GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kastrati” dhe “Gega Oil” fiksojnë çmimet, nuk pyesin për bursën

14:09 - 11/07/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Video
Kohë leximi: 5 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Abuzimi i biznesmenëve të karburanteve nuk ka të ndalur. Tanimë në sezon turistik ata po kërkojnë të rrisin edhe më tej fitimet e tyre, duke mbajtur të pandryshuara çmimet pavarësisht luhatjeve që janë regjistruar në bursën ndërkombëtare.

Edhe pse tanimë është bërë një muaj nga shkrirja e bordit të Transparencës që prej një viti kishte caktuar çmimet e hidrokarbureve me synim për të mbajtur nën kontroll çmimet e larta, oligarkët e sektorit nuk e ndryshojnë çmimin.

Më 7 qershor qeveria vendosi të shkrijë bordin e Karburanteve, me argumentin se çmimet në bursë kishin arritur në nivelin e para krizës.

“Në tremujorin e parë të këtij viti ne kemi ndjekur me vëmendje të veçantë zhvillimet në tregun e bursës së hidrokarbureve dhe mund të themi se tregjet janë stabilizuar në çmimet që ishin para krizës”, u shpreh Ministrja Delina Ibrahimaj pas miratimit të këtij vendimi nga Këshilli i Ministrave.

Ky argument praktikisht duhet të pasohej me ndryshime të çmimeve nga sektori por ka ndodhur krejt e kundërta, pasi kompanitë e mëdha nuk i ulin çmimet.

Bursa në rënie, asnjë ndryshim në Shqipëri

Duke qenë se kërkesa për karburant në këtë periudhë është më e lartë se më parë për shkak të lëvizjeve të shumta të turistëve, edhe karburantet nuk i rishikojnë çmimet, por në mënyrë të unifikuar i mbajnë aq sa ishte vendimi i fundit i Bordit të Transparencës.

Teksa po bëhen rreth dy muaj nga vendimi i fundit i Bordit të Transparencës që ishte i datës 26 maj 2023 ku u caktua se çmimi i naftës do të ishte 176 lekë/litri, benzina 179 lekë/litri dhe gazi 63 lekë/litri, asgjë nuk ka ndryshuar në treg.

Mirëpo në bursat e huaja çmimet janë luhatur vazhdimisht, por pa rezultat për tregun tonë, e për pasojë qytetarët vazhdojnë të paguajnë faturën e kripur të abuzimit në sy të institucioneve, dhe të gjithë tanimë janë dorëzuar, përpara kompanive të karburanteve.

Bazuar në të dhënat e bursave të huaja, në 25 maj kur u mor vendimi i fundit i bordit, nafta bruto tregtohej në vlerën 76-80 dollar fuçia, por që tanimë është ulur.

Ndërsa aktualisht në tregjet ndërkombëtare nafta bruto ka zbritur deri në 67 dollarë fuçia. Aktualisht fuçia e naftës në tregjet e huaja ka zbritur në 71 dollarë, por ka qenë edhe më ulët gjatë muajit qershor.

Kjo rënie e çmimit të naftës në bursë, është e padukshme për tregun shqiptar edhe pse çmimet për fuçi i janë rikthyer normalitetit të para krizës së inflacionit.

Nga një vëzhgim nëpër pikat e karburanteve në Tiranë, kompanitë Kastrati, Eida, AC Oil apo Gega Oil kanë të njëjtat çmime si në maj 176 lekë litri i naftës dhe 178 lekë po tregtohet benzina.

Kurse operatorë të tjerë e tregtojnë karburantin më lirë, por në këtë rast bëhet fjalë për kompani të vogla. Karburante si Daku Oil, Veliaj Oil etj,, e tregtojnë naftën deri në 10 lekë më lirë. Edhe në këtë pikë ka vend për analizë nga institucionet, pasi vihet në diskutim cilësia e produktit që tregtohet nëse diferenca në çmim është kaq e madhe.

Abuzimi në sy të institucioneve!

Për të dëshmuar abuzimin që ndodh çdo ditë në kurriz të qytetarëve shqiptarë mjafton që të shohësh të dhënat e Doganës Shqiptare, në lidhje me çmimin e zhdoganimit të naftës.

