GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shehi: Ka gjithmonë vend për përmirësime, por na mungon një titullar si Xhixha

19:19 - 27/11/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shehi: Ka gjithmonë vend për përmirësime, por na mungon një titullar si Xhixha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tirana udhëtoi në transfertë këtë fundjavë për tu përballur me Skendërbeun në kuadër të javës së 10të të Superligës Shqiptare në ndeshjen që u mbyll në barazim 0-0 pa gola, menjëherë pas ndeshjes trajneri Shehi ka folur duke bërë vlerësimet e tij për këtë përballje.

“Nuk dua të merrem me deklaratat se çfarë thonë të tjerët, por mendoj se ne kemi qenë gjithmonë dominues. Megjithatë ndaj një skuadre që rri gjithë kohës në mbrojtje dhe del në kundërsulm, është e vështirë. Ata qëndruan me të gjithë forcat te 16-shja, ndaj nuk mund të presim të krijojmë 20 raste. Duhej të ishim më të qetë te pasimi i fundit e ato pak raste që krijuam.

Nuk ka ndryshuar asgjë te Tirana, por na janë shtuar mungesat. Na mungojnë Xhixha e Behiratce, ndërsa Totre luajti në pjesën e dytë, pasi kishte probleme. Megjithatë të mos harrojmë se jemi në krye dhe kemi marrë shumë pikë, pavarësisht se ne duam t’i fitojmë të gjitha.

Nuk na vë në vështirësi prania e Ngo’o në fushë, pasi Covidi i la shenjë, por po vjen në rritje nga ndeshja në ndeshje. E mbajtëm deri në fund, pasi e dimë që është më i rrezikshmi në luftën në ajër. Ne kemi luajtur edhe me të, edhe pa të, madje edhe kemi fituar me të në fushë apo pa të, ndaj nuk mendoj se është problem.

Në derbin e Kupës rrezikuam me Xhixhën dhe nuk donim të bëjmë të njëjtën gjë me Totre, ndaj sot e lamë në stol, për ta futur vetëm në pjesën e dytë. Mund të bënim më mirë, por në fund u treguam disi të nxituar dhe humbëm logjikën e lojës

Kur mbaron ndeshja ka gjithmonë vend për përmirësime, por sot na mungonte edhe një titullar si Xhixha. Një barazim këtu qëndron, pasi ishte një ndeshje ku një episod mund të vendoste gjithçka”, deklaroi Shehi.

Etiketa: SportSuperliga

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
Memelli: U përballëm si të barabartë me Tiranën, renditja është gënjeshtër

Memelli: U përballëm si të barabartë me Tiranën, renditja është gënjeshtër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i pranishëm në punimet e Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Ekzekutiv të Unionit Ndërkombëtar Demokrat (IDU)...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25
Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital

U fut për të grabitur një shtëpi në Itali, shqiptari dhunohet rëndë nga banorët

18:26 - 06/12/25
“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pas një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25
Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

17:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com