GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Eurodeputeti austriak: Lajçak po mbështet hapur Serbinë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Eurodeputeti austriak: Lajçak po mbështet hapur Serbinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Thomas Waitz, deputet austriak i Parlamentit Europian u shpreh se i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak po e mbështet hapur Serbinë kundër Kosovës.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai nënvizoi se qeveria e Kosovës është disi e ngopur me situatën e uljes në një tryezë negociatash me këtë negociator.

“Lajçak ka një histori që nuk po e bën atë kandidatin më të mundshëm për një negocim të paanshëm. Ai ishte ministër i Jashtëm i Sllovakisë, i një vendi që ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet te pavarur dhe ishte ministër i Jashtëm pikërisht në këtë kohë. Pra, si mund të jesh negociator midis dy palëve nëse ju dhe historia juaj në fakt nuk e keni njohur njërin nga dy partnerët e negociatave në tryezë?”, tha Waitz.

“E kuptoj që qeveria e Kosovës është disi e ngopur me situatën e uljes në një tryezë negociatash me negociatorin nga ana tjetër as nuk të pranon si negociator legjitim. Në thelb, pala serbe thotë: ‘Çfarë po negocioni me ne? Vendi juaj është yni gjithsesi’”.

Watiz nënvizoi se është i zemëruar pasi të gjithë po drejtojnë gishtin nga Kosova, ndërkohë që sipas tij shkaqet kryesore të kësaj dhune dhe gjithë këtyre polarizimeve shumë të rënda janë të drejtuara qartë nga pala serbe.

“Absolutisht, dhe më ka shkaktuar goxha zemërim; pasi pas këtyre shkeljeve dhe ngjarjeve të dhunshme kundër ushtarëve të KFOR-it, të gjithë po i drejtonin gishtin qeverisë së Kosovës, edhe pse, duke marrë parasysh gabimin politik, ishte një hap absolut legjitim për të siguruar një përfaqësim politik në territorin e Kosovës. Shkaqet kryesore të kësaj dhune dhe gjithë këtyre polarizimeve shumë të rënda janë të drejtuara qartë nga pala serbe. Domethënë, si mund t’u kërkoni… le të themi, kolegëve tuaj në anën kosovare të mos futen në zgjedhje dhe pastaj të ankoheni për rezultatin? Si mund të drejtoni dhunën, të drejtoni polarizimin dhe më pas të habiteni që ka një situatë të polarizuar? Ndaj, Komuniteti Ndërkombëtar u mësua kaq shumë me z. Vuçiç, që firmos, ose më saktë, s’firmos marrëveshjen. Ose të paktën t’i pranojë marrëveshjet. Një ditë më pas, bëri të kundërtën. Askush s’habitet më me këtë”, tha ai.

Etiketa: eurodeputetLajcakSerbi

Lajme të lidhura

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij
Kosovë & Rajon

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij

16:22 - 10/09/26
Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët
Kosovë & Rajon

Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët

11:29 - 10/09/26
“Të merret vesh e vërteta”/ Mbrojtja e Thaçit kundër seancave “sekrete”
Kosovë & Rajon

Gjyqi në Hagë ndaj Thaçit po shkon drejt fundit, nisin sot deklaratat përfundimtare

08:57 - 10/09/26
Para
Pse filmi “Barbie” nuk është i përshtatshëm për fëmijët

Pse filmi “Barbie” nuk është i përshtatshëm për fëmijët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa
Aktualitet

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku ngre dyshimet: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26

Shqipëria është renditur e para në rajon sipas rezultateve të raportuara nga testimi PISA, duke shënuar rritje të pikëve në...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:33 - 11/09/26
Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

08:30 - 11/09/26
25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

08:16 - 11/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Kombi na thërret!/ Sot protesta e 104, qytetarët mbushin përsëri sheshin: Do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

07:51 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com