GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I dogji makinën Noizyt, lihet në burg Siar Konti (Detajet)

17:48 - 15/08/23
në Aktualitet, Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
I dogji makinën Noizyt, lihet në burg Siar Konti (Detajet)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Siar Konti nga Vlora është lënë në burg, pasi dyshohet se ai ka qenë personi që i ka vënë zjarrin Ferrarit të Noizyt.

Automjeti tip “Ferrarri” në pronësi të babait të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, është djegur një javë më pare, e dyshohet se djegia e mjetit është bërë me porosi të personazhit tjetër të muzikës rep, të njohur si “Clevio”.

Ngjarja ka ndodhur më 6 gusht 2023 në Durrës, ndërsa policia thotë se shkak janë konfliktet e hershme të Noizyt me Kleviol Ahmetin, personazh i njohur në muzikën rep dhe në median sociale edhe si “Clevio”. Më 11 gusht 2023, policia njoftoi arrestimin e shtetasit Siar Konti, nga Vlora, si autor i zjarrvënies në automjetin luksoz të markës Ferrari, me të cilin Noizy është shfaqur disa herë në rrjetet sociale dhe në klipet e tij muzikore.

Pasi u përball me provat e gjetura nga hetuesit dhe pamjet filmike, sipas policisë, i arrestuari nga Vlora ka pranuar zjarrvënien në automjetin e Noizyt, i cili në dokumentacion, rezulton në pronësi të babait të këngëtarit, Bashkim Rajku.

Gjatë dëshmisë në policinë e Durrësit, mësohet se Siar Konti, ka deklaruar se është paguar 6 mijë euro nga këngëtari “Clevio” për djegien e automjetit të Noizyt.

I arrestuari ka treguar se ka marrë për ndihmë një të njohurin e tij 17 vjeç nga Vlora, dhe i ka vënë flakën makinës pasi ka hedhur benzinë në pjesën e parme të saj. Automjeti ka qenë i parkuar pranë lokalit të Noizyt në zonën e Currilave në Durrës në datën 6 gusht rreth orës 05:10, kur i është vendosur flaka.

Ngjarja u evidentua si e qëllimshme që në momentet e para ndërsa hetimet e policisë evidentuan si autor Siar Kontin, i cili ishte fiskuar edhe nga kamerat e sigurisë. Përplasja me Clevion, përveç mesazheve drejtuar njëri tjetrit në klipet muzikore dhe rrjetet sociale u bë shkak për padi në polici nga Noizy dhe babai  i tij.

Për shkak të kallëzimit, në prill të këtij viti Kleviol Ahmeti u ndalua në Rinas, por më pas u la i lirë dhe mësohet se është larguar jashtë vendit. Bizneset dhe pronat e këngëtarit Rigels Rajku në Durrës janë sulmuar disa herë me zjarr.

Në qershor policia arrestoi 26-vjeçarin Eraldo Musteqja për zjarrvënie të përsëritur ndaj lokalit të Noizyt. Reperi tregoi një foto me autorin, i cili është i afërm i tij dhe sqaroi se ky veprim është kryer nga Eraldo pasi ai fundit beson se muzika dhe lokalet e natës janë haram.

Reagimi i Kleviol Ahmetit

Një reagim i papritur ka ardhur nga Kleviol Ahmetaj, i cili dyshohet se fshihet pas djegies së ‘Ferrarit’ të Noizy-t.

Pas dëshmisë së autorit Siar Konti, i cili pranoi në polici se ishte paguar nga reperi, për t’i vënë flakën makinës luksoze, KleviolAhmetaj ka publikuar lajmin që po qarkullon nëpër media ku thuhet se një vlonjat ishte paguar 2000 euro nga Cllevio  për të djegur makinën “Ferrari” 300 mijë euro Noizy-t.

Bashkëngjitur lajmeve, reperi ka shkruar edhe fragmentin e një kënge, e cila njihet si një dedikim kundër Noizy-t.

“Kakama të Vlorës përgjohemi nga SHIK-u. Gango me dosje disfata pata, m;preu në besë mbreti me shapka”, ka shkruar Cllevio.

Etiketa: ferrariKryesore1Noizty

Lajme të lidhura

Aksident tek “Pushimi i shoferit”, motoçiklisti përplaset nga një veturë, në gjendje kritike për jetën
Aktualitet

Aksident tek “Pushimi i shoferit”, motoçiklisti përplaset nga një veturë, në gjendje kritike për jetën

18:54 - 22/04/26
Përplasje e fortë automjetesh në Laç, raportohen dy të plagosur
Aktualitet

Përplasje e fortë automjetesh në Laç, raportohen dy të plagosur

17:25 - 22/04/26
“Mos më prekni”/ Ngjarje e rëndë në Tiranë, qytetarja tenton vetëdjegien, shpëtohet në kohë
Aktualitet

“Mos më prekni”/ Ngjarje e rëndë në Tiranë, qytetarja tenton vetëdjegien, shpëtohet në kohë

17:15 - 22/04/26
Para
Përflitet si garues në BBV, ylli italian mahnitet nga Shqipëria

Përflitet si garues në BBV, ylli italian mahnitet nga Shqipëria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident tek “Pushimi i shoferit”, motoçiklisti përplaset nga një veturë, në gjendje kritike për jetën
Aktualitet

Aksident tek “Pushimi i shoferit”, motoçiklisti përplaset nga një veturë, në gjendje kritike për jetën

18:54 - 22/04/26

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në autostradën Lushnjë–Fier, në vendin e njohur si “Pushimi i Shoferit”, ku një...

Lexo më shumë
Mali i Zi harton Traktatin e Anëtarësimit në BE, Shqipëria e bllokuar pa mbyllur asnjë kapitull

Mali i Zi harton Traktatin e Anëtarësimit në BE, Shqipëria e bllokuar pa mbyllur asnjë kapitull

18:46 - 22/04/26
“Lobistët e fshehën Konferencën me BE-në”/ Berisha: Delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve

“Lobistët e fshehën Konferencën me BE-në”/ Berisha: Delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve

18:03 - 22/04/26
Përplasje e fortë automjetesh në Laç, raportohen dy të plagosur

Përplasje e fortë automjetesh në Laç, raportohen dy të plagosur

17:25 - 22/04/26
“Mos më prekni”/ Ngjarje e rëndë në Tiranë, qytetarja tenton vetëdjegien, shpëtohet në kohë

“Mos më prekni”/ Ngjarje e rëndë në Tiranë, qytetarja tenton vetëdjegien, shpëtohet në kohë

17:15 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com