GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Zbardhen detajet pikante të miqësores së luksit

21:06 - 11/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhen detajet pikante të miqësores së luksit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani nuk ka kohë as për ta reflektuar për fitoren me Valmierën, pasi vetëm ditën e nesërme do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Romën në “Air Albania” në orën 20:00. Të kuqtë kanë mbërritur në Tiranë në orët e para të ditës së sotme dhe po sot do të duhet të zbarkojnë menjëherë në stërvitje.

Këtë pasdite skuadra do t’i nënshtrohet një seance stërvitore në shërbim të miqësores së nesërme, por edhe për të ulur ngarkesat fizike te lojtarët, të marra në sfidën ndaj ekipit letonez.

Ndërkohë, Roma pritet të zbarkojë në kryeqytet mëngjesin e nesërm, ku do të vendoset në “MAK Albania” vetëm pak metra nga stadiumi “Air Albania”.

Skuadra italiane do të largohet nga vendi ynë menjëherë pas ndeshjes, rreth orës 23:00. Të nesërmen, verdhekuqtë e kanë sfidën e fundit miqësore përpara startit të Serisë A më 20 gusht me ndeshjen në “Olimpico” ndaj Salernitanës.

Ndryshe nga Partizani, që e ka thjesht një ndeshje për t’u shijuar, Roma vjen në këtë sfidë me objektivin për të kapur ritmin e ndeshjeve të kampionatit. Gjithsesi, kjo miqësore në brendësi të saj do të ketë edhe festë.

Këngëtari “Noizy” në rrjetet sociale ka konfirmuar performancën e tij në pushimin e ndeshjes, teksa mesa shprehet ai, në performancë do t’i bashkohet për pak çaste edhe trajneri i Romës, Jose Mourinho. Prej ditësh vijon shitja e biletave për këtë ndeshje.

Biletat në tribunën kryesore dhe atë VIP kushtojnë respektivisht 2500 dhe 5000 lekë. Ndërkohë, në tribunat pas portave çmimi është 400 lekë. Një biletë në tribunën përballë kushton 600 lekë. Biletat i gjeni në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe “online”.

Prania e tifozëve në këtë përballje pritet të jetë mjaft e madhe, teksa të kuqtë shpresojnë për një stadium të mbushur plot, me qëllim për të siguruar sa më shumë të ardhura. Mba është mungesa e konfirmuar e Partizanit në sfidën e nesërme që do të transmetohet nga televizioni shtetëror shqiptar./PanoramaSport

Etiketa: miqesorePartizani-Roma

Lajme të lidhura

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares
Breaking Views

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

20:15 - 05/02/26
Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol
Breaking Views

Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol

19:43 - 05/02/26
Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë: Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026
Sport

Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë: Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026

13:41 - 05/02/26
Para
I ngacmuan vajzën e mitur, italiani sherr me shqiptarët në Vlorë

I ngacmuan vajzën e mitur, italiani sherr me shqiptarët në Vlorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!
Aktualitet

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

22:17 - 05/02/26

Nga dita e nesërme pritet të ketë një përkeqësim të motit. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për periudhën 06.02.2026 –...

Lexo më shumë
Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

21:39 - 05/02/26
Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

21:17 - 05/02/26
Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26
Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

20:30 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com