GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

EURO U19/ Greqia ka ardhur “për turizëm”, degjenerohet keq nga Spanja

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
EURO U19/ Greqia ka ardhur “për turizëm”, degjenerohet keq nga Spanja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Spanja ka marrë tre pikë të rëndësishme, në ndeshjen e saj të dytë, në kampionatin europian të grupmoshës deri nën 19 vjeç.

Iberikët triumfuan shumë lehtë ndaj Greqisë me rezultatin 5-0, duke vënë në dukje forcën e tyre të madhe tekniko-fizike si dhe duke i vërtetuar të gjithëve, se kundërshtarët e tyre, në këtë rast, helenët, kanë ardhur në Maltë “vetëm për turizëm”.

Takimi i luajtur në qytezën malteze të Gozo, u zhbllokua shumë shpejt, me Spanjën që kaloi në epërsi, falë golit të Barbera, pas 11 minutash lojë.

As koha për të marrë veten nga goli i pësuar, grekët u goditën sërish, kësaj radhe nga Moran, që dyfishoi, tre minuta më vonë.

Si të mos mjaftonte dhe goli i dytë, në të 17’ minutë, Spanja shënoi përsëri, Palacios gjeti rrjetën, nga distanca, duke bërë që trajneri i Greqisë, të nervozohej jashtë mase me ekipin e tij.

Helenët, filluan të shfaqnin hapur tensionin, me mbrojtësit ballkanas, që shkaktuan disa faulle të ashpra, por pa u ndëshkuar me të kuq, nga arbitri Yigal Frid.

Për t’a mbyllur bukur pjesën e parë, mendoi Barbera, që shënoi golin e katërt të takimit (të dytin personal), duke i dërguar skuadrat në pushim, me shifrat 4-0.

Në pjesën e dytë, “muzika” nuk ndryshoi, me Spanjën që ishte e motivuar për të gjetur golin, duke mos lëshuar terren ndaj Greqisë, që ndryshe nga takimi me Norvegjinë, u detyrua që të vuante dhe gjatë 45 minutave të dyta.

Arnau Casas, në minutën e 57’, kompletoi “manitën”, duke goditur saktë me kokë, në trekëndësh. Deri në fund nuk pati më histori, me Spanjën, që e kurseu kundërshtarin nga pësimi i një tjetër goli.

Turpërim absolut për grekët, që rrezik, as vetë nuk e kanë marrë vesh, se si janë kualifikuar, për në fazën finale të UEFA EURO U19.

Me këtë triumf, iberikët, shkojnë në kuotën e 6 pikëve, duke siguruar kështu, biletën e gjysmëfinales, me takimin e fundit ndaj Norvegjisë, që do të shërbejë, për të aktivizuar lojtarët që kanë patur më pak minuta./m.b /gijotina.com

Etiketa: Euro U19GreqiaSpanja

Lajme të lidhura

Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it
Breaking Views

Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

22:07 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s
Breaking Views

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League
Sport

Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League

13:12 - 06/08/26
Para
Shkakton dëm permanent, ja pse duhet të hiqni dorë nga ky ves

Shkakton dëm permanent, ja pse duhet të hiqni dorë nga ky ves

Discussion about this post

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale
Aktualitet

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale

22:46 - 06/08/26

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një banesë dykatëshe në lagjen “16 prilli” në Fier. Flakët kanë përfshirë...

Lexo më shumë
Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

22:07 - 06/08/26
Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

22:01 - 06/08/26
Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

21:52 - 06/08/26
Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

21:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com