GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Kullat, mjetet e lehta për të siguruar status quo-në

11:14 - 13/08/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
A do të ndikojë legalizmi i kanabisit në rritjen e Prodhimit të Brendëshëm Bruto?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Irena Beqiraj

Një tjetër histori ekonomike ‘e suksesshme’ do të rishkruhet në buzë të Adriatikut!

Pardje lexova një shkrim të gjatë të mbushur me figura letrare prej shkrimtari, i cili rrekej të shpjegonte  vizionin zhvillimor që bazohet tek turizmi, ndërtimet e larta dhe vlerat e tyre estetike.

Në këto rradhë të mangëta prej figurave letrare, duke anashkaluar edhe debatin shterpë se kush është miliarderi i vetëbërë që “do të zbukurojë” me një kullë shtesë Tiranën tonë turistike, do të përqendrohem vetëm tek vizioni zhvillimor.

As i pari e as i fundit, kryeministri ynë arkitekturën e paraqet si element thelbësor të zhvillimit.

Që në kohët e feudalizmit mesjetar një pjesë e madhe e pasurisë së kombeve u derdh në projektet arkitekturore fetare.

Duke parë artin edhe arkitekturën e objekteve fetare të ndërtuara në mesjetë, perceptimi i parë që  krijon është se njerëzit ishin më fetarë në shekujt e mëparshëm. Por po të lexosh Larry Lannaçone kupton se njerëzit nuk ishin më shumë fetarë në mesjetë se sa janë tani.

Po atëherë përse?

Studiuesit shpjegojnë se arkitektura dhe arti fetar për feudalizmin mesjetar ishte një mënyrë mjaft efektive për të siguruar mbështetje për status quo-në duke përdorur estetikën në vend të zhvillimit real. Pra, me pak fjalë, Notre Dame gjatë mesjetës luajti të njëjtin rol, që pritet të luajë Porti i Durrësit apo rrokaqiejtë e Tiranës.

Thënë këtë, më shumë sesa një argument për politikat zhvillimore të vendit, këto lloj projektesh janë mjete të lehta për të siguruar status quo-në duke përdorur estetikën.

E dyta, kishat medievale shërbyen po ashtu si një formë e politikës fiskale pasi edhe pse ishin investime të shtrenjta e pak të lidhura me mirëqenien e zhvillimin e të gjithëve, ishin investime me impakt të lartë në psikologjinë e njerëzve. Pra, më shumë se mirëqenie reale ato krijonin iluzionin e saj.

Ndërkohë, siç argumenton Robin Hanson kishat e bukura ishin një mënyrë për t’ju treguar brezave të ardhshëm statusin e elitave që i ndërtuan ato.

Ndërsa po t’i referohemi kohëve moderne, bumi i rrokaqiejve më shumë sesa zhvillimin apo pasionin për të bukurën paralajmëronte krizat. Madje ka edhe një indeks të rrokaqiejve.

Indeksi i rrokaqiejve është një koncept i paraqitur për herë të parë nga Andreë Laërence, në janar 1999, i cili tregoi se ndërtesat më të larta në botë janë pasuar me rënie të forta ekonomike. Ciklet e biznesit dhe ndërtimi i rrokaqiejve lidhen në një mënyrë të tillë që investimet në rrokaqiejt arrijnë kulmin kur rritja ciklike shteron dhe ekonomia është gati për të hyrë në krizë.

Disa nga shembujt janë:

Rrokaqielli i parë në botë, ndërtesa Equitable Life e Nju Jorkut, 166 metra, u përfundua në 1873, në prag të krizës pesë-vjeçar nga 1873-1878.

Ndërtesa Singer, 187 metra e lartë dhe Kulla e Kompanisë së Sigurimeve Metropolitan Life, 247 metra, u inaguruan në Nju Jork gjatë panikut të vitit 1907, përkatësisht në 1908 dhe 1909.  Met Life mbeti ndërtesa më e lartë në botë deri në vitin 1913.

Empire State Building, 443 metra e lartë, u lançua në vitin 1931, pak para renies së Ëall Street të vitit 1929. Ndërtesa e Chrysler, 319 metra, u hap për publikun gjithashtu në vitin 1929.

Kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë (541 m) dhe Sears Tower (442 m), u hapën në vitin 1973, gjatë rënies  ne bursa 1973–1974 dhe krizës së naftës 1973.

Kullat Binjake Petronas, 452 m të larta, u hapën para krizës financiare aziatike 1997 dhe mbajtën rekordin botëror të lartësisë për pesë vjet.

Burj Khalifa, 828 metra e lartë, u hap në vitin 2008, në kulm të Recesionit të Madh të 2007-2009. Hapja e saj u shoqërua nga falimentimi i fondit më të madh të investimeve në Emiratet e Bashkuara.

E ndërsa bumi në ndërtim në të vërtetë paralajmëron një krizë të afërt, veshja strategjike turistike është Iluzioni që na mban larg ideve të tjera të qëndrueshme, por të vështira zhvillimore, rrjedhimisht larg rritjes ekonomike të qëndrueshme në afat të gjatë edhe punësimit cilësor.

E pra të emocionuar nga figurat letratre, na mbetet vetëm të presim që historia ekonomike botërore të provohet e gabuar dhe një tjetër histori ekonomike e sukseshme të rishkruhet në buzë të Adriatikut.

Etiketa: Irena BeqirajKullatRama

Lajme të lidhura

Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!
Breaking Views

Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!

21:00 - 17/12/25
Skandal/ Mashtrimi i ministres Sala me Onkologjikun, donacionin privat e paraqiti si investim shtetëror
Aktualitet

Skandal/ Mashtrimi i ministres Sala me Onkologjikun, donacionin privat e paraqiti si investim shtetëror

16:45 - 15/12/25
Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur
OP-ED

Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur

08:34 - 15/12/25
Para
Ja kush është vlonjati që dogji Ferrarin e Noizy-t për 2 mijë euro

Ja kush është vlonjati që dogji Ferrarin e Noizy-t për 2 mijë euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com