GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ndal Policia”, civilë të armatosur ndaluan xhaxhain e nipin. Pamjet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ndal Policia”, civilë të armatosur ndaluan xhaxhain e nipin. Pamjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me makina private, pantallona të shkurtra, kapuçë, pistoleta në duar dhe me jelekë që i evidentonin si policë. Dy skuadra marrin pjesë në operacionin e koduar “Knock Out 2” që u finalizua me arrestimin e xhaxhait dhe nipit, Fatjon dhe Ergys Gjonaj.

Operacioni u zhvillua në hyrje të Vlorës, ku nga dy automjete private, vërshojnë civilë drejt një tjetër makine, duke bërë thirrjen “ndal policia”.

Pothuajse si skenat në filma, xhaxhai dhe nipi nxirren jashtë, vendosen barkas në tokë, me fytyrë në aspfalt, ndërsa policë civilë i vendosin prangat.

Gjatë kontrollit të automjetit të ndaluar u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë (të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore), të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.

Nuk dihet nëse të arrestuarit e ditës së sotme kishin ose jo lidhje me arrestimin e Amarildo Nikollit, i njohur me nofkën “Shkodrani”, i cili u kap i armatosur një ditë në parë po në Vlorë, ndërsa policia i gjeti një armë me silenciator, kapuç, doreza.

Policia njoftoi se dy bashkëpunëtorët e Nikollit kishin mundur të largoheshin në operacionin e një dite më parë. Ndërkohë në njoftimin e sotëm thuhet “vijojnë veprimet e thelluara hetimore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për të dokumentuar ligjërisht qëllimin e këtyre 2 shtetasve, si dhe për kapjen e 2 subjekteve të tjera të dyshuara të përfshira në këtë rast”.

Etiketa: Kryesore1operacioniPoliciaVlore

Lajme të lidhura

Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi
Aktualitet

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë
Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

13:35 - 11/09/26
“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes
Aktualitet

“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes

13:27 - 11/09/26
Para
iOS17 ndryshon “radikalisht” mbylljen e telefonatave

iOS17 ndryshon “radikalisht” mbylljen e telefonatave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi
Aktualitet

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26

Tendenca e emigracionit është përshpejtuar sërish vitin e fundit, sipas të dhënave indirekte nga Eurostat, që raporton lejet e qëndrimit...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

13:35 - 11/09/26
“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes

“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes

13:27 - 11/09/26
Skandali me kompaninë KAYO/ Bozdo: Është shpikur për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publike

Skandali me kompaninë KAYO/ Bozdo: Është shpikur për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publike

13:24 - 11/09/26
“Shkollat po kthehen në zyra partie për socialistët”, Logu ngre akuza ndaj Ballës dhe Sulit

“Shkollat po kthehen në zyra partie për socialistët”, Logu ngre akuza ndaj Ballës dhe Sulit

13:15 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com