GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Opozita bjelloruse në mërgim, e ndarë për taktikat kundër regjimit të Lukashenkos

21:31 - 10/08/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Opozita bjelloruse në mërgim, e ndarë për taktikat kundër regjimit të Lukashenkos
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre vjet pas demonstratave masive kundër manipulimit të zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi dhe shtypjes së përgjakshme policore që pasoi, opozita bjelloruse vazhdon të jetë e larmishme si nga përbërja ashtu edhe nga pikëpamjet politike. Rreth 100,000 bjellorusë vlerësohet të jenë larguar nga vendi që nga viti 2020.

Mijëra bjellorusë u larguan nga vendi i tyre pas shtypjes së dhunshme qeveritare. Shumë prej tyre përballen me dënime të gjata me burg nëse kthehen në atdhe. Opozita bjelloruse ka qëndrime të ndryshme për taktikat që duhet të ndjekë, por është e bashkuar kundër sundimit të Alexander Lukashenko-s.

Ata thonë se aleanca e ngushtë e Lukashenkos me Rusinë vë në pikëpyetje sovranitetin e Bjellorusisë.

33-vjeçari Pavel Maryeuski ishte aktivist i përkushtuar për politika paqësore, para se të detyrohej të largohej nga vendlinjda si rezultat i shtypjes qeveritare.

Vitin e kaluar, kur Rusia sulmoi Ukrainën, ai iu bashkua njësisë së vullnetarëve bjellorusë që luftojnë në mbështetje të Ukrainës.

“Në plan të parë është mbrojtja e jetëve në Ukrainë. Së dyti, Bjellorusia përfiton në rast se Rusia e humbet luftën. Në Rusi do të fillonte një luftë e brendshme për pushtet ose mbijetesë. Se kush e merr pushtetin pas humbjes së luftës”, thotë kreu i shoqatës së veteranëve bjellorusë, Pavel Maryeuski.

Stanislava Glinnik është veprimtare me grupet e shoqërisë civile. Gjyshi i saj ishte drejtuesi i parë i Bjellorusisë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, derisa humbi zgjedhjet përballë Lukashenkos në vitin 1994.

“Për herë të fundit kam qenë në Minsk në protestat e tetorit 2020. Erdha në Poloni pasi u lëndova gjatë protestës. Qeveria ka ngritur akuza ndaj meje për krijimin e një organizate ekstremiste. Kam dëgjuar nga miqtë e mi, të cilët akuzohen në të njëjtin rast, se përballem me nëntë vite burg nëse kthehem në Bjellorusi”

Aktivistët i ndihmojnë bjellorusët që të arratisen jashtë vendit, hakerët zhvillojnë aplikacione që mundësojnë komunikim të sigurt brenda Bjellorusisë dhe grupe të tjera gjurmojnë vendndodhjen e trupave në vend.

Ndërkohë po shtohet numri i aktivistëve, shumë prej të cilëve me përvojë luftarake në Ukrainë, që thonë se është koha për t’u stërvitur për një luftë të vërtetë.

Sergey Kedyshko drejton një grup prej rreth 200 vullnetarësh bjellorusë që kryejnë stërvitje luftarake në Poloni dhe Lituani.

“Në shkurt të vitit 2023 ne shpallëm krijimin e një organizate të pavarur, të gatshme për të bashkëpunuar me këdo që synon çlirimin e Bjellorusisë”.

Ndërsa grupi i mercenarëve të Wagner-it filloi një rebelim të shkurtër brenda Rusisë, udhëheqësja e opozitës bjelloruse në mërgim, Sviatlana Tsikhnaouskaya u shpreh në rrjetet sociale mbi nevojën e një shtabi të bashkuar operacional për koordinimin e aktiviteteve.

“Ndoshta një pjesë e mirë e tyre do ta kuptojnë se nuk kanë një të ardhme me Lukashenkon dhe se ai po e shet sovranitetin e Bjellorusisë”, thotë udhëheqësja e opozitës bjelloruse në mërgim, Sviatlana Tsikhnaouskaya.

Presidenti Lukashenko ndihmoi në dhënien fund të trazirave mes Kremlinit dhe Wagner-it duke u ofruar strehë mercenarëve në Bjellorusi. Opozita thotë se vendosja e vrasësve me pagesë në Bjellorusi nuk është një gjë e mirë për të ardhmen e vendit dhe shteteve përreth./VOA

Etiketa: Bjellorusi

Lajme të lidhura

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”
Lajme

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë
Breaking Views

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25
Para
Reperi me famë ndërkombëtare, Akon mbërrin në Kosovë

Reperi me famë ndërkombëtare, Akon mbërrin në Kosovë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25

Për herë të parë kryeministri Edi Rama ka zbuluar deri në detaje se çfarë ndodhi mes tij dhe Lulzim Bashës,...

Lexo më shumë
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25
Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

21:02 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com