GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

A do të votojnë të burgosurit në Rrogozhinë? Përgjigjet Celibashi

15:12 - 19/07/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Keqpërdorimi i pajisjeve elektronike nga komisionerët, Celibashi: E turpshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më 23 korrik, të burgosurit e burgut të Rrogozhinës, që u bënë shkak për përsëritjen e zgjedhjeve në këtë qytet, mund të mos kenë të drejtën e votës. Kjo u bë e ditur ditën e sotme në një intervistë për Klan Neës, nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

Ai tha se institucioni i vuajtjes së dënimit që ka kompetencë ngritjen e qendrës së votimit, ende nuk ka një vendimarrje.

“Deri në momentin që ne flasim nuk na rezulton që të jetë ngritur një Qendër Votimi në institucionin e posaçëm të vendit të vuajtjes së dënimit. Është kompetencë e drejtorisë së atij institucioni për të vendosur nëse do ta ngrejë atë qendër votimi apo jo. Deri më sot do duhej të kishim një njoftim. Më tej nuk do të bënte sens”, tha Celibashi.

Vendimi për të përsëritur zgjedhjet u mor nga Kolegji Zgjedhor me argumentin se 15 nga të burgosurit me të drejtë vote duhet të kishin me patjetër vendbanimin në Bashkinë Rrogozhinë. Sipas kryekomisionerit Celibashi, nga ky rast lind nevoja e krijimit të mekanizmave rregullues në të ardhmen, për mënyrën se si duhet të ushtrojnë të drejtën e votës të burgosurit në Shqipëri.

“Ata ligjërisht nuk janë të përjashtuar nga e drejta për të votuar. Gjithë diskutimi është që do të votojnë dhe në çfarë kushtesh do të votojnë në ambientet e vuajtjes së dënimit, pra në burg. Në gjykimin dhe vlerësimin tim atyre do duhet t’u krijohet mundësia që të votojnë aty ku vuajnë dënimin”, tha ai.

Celibashi thotë se janë marrë të gjitha masat që mos përsëriten problematikat e 14 Majit në procesin zgjedhor.

“Për sa kohë dhe mundësi që kemi patur në dispozicion për të verifikuar cilat ishin shkaqet në ato problematika, për të cilat dua të them që nuk ishin ndoshta në numër aq sa u prezantua, por gjithsesi ekzistonin, i kemi marrë masat që në këto zgjedhje të mos ketë asnjë lloj problemi në lidhje me përdorimin e pajisjes elektronike të identifikimit”, tha Celibashi.

Në përballjen e së dielës në Rrogozhinë, kandidatët do të jenë të njëjtë, Edison Memolla i PS, përballë kandidatit Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë’. Në 14 Maj, kutia e burgut, që u numërua e fundit i dha fitoren PS, pasi nga 92 vota në total, 80 ishin në favor të saj, duke e çuar diferencën mes kandidatëve në 21 vota.

Etiketa: burgosurRrogozhine

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Me emigrantë të paligjshëm në automjet, pranga 32-vjeçarit

U zunë për pronën, arrestohen dy persona në Kukës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë zonën gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në disa...

Lexo më shumë
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com