Nedim Bajrami nuk po arrin pritshmëritë me skuadrën e Empolit. Pas fillimit të mbarë të edicionit, futbollisti shqiptar ka patur një rënie të rendimentit teksa së fundmi nuk gëzon formën optimale. Trajneri i skuadrës italiane, Andreazzoli ka folur për gjendjen e futbollistit të ekipit tonë kombëtar.
“Jemi të lumtur që Bajrami po rikthehet, ne e presim. Ai është një djalosh i ri dhe duhet të përmirësohet. E shoh në stërvitje dhe më duket thuajse gati, unë shpresoj që ai ta përshpejtojë rikthimin e tij”, u shpreh Andreazzoli.
Në kampionatin italian, mesfushori ka realizuar dy gola me skuadrën e Empolit, të dy nga penalltia.
Discussion about this post