Duke u bazuar në bursën PLATIS, së cilës i referohej edhe Bordi i Transparencës për marrjen e vendimeve, kuptohet se vetëm brenda muajit qershor çmimi i gazoilit ka rënë me rreth 50 dollarë/toni.

Më konkretisht në 16 qershor sipas të dhënave të Doganës Shqiptare çmimi i gazoilit ishte 766 dollarë toni ndërsa benzina ishte 856 dollar toni. Ndërkohë një javë më vonë në 23 qershor nafta zbriti në Nafta zbriti në 716 dollarë toni, kurse benzina në vlerën e 810 dollarë një tonë. Pra rënia ishte e lartë, përkatësisht u ul me 50 dollarë nafta dhe me 46 dollarë benzina.

Nafta vijojë rënien edhe më tej pasi dogana raporton se një tonë naftë në 29 qershor sipas bursës PLATIS ishte 711 dollarë toni, pra në rënie me 55 dollar nga fillimi i muajit.

 

Përsa kohë bordi ishte i kujdesshëm dhe për çdo rritje të çmimit në këtë bursë e rriste edhe vlerën në vend, pse kompanitë e mëdha nuk e reflektojnë këtë rënie, dhe nga ana tjetër pse hesht Autoriteti i Konkurrencës.

Konkurrenca i kalon fajin bordit!

Në një hetim të hapur më herët nga Autoriteti i Konkurrencës për periudhën tetor 2021-shkurt 2022 për 5 ndërmarrjet kryesore, u dol në konkluzionin se nuk kishte abuzim, por ky hetim u stopua pasi u ngrit bordi nga qeveria që caktonte çmimet maksimale me sa mund të shitej karburanti. Krijimi i bordit sipas konkurrencës e frenon mbledhjen e provave. Në atë kohë teksa u dha ky vendim në janar 2023, Konkurrenca argumentonte se Bordi i ngritur dëmtonte interesin e qytetarëve.

“Çmimet e fiksuara janë instrumente rregullatorë, por që kanë efekt për konkurrencën dhe reduktojnë përfitimet e konsumatorëve që janë rezultat i konkurrencës së tregut. Gjithashtu çmimet maksimale të fiksuara mund të mbrojnë konsumatorin nga çmimet e larta në treg, por krijojnë një mungesë të konkurrencës efektive”, thotë Konkurrenca në vendimin e saj.

Por pyetja që ngrihet tanimë është,- Çfarë e pengon Autoritetin e Konkurrencës të nis një hetim të ri për këtë unifikim çmimesh tashmë që bordi është shkrirë?

Qytetarët të mbytur në taksa

Çmimi i karburantit në Shqipëri është edhe pasojë e taksave që aplikohen mbi të, çka e bën vendin tonë me çmimin më të lartë në rajon të naftës dhe benzinës. Pjesë e çmimit të naftës janë 6 taksa, akciza 38.2 lekë/litri, taksa e qarkullimit 27 lekë/litri, taksa e karbonit 3 lekë/litri, tarifa e markimit dhe e skanimit 1 lekë/ litri dhe TVSH-ja që është 20% e shumës. Pra rreth 120 lekë në çdo litër naftë që blejmë janë taksa që i paguhen shtetit. Përpos abuzimit të kompanive, taksat janë arsyeja tjetër se përse Shqipëria shpesh herë është konsideruar si ndër vendet me çmimin më të lartë të karburantit jo vetëm në rajon por edhe në Evropë edhe më gjerë.

Lezo edhe: Iu bllokonte punën taksistëve në aeroport/ Konkurrenca – Kastratit: Hiq tabelën, cenon tregun

 

Etiketa: bezninCmimeKarburantKastratinaftepaulin gegShefqet Kastrati

Lajme të lidhura

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
Masakra e Srebrenicës, Osmani: Një regjim, që edhe sot e…

Masakra e Srebrenicës, Osmani: Një regjim, që edhe sot e...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë
Aktualitet

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25

Pasi ngritën zërin për zaptimin e tokave të tyre në fshatin Boçovë të njësisë administrative Levan, nga kompania “Bervi Construction”,...

Lexo më shumë
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com