GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Pritej në shtator, por ardhja e Ambasadorit të ri amerikan do vonojë

08:57 - 07/08/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pritej në shtator, por ardhja e Ambasadorit të ri amerikan do vonojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, David J. Kostelancik, pritej që të mbërrinte gjatë gushtit, ose në fillim të shtatorit. Por pasuesi i Yuri Kim duket se do të vonojë.

Kjo për shkak se senati amerikan nuk e ka votuar ende atë dhe grupin e ambasadorëve amerikanë në disa vende të botës, pasi ka nisur pushimet.

Ky votim ishte hapi i fundit para se Kostelancik të mbërrijë në Shqipëri, votim që pritet të bëhet në rastin më të mirë në shtator kur edhe të rinisë punë senati.

Nëse kjo nuk do të ndodhë edhe atëherë, pasi askush nuk mund të parashikojë Senatin, mbërritja ka gjasë të shtyhet përtej vjeshtës.

I emëruar nga Presidenti Biden për të shërbyer si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Kostelancik parashtroi në fund të marsit para Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin e Shteteve të Bashkuara, gjatë seancës së konfirmimit, përparësitë e tij si ambasador:

“Nëse konfirmohem në këtë detyrë do të bashkëpunoj me Shqipërinë për të forcuar institucionet demokratike dhe institucionet e drejtësisë. Presidenti Joe Biden e ka përcaktuar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si pjesë të strategjisë sonë kombëtare.

Kjo është një sfidë kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha zoti Kostelancik. Përparimi i reformës në drejtësi do të ndihmojë përparimin e Shqipërisë drejt integrimit europian, theksoi ai.

Një nga sektorët e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve, tha ambasadori i emëruar, do të jetë forcimi i mëtejshëm i partneritetit në mbrojtje.

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë në vitin 2022, tha ai, tregoi nevojën për të për të investuar në infrastrukturë dhe trajnime për të ndërtuar një sistem kibernetik të qendrueshem. Shtetet e Bashkuara, tha ai, kanë dërguar ekspertë në Shqipëri për të riparuar dëmet e bëra dhe kanë ofruar 50 milionë dollarë për këtë qëllim.

Një përparësi e tretë, theksoi ai, do të jetë forcimi i klimës së biznesit. Interesat e Shteteve të Bashkuara, tha ambasadori i pritshëm, shërbehen përmes një tregu transparent Shqipëri.

Zoti Kostelancik ka shërbyer në Shqipëri edhe më përpara në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë. Para emërimit si ambasador, i shërbente si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneralit Mark Milley.

Zoti Kostelancik është një diplomat me një karrierë 30-vjeçare. Ai ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë, në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO, si edhe në Ankara të Turqisë.

Diplomati Kostelancik, me origjinë nga shteti i Ilinoit, është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

Etiketa: Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ShqipëriDavid J. Kostelancik

Lajme të lidhura

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës
Breaking Views

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26
Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008
Breaking Views

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26
Para
“Çmendi” rrjetin për bashkëpunimin me Luizin, reagon Aurela

“Çmendi” rrjetin për bashkëpunimin me Luizin, reagon Aurela

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Lexo më shumë
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com