GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zjarret vdekjeprurëse, 93 të vdekur në SHBA

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zjarret vdekjeprurëse, 93 të vdekur në SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka shkuar në 93 numri i viktimave si pasojë e zjarreve në shtetin amerikan të Havait . Autoritetet thonë se këtë kanë qenë zjarret më vdekjeprurëse në Shtetet e Bashkuara në mbi 100 vjet.

Disa banorë të qytetit tanimë të shkatërruar të Lahainas, janë rikthyer në lagjet tyre, ku kanë gjetur vetëm shtëpitë e shkatërruara.

Zyrtarët lokalë kanë njoftuar se 2200 objekte janë shkatërruar nga ajo që po vlerësohet si një nga katastrofat më të rënda të këtij shteti amerikan.

Guvernatori i Havait, Josh Green, tha se dëmi materiale si pasojë e zjarreve ka shkuar në vlerën e afro 6 miliardë dollarëve.

Autoritetet e shtetit të Havait thanë se numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 90 ndërsa Guvernatori Josh Green paralajmëroi se politikat për mbrojtjen e ishullit nga fatkeqësitë natyrore do të rishikohen.

Sipas tij, 2200 struktura janë shkatërruar apo dëmtuar nga zjarret në pjesën perëndimore të Mauit, 86% prej të cilave kanë qenë objekte banimi.

“Kjo është fatkeqësia më e madhe natyrore që kemi përjetuar ndonjëherë. Do të nevojitet gjithashtu një kohë jashtëzakonisht e gjatë për t’u rimëkëmbur nga kjo fatkeqësi ”, tha Guvernatori i Havait, Josh Green.

Ai u shpreh mirënjohës edhe për ndihmën që është zotuar të ofrojë Uashingtoni.

“Humbjet deri më tani i afrohen 6 miliardë dollarëve. Është një gjë e jashtëzakonshme të kemi këtë udhëheqje në Uashington. Presim që ata të fillojnë të shikojnë se si mund të rindërtojmë zonën e goditur dhe si të ndihmojmë njerëzit që kanë humbur pothuajse gjithçka”, tha zoti Green.

Ndërsa autoritetet po bëjnë vlerësimet rreth dëmit të shkaktuar, banorët e qytetit turistik Lahaina janë rikthyer në lagjet e tyre duke gjetur vetëm gërmadhat e shtëpive të djegura.

“Po përpiqem ende të kuptoj se çfarë ndodhi dhe nuk e di nëse do ta tejkaloj ndonjëherë këtë situatë. Kam humbur qytetin tim, shtëpinë time. Nuk dua të jem materialist, por këto janë gjëra që nuk mundem t’i zëvendësoj. Nuk e kam fjalën për orendi apo gjëra të tilla, por për gjëra personale. Kam humbur miq, gjithashtu. Ka njerëz që ende nuk i kam parë”, thotë Donnie Roxx, banor i qytetit Lahaina.

“Shtëpia jonë është shkatërruar plotësisht dhe komuniteti ynë është zhdukur. Humbja e komunitetit tonë është ajo që me të vërtetë dhemb më shumë”, thotë një banor tjetër që nuk u identifikua. “Është një lagje e bukur, dhe njerëzit kanë humbur gjithçka, jo vetëm shtëpitë, por edhe bizneset dhe janë larguar vetëm me rrobat e tyre”, thotë një tjetër banore e Lahainas.

Ndërsa numri i të vdekurve vazhdon të rritet, është e paqartë se si morgjet do të jenë në gjendje të menaxhojnë situatën, duke patur parasysh se ka vetëm një spital dhe tre morgje.

Fati i qindra njerëzve nuk dihet ende.

Sipas guvernatorit Green, duke filluar nga kjo fundjavë, 500 dhoma hotelesh do të vihen në dispozicion për vendasit e zhvendosur dhe 500 të tjera do të ndahen për personelin e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave.

Rreth 30 kulla të telefonisë celulare ishin ende jashtë funksionit dhe ndërprerjet e energjisë elektrike pritet të zgjasin disa javë në perëndim të Mauit.

Zyra e Prokurores së Përgjithshme të Havait, Anne Lopez do të kryejë një hetim gjithëpërfshirës të vendimmarrjes dhe politikave të zbatuara gjatë dhe pas zjarreve, tha ajo në një deklaratë të premten. /Voa/

Etiketa: zjarret

Lajme të lidhura

Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit
Botë

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?
Botë

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes
Aktualitet

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26
Para
Egnatia magjike, e mbyll në avantazh ndaj Inter në 45 minutat e para

Egnatia magjike, e mbyll në avantazh ndaj Inter në 45 minutat e para

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shqipëria nuk është në shitje”! Mijëra vetë para Kryeministrisë, thërrasin: “Dorëheqje”!
Breaking Views

“Shqipëria nuk është në shitje”! Mijëra vetë para Kryeministrisë, thërrasin: “Dorëheqje”!

20:27 - 01/06/26

Kjo eshte protesta e dytë radhazi në Tiranë, në mbrojtje të Zvërnecit. Mijëra qytetarë janë mbledhur fillimisht para Ministrisë së...

Lexo më shumë
Sollën 650 bangladeshas, GJKKO dënon me 104 vite burg 19 anëtarë të rrjetit me bazë në Dubai

Sollën 650 bangladeshas, GJKKO dënon me 104 vite burg 19 anëtarë të rrjetit me bazë në Dubai

20:15 - 01/06/26
Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

20:03 - 01/06/26
Vangjel Dule: Protestuesit në Zvërnec u dhunuan me urdhër të Edi Ramës

Vangjel Dule: Protestuesit në Zvërnec u dhunuan me urdhër të Edi Ramës

19:54 - 01/06/26
Protestuesit pre e manipulimeve, toka nuk i është shitur Izraelit

Protestuesit pre e manipulimeve, toka nuk i është shitur Izraelit

19:40 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibombetkare girişJojobet