GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Biznesmeni i preferuar i Ramës, mbledhja e qeverive në “Kështjellën” e Gjergj Lucës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Biznesmeni i preferuar i Ramës, mbledhja e qeverive në “Kështjellën” e Gjergj Lucës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Marrëdhënia e ngushtë e kryeministrit Edi Rama me biznesmenin Gjergj Luca është diçka e njohur tani më për të gjithë. Këtë e kanë treguar të dy në momentin që duhet t’i bëjnë favore njëri tjetrit, Luca kur qujti “barbona” fermerët që protestojnë ndaj qeverisë dhe Rama kur drekon me miq në restorantin e biznesmenit.

Një gjë e tillë ka ndodhur dhe ditën e sotme, ku pas takimit me përfaqësues të qeverisë së Kosovës, Rama ka ftuar kabinetin e Kurtit dhe së bashku me ministrat e tij, kanë drekuar në restorantin e Lucës.

Në një video të shpërndarë në Facebook, shihet Rama në krah të Kurtit dhe Lucës, ku biznesmeni e prezanton kryeministrin kosovar me historitë e “Kështjellës” së tij.

Kujtojmë, që ky ishte pikërisht restoranti ku disa muaj më parë, një kamarier ndërroi jetë pasi një nga klientët e qëlloi me thikë.  Gamzent Kurmaku ishte kamarieri, i cili u plagos me sende të forta nga një klient që kishte shkuar për të darkuar në ambientet e restorantit “Fish City”. Kurmaku ndërroi jetë në spitalin e Tiranës.   

Tronditës ishte fakti sesi 57-vjeçari u vra në krye të detyrës, e për këtë rast pronari i tij, Luca, zgjodhi ta justifikojë ngjarjen me anë të një postimi në Facebook duke u “zhveshur” nga përgjegjësia dhe e konsideruar si aksident fatal.

Para disa ditësh, biznesmeni i preferuar i Partisë Socialiste u vendos në qendër të kritikave nga opinioni publik për etiketimin që përdori ndaj fermerëve që protestojnë për të drejtat e tyre, duke i konsideruar “barbona”.

Kjo deklaratë fyese u bë nga Luca ditën ku po bëhej prezantimi i buxhetit 2022 për sektorin e peshkimit nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja Frida Krifca, të cilët nuk patën asnjë reagim nga ana e tyre, duke vërtetuar kështu se ishte në një mendje me mikun e tij.

Etiketa: Gjergj LucaRama

Lajme të lidhura

Deputetja që la PS-në shfaqet në krah të protestuesve te Kryeministria
Breaking Views

Deputetja që la PS-në shfaqet në krah të protestuesve te Kryeministria

22:25 - 08/08/26
70 ditë protestë/ Thirrje nga sheshi pas tërheqjes së Kullurit: Ata që kanë hatërmbetje, ejani të flasim
Breaking Views

70 ditë protestë/ Thirrje nga sheshi pas tërheqjes së Kullurit: Ata që kanë hatërmbetje, ejani të flasim

21:16 - 08/08/26
Berisha: Reforma territoriale e Edi Ramës, është platforma më e egër për shpopullimin e shqiptarëve
Breaking Views

Berisha: Reforma territoriale e Edi Ramës, është platforma më e egër për shpopullimin e shqiptarëve

16:00 - 08/08/26
Para
“Ta djegin edhe atë monstrën si shtëpinë”, banorët flasin për zjarrin te banesa e Çalamanit

“Ta djegin edhe atë monstrën si shtëpinë”, banorët flasin për zjarrin te banesa e Çalamanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes së 20-vjeçarit në Korçë (VIDEO)
Aktualitet

Pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes së 20-vjeçarit në Korçë (VIDEO)

09:31 - 09/08/26

Kapet pas disa orësh kërkimesh autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko në Korçë. Policia ka bërë të...

Lexo më shumë
Arrestohet i moshuari, ndezi zjarr për djegien e barit, por flakët u përhapën në malin e Krujës

Arrestohet i moshuari, ndezi zjarr për djegien e barit, por flakët u përhapën në malin e Krujës

09:05 - 09/08/26
Zjarri në Krujë drejt shuarjes, dy helikopterë ndërhyjnë nga ajri

Zjarri në Krujë drejt shuarjes, dy helikopterë ndërhyjnë nga ajri

08:45 - 09/08/26
Flakët mbi Krujë, evakuohen banorët, zjarri 50 metra larg spitalit

Flakët mbi Krujë, evakuohen banorët, zjarri 50 metra larg spitalit

08:30 - 09/08/26
Ditëve të nxehta po u vjen fundi, ja kur pritet të nisë rënia e temperaturave

Ditëve të nxehta po u vjen fundi, ja kur pritet të nisë rënia e temperaturave

08:00 - 09/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com