GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Avioni hipersonik po bëhet realitet, nga Parisi në New York për një orë e gjysmë

07:52 - 09/07/23
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Avioni hipersonik po bëhet realitet, nga Parisi në New York për një orë e gjysmë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Projektimet për një aeroplan të ri me energji hidrogjeni mund të fillojnë një epokë të re të fluturimit hipersonik që do të shkurtojë kohën e udhëtimit rreth globit për disa orë.

Aeroplani më i fundit që arriti një sukses të tillë ishte Concorde, projektim supersonik i inxhinierisë anglo-franceze.

Në kulmin e tij, aeroplani kaloi Atlantikun në një kohë rekord për rreth 3.5 orë, duke fluturuar me një shpejtësi prej mbi 2,100 kilometrave në orë.

Por, një start-up zviceran dëshiron të zvogëlojë kohën aktuale të udhëtimit prej Parisit në New York nga 8 orë në vetëm një orë e gjysmë, me aeroplanin e tij hipersonik me pasagjerë që fuqizohet me energji hidrogjeni.

Derisa kompanitë e tjera po angazhohen sërish me fluturimin supersonik, Destinus synon të ndërtojë aeroplanin e parë komercial me energji hidrogjeni që mund të udhëtojë me pesë herë shpejtësinë e zërit dhe në lartësi mbi 33 kilometra.

Kompania ka testuar prototipin e aeroplanit të saj për dy vjetët e fundit, duke njoftuar fluturime të suksesshme testuese të prototipit të saj të dytë ‘Eiger’ në fund të vitit 2022.

“Prototipet duken ndryshe nga produkti përfundimtar, sepse produkti përfundimtar ka teknologji shumë të avancuar të shtytjes”, tha Bart Van Hove, kreu i studimeve të avancuara të Destinus, gjatë një panairi në Paris.

Me këto shpejtësi, linjat ajrore komerciale të ardhshme do të jenë në gjendje të fluturojnë midis Parisit dhe New Yorkut në rreth 90 minuta.

Nga Frankfurti në Sidnei për 4 orë e 15 minuta

Aeroplani gjithashtu hap mundësinë për të shkurtuar udhëtimet nëpër botë.

Fluturimi nëpër botë nga Evropa në një destinacion të tillë si Australia kërkon aktualisht rreth 20 orë me një aeroplan të rregullt pasagjerësh.

Destinus pretendon se teknologjia e tij do të bëjë që një fluturim nga Frankfurti në Sidnei të zgjasë vetëm 4 orë 15 minuta në krahasim me 20 orë, ndërsa një fluturim nga Frankfurti në Shanghai do të zgjaste 2 orë 45 minuta, tetë orë më pak se udhëtimi aktualisht.

 

 

Etiketa: avionhipersonikParis

Lajme të lidhura

Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik
Breaking Views

Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik

08:30 - 12/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja…..
Lajme

Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja…..

20:54 - 07/03/26
Para
Ra në humnerë me makinë, ndërron jetë i plagosuri nga Dukagjini

Ra në humnerë me makinë, ndërron jetë i plagosuri nga Dukagjini

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com