GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Dukej gjithçka e kryer, dështon transferimi i sulmuesit te Teuta

22:29 - 07/07/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Dukej gjithçka e kryer, dështon transferimi i sulmuesit te Teuta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Merr një tjetër rrjedhë situata për Mario Gjatën. Sulmuesi ishte zhvendosur në Durrës prej 4 korrikut, ditë kur Teuta nisi edhe stërvitjet. U bë pjesë e seancave të para, por tashmë është larguar. E thënë shkurt: transferimi ka dështuar.

Lojtari ka edhe një vit kontratë dhe pretendimet e Apolonisë duket se nuk janë plotësuar prej durrsakëve, duke sjellë edhe ngecjen e tratativave. Fierakët kanë ndryshuar mendje atëherë kur nuk pritej, sepse nuk dëshirojnë të humbasin shërbimet e 23-vjeçarit, i cili në sezonin e fundit ka realizuar gjashtë gola me peshë në kampionat. Situata e krijuar po mban “peng” shtatlartin, që dëshiron të hedhë një hap të ri e të rëndësishëm në karrierën e tij.

Pas 111 ndeshjeve, 6320 minuta dhe 34 golave me fanellën e Apolonisë, Mario Gjata mendon se ka ardhur koha që ta mbyllë në Fier. Ai konfirmon ekskluzivisht për “Panorama Sport” dëshirën e tij për t’u larguar. “Në radhë të parë dua të falënderoj presidentin Koço Kokëdhima. Ai më ka mbështetur gjithmonë përgjatë këtyre viteve në Fier dhe nuk janë pak, por pesë vite. Të tregohem i sinqertë ama, mendoj se ka ardhur koha për një ekip të ri. Dua të hedh një hap të ri e të rëndësishëm në karrierën time futbollistike. Personalisht mendoj se nuk kam çfarë të jap më në Fier dhe dua të shoh për më lart, sepse i kam të gjitha mundësitë.

Në këtë moment që po flasim, unë po pres një ofertë konkrete e serioze dhe do të ulem menjëherë me presidentin Koço Kokëdhima dhe do të bisedoj gjerë e gjatë me këtë të fundit për të ardhmen time. Besoj, shpresoj e uroj që të arrihet një marrëveshje e kënaqshme për të dyja palët. Vetëm kështu unë do t’ia dal të përmbush me sukses të plotë objektivat e mi personalë”, përfundoi 23-vjeçari.

Media të ndryshme janë interesuar për situatën e sulmuesit edhe te drejtuesit fierakë, por pa rezultat. Si gjithmonë, ata heshtin në mënyrë të pakuptimtë, madje duke mos dhënë as sqarimin më të vogël rreth kësaj çështjeje të rëndësishme./PanoramaSport

Etiketa: ApoloniagjataTeuta

Lajme të lidhura

101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!
Sport

101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

19:03 - 31/01/26
Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi
Sport

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

18:41 - 31/01/26
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar
Sport

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar

16:50 - 31/01/26
Para
Vapa bën të vetën, aktori i njohur shfrenohet me gruan e tij

Vapa bën të vetën, aktori i njohur shfrenohet me gruan e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, i është bashkuar protestës së “Shqipëria Bëhet” të mbajtur këtë pasdite te Kryeministria. Në...

Lexo më shumë
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

19:47 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

19:20 - 31/01/26
101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

19:03 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com