GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Gënjyen për mua…”/ Ish-kapiteni nuk kursen kritikat për Partizanin

22:50 - 31/07/23
në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
“Gënjyen për mua…”/ Ish-kapiteni nuk kursen kritikat për Partizanin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani përgatitet për ndeshjen e nesërme të Conference League, përballë Atletik Eskaldes, ndeshje që vlen më shumë, se thjesht, një kualifikim për në turin e tretë paraeliminator. Në prag të kësaj sfidë ka folur dhe një nga protagonistët e skuadrës “së kuqe”, gjatë viteve të kaluara, duke prekur shumë tema delikate.

Egzon Belica është një nga figurat “ikonike” të Partizanit të viteve të fundit, nisur nga fakti që ishte protagonist në titullin e fituar në vitin 2019 dhe mbajti shiritin e kapitenit për një numër të madh ndeshjesh.

Pavarësisht se kapitulli i tij me Partizanin tashmë është mbyllur, në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, ish-kapiteni tregon se është ende tifoz i “demave”.

Mbrojtësi, i cili vetëm së fundmi u bashkua me Rabotnickin, flet për rikthimin në Maqedoni, por rrëfehet pa doreza edhe për largimin e vjetshëm nga Partizani, që ishte po aq i befasishëm sa i një tjetër kapiteni, Bruno Telushit, i ikur para disa ditësh.

 

Egzon, si e konsideroni sezonin e shkuar në skuadrën e Prishtinës?

Prishtina ishte një përvojë e jashtëzakonshme për mua. Është një klub i madh, që çdo vit luan për trofe dhe mendoj se pavarësisht problemeve që kishte ekipi vitin e shkuar, me fitimin e Kupës bëmë një arritje të madhe dhe plotësuam edhe objektivin e vendosur.

 

Përse zgjodhët Rabotnickin dhe nuk u kthyet në Shqipëri?

Dëshira ime ishte të kthehesha në Shqipëri dhe besoj se do të luaj sërish atje. Edhe në verën e shkuar u largova me mendimin se do të kthehem dhe doja të rikthehesha këtë verë, por gjërat rrodhën ndryshe dhe mora vendimin të kthehesha në Maqedoni.

 

U përfolët shumë në lidhje me transferimin te Vllaznia. Përse nuk arritët të mbyllnit diçka me shkodranët?

Të të them të drejtën kisha bisedime me drejtorin e ri të Vllaznisë (Elvis Plori), por ishim shumë larg një marrëveshjeje mes palëve.

 

Si janë këto ditë të para te skuadra e re. E keni pasur të lehtë ambientimin?

Rabitnicki është ekipi ku unë nisa karrierën time si profesionist. Vij në një ambient që e njoh shumë mirë dhe kjo ishte një shtysë mbi arsyen përse zgjodha të kthehesha në Maqedoni.

 

Çfarë synimesh ka Rabotnici në këtë sezon?

Rabotnicki është një nga ekipet më të mirë në kampionatin maqedonas dhe momentalisht po nis një projekt nga e para. Klubi tashmë ka një pronar të ri nga jashtë vendit dhe çdo gjë po nis nga zero. Do të jetë një rrugë e gjatë dhe një sfidë më vete.

 

Te Partizani ka pasur shumë lëvizje kohët e fundit. Si ndikojnë këto ndryshime?

E kam ndjekur Partizanin dhe kampionatin shqiptar çdo javë dhe ju them me shumë bindje se lëvizjet e mëdha dhe të shpeshta nuk janë të mira dhe në shumicën e rasteve ndikojnë për keq. Çdo ndryshim do kohën e vet dhe te Partizani jo në çdo rast e ke kohën në dispozicion.

 

Si ju duket ky Partizan në krahasim me atë të vjetshmin? Kanë ndryshuar për mirë?

Besoj se janë forcuar si ekip, por kanë një detyrë të vështirë, që është mbrojtja e titullit kampion. Nuk do të jetë e lehtë, sepse edhe ekipet e tjera janë forcuar goxha.

 

Si ju janë dukur ndeshjet në Europë? Si një ekspert i mbrojtjes, çalojnë në këtë repart?

Mendoj se BATE Borisov, me të cilën u ndeshën në raundin e parë, ishte një rival i kalueshëm. Tani mundësitë për të kaluar ture në Europë sa vijnë e shtohen. Gabuan pak si ekip në tërësi, por kush jemi ne që t’i gjykojmë?

 

Sa e vështirë është ndaj skuadrave si Atletik Eskaldes?

Në ndeshjen e parë bënë paraqitje të dobët, pavarësisht fitores… Do të ishte shumë problem nëse loja e dobët do të vazhdonte edhe në ndeshjet e radhës, por besoj se është diçka që nuk do të ndodhë. Do të fitojnë në Tiranë dhe mendoj se kanë shanse shumë të mira për të shkuar deri në “playoff” të Ligës së Konferencës në këtë fushatë europiane.

 

Telushi, një tjetër kapiten, u largua nga Partizani në një mënyrë po aq surprizuese sa ju një vit më parë. Çfarë nuk shkon te Partizani me liderët?

Telushi është një lojtar, që sjell vlera të mëdha në ekip dhe jam i sigurt se largimi i tij nuk i bën mirë Partizanit. Mendoj se futbollistë, të cilët i shërbejnë aq gjatë klubit, nuk mund të largohen në këtë mënyrë.

Rasti im ishte pak më i veçantë, sepse dështimet e tyre, disa u munduan të mi faturojnë mua dhe në media u thanë disa gjëra, që nuk ishin të vërteta.

Gjithsesi, tashmë ka kaluar një kohë e konsiderueshme dhe Partizani ka ndeshje nesër. Unë dhe miku im Telushi, do të bëjmë tifo për Partizanin./PanoramaSport

Etiketa: Egzon BelicaPartizani

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
Rina Balaj sjell foto provokuese nga shtrati

Rina Balaj sjell foto provokuese nga shtrati

Discussion about this post

TË FUNDIT

Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht
Botë

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25

Elon Musk ka reaguar ndaj Bashkimit Evropian pas vendosjes së një gjobe prej 120 milionë eurosh ndaj platformës sociale X...

Lexo më shumë
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25
Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital

U fut për të grabitur një shtëpi në Itali, shqiptari dhunohet rëndë nga banorët

18:26 - 06/12/25
“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pas një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com