GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Meta sulmon Ramën për raportin e KE-së: Nuk ka Europë që ia mbulon korrupsionin kësaj qeverie

në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta sulmon Ramën për raportin e KE-së: Nuk ka Europë që ia mbulon korrupsionin kësaj qeverie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu për progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po e përdor procesin e integrimit europian për të mbuluar korrupsionin dhe kapjen e institucioneve.

Meta e cilëson dokumentin e KE-së si “Regres-Raport”, ndërsa pretendon se qeveria nuk ka përmbushur reformat e kërkuara nga Bashkimi Europian.

“Nuk ka Europë dhe Regres-Raport, që mbulon korrupsionin dhe kapjen totale të shtetit nga Edi Rama”, shkruan Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë i referohet edhe fondeve të Planit të Rritjes së Bashkimit Europian për Shqipërinë. Sipas të dhënave të Kontrollit të Lartë të Shtetit që citon Meta, nga 922 milionë euro të parashikuara, vendi ka përfituar deri në fund të vitit 2025 vetëm 76.2 milionë euro mbështetje buxhetore.

Ai pretendon se për 228.47 milionë eurot e destinuara për investime nuk është disbursuar asnjë fond, duke ia atribuuar këtë mosrealizim mungesës së reformave dhe mënyrës së funksionimit të administratës.

Postimi i Ilir Metës:

Nuk ka Europë dhe Regres-Raport, që mbulon korrupsionin dhe kapjen totale të shtetit nga Edi Rama.

Nga 922 milionë euro të parashikuara nga Plani i Rritjes së BE-së, Shqipëria, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka përfituar deri në fund të vitit 2025 vetëm 76.2 milionë euro mbështetje buxhetore.

Për 228.47 milionë eurot e destinuara për investime, disbursimi ishte ZERO sepse Edi Rama jo vetëm nuk ka përmbushur reformat por ka një administratë totalisht patronazhiste.

Edhe vetë Komisioni Europian evidenton korrupsionin sistemik, kapjen e institucioneve, mungesën e rezultateve në luftën kundër korrupsionit, problemet me pavarësinë e drejtësisë, presionin ndaj medias dhe degradimin e shtetit të së drejtës.

Edi Rama kërkon të integrojë Shqipërinë në Europë përmes lobimeve të korruptuara, paraqitjes së dështimeve si suksese, të zvarritjeve si arritje, dhe me të njëjtat mekanizma me të cilët ka kapur shtetin, korrupsionin, klientelizmin, propagandën dhe pandëshkueshmërinë!

Nuk ka Regres-Raport, që fsheh Narkoshtetin, që ka krijuar në zemër të Europës dhe që përbën një kërcënim, jo vetëm për sigurinë tonë kombëtare dhe rajonale, por edhe për vetë kontinentin.

Asnjë standard nuk është plotësuar nga 9 kushtet e Bundestagut të vitit 2019, asnjë standard nuk është përmirësuar.

Të keqpërdorësh luftën në Ukrainë dhe interesin strategjik të BE për të përshpejtuar zgjerimin nuk ndihmon njeri, sepse ngaqë nuk janë përmbushur ato 9 kushte të Bundestagut, mbi 800 mijë shqiptarë janë detyruar të jetojnë në Europë duke u larguar nga sytë-këmbët nga vendi i tyre.

Ndaj Lëvizja Studentore mund të jetë fuqia kryesore për të zhbllokuar integrimin europan dhe për t’u ndarë me shtetin e dështuar të Edi Ramës.

Askush nuk çuditet, që pengmarrësi kryesor i integrimit të Shqipërisë, që nga bllokimi me alibinë e Qarkut të Fierit, të vetëshpallet si i vetmi garant i këtij procesi.

Po kështu, të vetëshpallet edhe si njeriu që e ka çuar flamurin e Shqipërisë atje ku nuk ka qenë kurrë, dhe në fakt këtu ai nuk gënjen sepse është i vetmi që e ka çuar flamurin e Shqipërisë në ARUBA dhe këtë më mirë se çdo gjë e tregon rënia në pikiatë e kursit të euros nga narko-euro.

Europa nuk mund të jetë vetëm euro dhe për më tepër narko-euro për aq kohë sa Kriteret e Kopenhagenit nuk janë shfuqizuar ende.

Etiketa: korrupsionmetaRama

Lajme të lidhura

“Irani ka duart në bulevard”, Rama sulmon sërish protestuesit: Nuk ma imponon njeri dorëheqjen!
Aktualitet

“Irani ka duart në bulevard”, Rama sulmon sërish protestuesit: Nuk ma imponon njeri dorëheqjen!

13:34 - 05/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Uncategorized

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Nëntor 2026

07:41 - 04/11/26
Dorian Teliti akuzon qeverinë: “Becchetti po merr miliona, shqiptarët po paguajnë faturën”
Aktualitet

“Drejtësia në dorën e Ramës”/ Teliti: Miliardat vidhen sheshit, por hetohen vetëm qytetarët e thjeshtë!

09:58 - 03/11/26
Para
Maran zbulon emrat për finalen e Nations League, ja lista e Shqipërisë për dy sfidat vendimtare

Maran zbulon emrat për finalen e Nations League, ja lista e Shqipërisë për dy sfidat vendimtare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maran zbulon emrat për finalen e Nations League, ja lista e Shqipërisë për dy sfidat vendimtare
Sport

Maran zbulon emrat për finalen e Nations League, ja lista e Shqipërisë për dy sfidat vendimtare

12:15 - 06/11/26

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka shpallur listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të këtij...

Lexo më shumë
Meta sulmon Ramën për raportin e KE-së: Nuk ka Europë që ia mbulon korrupsionin kësaj qeverie

Meta sulmon Ramën për raportin e KE-së: Nuk ka Europë që ia mbulon korrupsionin kësaj qeverie

12:02 - 06/11/26
Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë kundër paketës fiskale: Rritja e taksave rrezikon investimet e huaja

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë kundër paketës fiskale: Rritja e taksave rrezikon investimet e huaja

11:42 - 06/11/26
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Bardhi: Ditë e rëndë për kombin shqiptar

Masat e Ramës për të ndëshkuar protestuesit, PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave

11:35 - 06/11/26
Bllokuan bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestës, policia gjobit edhe 12 qytetarë

Bllokuan bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestës, policia gjobit edhe 12 qytetarë

11:16 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com