GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksidenti në Pogradec, arrestohet drejtuesi i mjetit dhe përgjegjësi i firmës së pastrimit (EMRAT)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksidenti në Pogradec, arrestohet drejtuesi i mjetit dhe përgjegjësi i firmës së pastrimit (EMRAT)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aksidenti i djeshëm në Pogradec, ku fadroma goditi rëndë pushuesin, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë, ka çuar në pranga drejtuesin e mjetit Denis Piperi 31 vjeç, si edhe përgjegjësin e firmës së pastrimit, Gentjan Dervishi 40 vjeç.

53-vjeçari Agron Keta u përplas ditën e djeshme nga një fadromë në liqenin e Pogradecit. Ai më pas është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Gjendja e pushuesit nga Tirana ka qenë kritike dhe ka nevojë për ndihmë më të specializuar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Plazhi” ndërsa mjeti që shkaktoi aksidentin drejtohej nga 31-vjeçari Denis Piperi. Mësohet se pushuesi ka qenë në gjumë kur është aksidentuar. Mjeti i rëndë shërbente për pastrimin e mbetjeve liqenore.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec

Goditi me fadromë, gjatë punës për pastrimin e bregut të liqenit, një pushues, i cili si pasojë u dëmtua rëndë, vihet në pranga drejtuesi i këtij mjeti.

Në pranga dhe përgjegjësi i firmës së pastrimit, mbi dyshime për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Në vijim të informacionit paraprak, të dhënë ditën e djeshme, për një shtetas të aksidentuar nga një fadromë, në plazhin e Pogradecit, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin Denis Piperi, 31 vjeç (punonjës i një firme pastrimi), banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, në plazhin e liqenit, me një mjet teknologjik (fadromë), me të cilin ky shtetas po pastronte mbetjet në bregun e liqenit, ka goditur shtetasin A. K., 53 vjeç (pushues), banues në Tiranë, i cili u dëmtua rëndë dhe për këtë shkak, ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, nga hetimet për këtë rast, u vu në pranga shtetasi Gentjan Dervishi, 40 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë përgjegjës i kësaj firme pastrimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dyshohet se nuk ka kontrolluar punonjësit e firmës dhe nuk i ka sqaruar ata, në lidhje me detyrat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: Aksidenti në Pogradecarrestohet përgjegjësi i firmës së pastrimitKryesore1

Lajme të lidhura

Shqiptarët i bëjnë paratë ilaçe, financuan nga xhepi 160 mln euro produkte farmaceutike më 2024
Aktualitet

Afro 74% e shpenzimeve shëndetësore nga xhepi i shqiptarëve shkojnë për ilaçe

10:04 - 14/07/26
Aktualitet

Plas debati në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës: I dimë pasojat negative të bojkotit!

09:52 - 14/07/26
Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro, të dy palët nuk tregojnë vullnet politik për zgjidhje
Aktualitet

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro, të dy palët nuk tregojnë vullnet politik për zgjidhje

08:37 - 14/07/26
Para
COVID-19 në Maqedoni, rritet numri i infektimeve dhe viktimave në 24 orët e fundit

Varianti i ri i Covid-19 “Eris” që po përhapet, reagon OBSH

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiptarët i bëjnë paratë ilaçe, financuan nga xhepi 160 mln euro produkte farmaceutike më 2024
Aktualitet

Afro 74% e shpenzimeve shëndetësore nga xhepi i shqiptarëve shkojnë për ilaçe

10:04 - 14/07/26

Shqipëria ka një nga rrjetet më të dendura të farmacive në raport me popullsinë, por qytetarët vazhdojnë të përballojnë një...

Lexo më shumë

Plas debati në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës: I dimë pasojat negative të bojkotit!

09:52 - 14/07/26
Deklarata skandaloze/ Ministrja e Vuçiçit: Nëse do isha unë në vend të Milosheviçit do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Deklarata skandaloze/ Ministrja e Vuçiçit: Nëse do isha unë në vend të Milosheviçit do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

09:39 - 14/07/26
Deschamps: Përballja me Spanjën do të jetë spektakolare, kemi edhe ne armët tona sekrete

Deschamps: Përballja me Spanjën do të jetë spektakolare, kemi edhe ne armët tona sekrete

09:24 - 14/07/26
Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike

Europa përvëlohet nga i nxehti ekstrem, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45°C

09:08 - 14/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com