërhyrje të gabuar gjatë zhvillimit të aksionit në fjalë, me arbitrin që, nga dy hapa larg, vendosi që “të mbyllte sytë”.

Në pjesën e dytë, Italia, e ndjeu jashtë mase, inferioritetin numerik, me portugezët që e shtuan dozën e sulmeve të tyre, duke gjetur golin, falë goditjes fantastike të Gustavo Sa.

Edhe pse kishte më shumë se 30 minuta në dispozicion, për të barazuar shifrat, Italia dukej e pafuqishme për të vënë nën presion, portën e kuqegjelbërve, të cilët nga ana e tyre, nuk u kënaqën me avantazhin minimal, duke tentuar disa herë, që të gjenin golin e tretë.

Në të 68’ minutë, Bras, goditi saktë me kokë, duke realizuar kështu golin që vuri, që në atë moment, në kasafortë, tre pikët për kombëtaren U19 të Portugalisë.

Italianët “u zhdukën nga qarkullimi” plotësisht, me Portugalinë, që e ktheu në ndeshje stërvitore, duke realizuar edhe të katërtin, në minutën e 88’, falë goditjes së saktë të Hugo Felix

Në minutën e 91’, Italia pësoi dhe të pestin, nga Goncalves, duke konfirmuar kështu, gjendjen katastrofike të skuadrës, në duelin e sotëm.

Me këtë triumf, luzitanët hedhin një hap të sigurt, drejt fazës gjysmëfinale, me takimin ndaj Maltës, që do të shërbejë, për të aktivizuar lojtarët që kanë patur më pak minuta.

Nga ana e saj, Italia do të ketë detyrimin që të bëjë ndeshjen perfekte, ndaj Polonisë, për të siguruar vendin e dytë, i mjaftueshëm për të avancuar më tej./m.b /gijotina.com

Etiketa: Euro U19ItaliaPortugalia

Lajme të lidhura

Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it
Breaking Views

Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

22:07 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s
Breaking Views

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League
Sport

Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League

13:12 - 06/08/26
Para
Konfiskohen 225 kilogramë drogë me vlerë prej gjysmë milion euro

Konfiskohen 225 kilogramë drogë me vlerë prej gjysmë milion euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale
Aktualitet

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale

22:46 - 06/08/26

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një banesë dykatëshe në lagjen “16 prilli” në Fier. Flakët kanë përfshirë...

Lexo më shumë
Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

22:07 - 06/08/26
Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

22:01 - 06/08/26
Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

21:52 - 06/08/26
Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

21:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com