GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ogerta mbyll tenderin e QSH-ve që çoi në burg Joanën, 930 MLN lekë biznesmenit mashtrues

13:00 - 17/07/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ogerta mbyll tenderin e QSH-ve që çoi në burg Joanën, 930 MLN lekë biznesmenit mashtrues
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Po dalin një nga një përfituesit e tenderit të famshëm për rikonstruktimin e qendrave shëndetësore, me vlerë 2.8 miliardë lekë. Për këtë tender ra në rrjetën e SPAK Joana Duro, sekretarja e Ogerta Manastirliut, e cila kishte marr ryshfet për të dhënë tenderin pa garë.

Ky super projekt është ndarë në disa lote dhe sigurisht ka pasur disa fitues, njëri më oligark më madh se sa tjetri. Ndërkohë sot do të shohim se një nga lotet ka shkuar në dorën e biznesmenit mashtrues. Bëhet fjala për lotin 3 me objekt “Rikonstruksion i disa QSH- ve në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Dibër”. Bëhet fjalë për të rregulluar suvanë dhe lyer muret e këtyre qendrave të vogla shëndetësore, ku Manastirliu do të shpenzojë 930 milionë lekë.

Këto para përfundojnë në duart e një mashtruesi. Siç shohim në kontratën e publikuar në Buletinin e datës 10 korrik 2023, për këtë tender kanë paraqitur oferta 6 firma. Njëra prej tyre ka marrë pjesë fiktivisht, sepse nuk ka paraqitur asnjë ofertë. Ndërsa tre të tjera kanë ofruar të njëjtin vlerë ofertë të lartë.

Sigurisht ishte mes tyre edhe një tjetër ofertë shumë më e lirë, e firmës  “KEVIN CONSTRUKSION”, me vlerë 690 milionë lekë.

Por, stafi i Ogerta Manastirliut, siç doli edhe nga dosja e SPAK-ut, i kishte planifikuar që më herët fituesit

Dhe për këtë lot ishte paracaktuar fituese firma “COMPANY RIVIERA 2008” me ofertën 710 milionë lekë. Ishte një ofertë e lartë, sa 89% e fondit limit, por ky kriter i rëndësishëm është anashkaluar.

Kompania fituese është në pronësi të një oligarku mjaft të njohur, Agim Kola, i cili i ka ndarë aksionet me familjarë të tjerë. Ai është gjithashtu, edhe pronari i firmës ‘ANK”, e themeluar nga vëllai i tij Ndue Kola, ish-deputeti i Partisë Socialiste.

Por, jo vetëm kaq! Kola është pronar edhe i firmës  “Rr.s.M dhe Hidro Company”, me të cilën ka kryer mashtrime me TVSH dhe për këtë në vitin 2019 ka rënë në prangat e policisë.

 

Sigurisht pas disa ditësh, duke qenë sa ka miq pranë Rilindjes, biznesmeni arriti të dalë nga burgu dhe vazhdon aferat me ministret e Ramës.

Ndërkohë, ditën e sotme  SPAK ka zbardhur skemën e korrupsionit në ministrinë e Shëndetësisë, ku mes tre personave të arrestuar është edhe sekretarja e këtij institucioni Joana Duro.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesë për dërgimin e çështjes për gjykim në ngarkim të të pandehurve Joana Duro, Laura Shteto dhe Vladimir Topi.

“Nga hetimi me metoda speciale është dokumentuar fakti i dërgimit të shumës së parave prej 330 000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë nga ana e të pandehurës Laura Shteto tek e pandehura Joana Duro, kjo e fundit me detyrë Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Kjo shumë parash i është dorëzuar të pandehurës Joana Duro në zyrën e saj në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku dhe është bërë kapja në flagrancë e saj dhe sekuestrimi i kësaj shume monetare”, thuhet ne njoftimin e SPAK.

 

Lexo edhe: “Ende nuk është kapur sinjal për variantin DELTA”, Manastriliu: Qytetarët të mos presin shtatorin, por të vaksinohen

Etiketa: abuzimBiznesJoana DuroManastirliutender

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Luana Vjollca provokon nga pushimet në Itali

Luana Vjollca provokon nga pushimet në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com