GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Berberi i jep 800 MLN lekë pa garë Salillarit për tunelin, tenderi denoncohet

11:40 - 28/07/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Berberi i jep 800 MLN lekë pa garë Salillarit për tunelin, tenderi denoncohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tuneli i Skërficës në aksin Kardhiq-Delvinë vazhdon të përpijë fonde, ndërsa vetëm ndërtimi u ka kushtuar 20 milionë euro taksapaguesve.

Kreu i ARRSH, Evis Berberi sapo ka firmosur një tjetër faturë për këtë tunel. Bëhet fjalë për tenderin me objekt ‘Mirëmbajtja e rrugës Kardhiq-Delvinë, Loti-7 (Tuneli), me fond limit 868 milionë lekë’. Për këtë projekt kanë paraqitur oferta 4 firma, por Berberi e kishte taksur për Pëllumb Salillarin, biznesmenin që mbahet për puthjen në kokë që mori nga kryeministri Rama.

Kështu, efekti i puthjes simbolike vazhdon duke shtuar çdo muaj tenderët e fituar me korrupsion. Këtë radhë u skualifikuan 3 ofertat e tjera dhe mbeti vetëm Salillari për t’i marrë lekët pa garë.

Edhe pse një tjetër kompani kishte ofertë më të lirë, Salillari u shpall fitues pa konkurrencë siç e kërkon ligji për prokurimet. Për këtë, tenderi korruptiv i vulosur më datë 21 korrik ka marrë “Flamurin e Kuq” nga portali monitorues Open Data Albania.

 

Denoncimi

Çështja nuk ka përfunduar me kaq, sepse bëhet fjalë për një shumë të madhe parash. Më datë 24 korrik 2023, kjo procedurë është ankimuar në KPP nga firma “A & E Engineering” SHPK.

Kjo e fundit pretendon se Komisioni i Vlerësimit të ARRSH nuk ka bërë në mënyrë të drejtë vlerësimin e pikëve. Në ankesë theksohet se ARRSH ka vendosur ato kritere që ishin të përshtatshme për një operator të paracaktuar si fitues. Dyshimi vërtetohet edhe në dokumentin e tenderit të publikuar në Open Data Albania.

Vlen të theksojmë se pavarësisht këtyre shpenzimeve dhe ceremonive që bënë Berberi me Ballukun, aksi Kardhiq-Delvinë vazhdon të ketë probleme. Tuneli ka pësuar shembje disa herë, duke krijuar rrezik për njerëzit dhe mjetet që kalojnë. Gjithashtu, këto shembje kanë bërë që të rriten kostot për riparimin dhe mirëmbajtjen e tij. Denoncimi është bërë, tani presim reagimin e KPP.

Në vitin që shkoi, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, inauguruan me një ceremoni madhështore hapjen e tunelit. Por deri tani ky tunel po kthehet në vrimë të zezë që merr pjesë nga buxheti me tenderë të njëpasnjëshëm dhe të manipuluar.

Kujtojmë se në lidhje me këtë rrugë janë zhvilluar edhe hetime nga SPAK. Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato është thirrur në tetor të vitit të kaluar në SPAK për një kallëzim të bërë nga kompania “Gjoka Konstruksion”. Kallëzimin kjo kompani e ka bërë për kohën kur ish-ministrja ka qenë në krye të ARRSH-së dhe kur është realizuar tenderi për rrugën Kardhiq-Delvinë.

Sipas kompanisë, Qato e ka skualifikuar padrejtësisht nga gara ndërsa kërkon që ndaj saj të ngrihet akuza për shpërdorim detyre.

Kompania pretendon se gjatë këtij tenderimi, është cenuar gjithashtu edhe siguria e shoqërisë nëpërmjet inspektimeve të njëanshme të ARRSH. Që konkluduan se kishte falsifikim dokumentesh. Dhe kësisoj kjo kompani kërkon shpërblimin e dëmit moral dhe ekonomik nga Qato.

Rruga Kardhiq-Delvinë, ka shkaktuar debat të shumtë për disa muaj gjatë vitit 2019. Në këtë tender merrnin pjesë 6 kompani, ndërsa ARSH përjashtoi 5 kompani me ofertën më të ulët, ndërsa shpalli fitues ofertën më të lartë.

“Gjoka Kompani” e ankimoi vendimin, ndërsa Gjykata urdhëroi që t’i kthejë procedurën ARRSH. Në fund Qato vendosi që të mos e zbatonte vendimin, dhe të mos jepej tenderi

Ndërkohë edhe KLSH ka bërë verifikime dhe ka paditur penalisht Qaton dhe pesë zyrtarë për kohën kur ushtronin detyrën pranë ARRSH-së me dyshimin se mund të kenë shpërdoruar detyrën. Tani e ka radhën Berberi të shkoje dhe të “qethet” në SPAK për tenderat në shkelje të ligji!

Lexo edhe: Tenderi i rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kalon për gjykim dosjen ndaj Sonila Qatos/ Detajet

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Evis Berberirruga kardhiq delvineSalillariskerficatendertunel

Lajme të lidhura

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?
Breaking Views

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
VIDEO/ Deputeti shqiptar mban linjat duke bërë fitness…në Kuvend

VIDEO/ Deputeti shqiptar mban linjat duke bërë fitness...në Kuvend

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel
Aktualitet

Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel

10:34 - 06/04/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasi doli nga SPAK foli për mediat, duke thënë se “aty gjeti Ergys Agasin,...

Lexo më shumë
Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

10:18 - 06/04/26
Kishte humbur kontaktet me familjen, gjendet i vdekur 70-vjeçari në Memaliaj (Emri)

Shpërthim me tritol në oborrin e një banese, autorët djegin makinën pas ngjarjes

10:16 - 06/04/26
‘Produktet bazë u shtrenjtuan deri në 50%’, Xhixho: Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve

‘Produktet bazë u shtrenjtuan deri në 50%’, Xhixho: Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve

10:03 - 06/04/26
Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… (Emri)

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… (Emri)

09:28 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com