GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Rrapaj: Zekiç i rreptë. Ndaj Astanës nuk mjaftojnë…

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrapaj: Zekiç i rreptë. Ndaj Astanës nuk mjaftojnë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani po bën përgatitjet e fundit para ndeshjes me Astanën, e vlefshme për fazën “play off” të UEFA Europa Conference League, pengesa e fundit e “demave” para grupeve, që janë edhe objektivi i madh i kësaj vere.

Para kësaj ndeshjeje, për median sportive “Panorama Sport”, ka folur Arinaldo Rrapaj, një nga lojtarët kryesorë të kampionëve të Shqipërisë.

Vlonjati, i cili shkëlqen prej dy vitesh me fanellën e kuqe, shprehet se Astana është një rival më i fortë, por Partizani do të tentojë suksesin duke luajtur si të barabartë. Rrapaj tregon edhe disa të veçanta të trajnerit Zekiç.

Si e shikoni rrugëtimin e deritanishëm në Kupat e Europës?

Personalisht jam stërvitur fort për të arritur deri këtu dhe nuk jam akoma tërësisht i kënaqur me veten, sepse pres akoma edhe më shumë për të ndihmuar edhe më tej skuadrën. Sa i përket ekipit, kemi ecur mirë, por na ka ndihmuar edhe fati në disa raste. Kemi dhënë maksimumin, kemi arritur të fitojmë ndaj dy rivalëve të fundit dhe shpresojmë që në ndeshjen e radhës të bëjmë një paraqitje sa më të mirë që të marrim një rezultat pozitiv.

Si është fryma e grupit pas ndryshimeve të kësaj vere?

Gjithnjë kemi pasur një frymë grupi shumë të mirë. Kemi pasur atë shpirtin e grupit që jemi munduar gjatë lojës ta ngremë njëritjetrin në momente të vështira. Kjo na ka mbajtur gjithmonë dhe e kemi si armën tonë më të fortë.

Që kur keni ardhur te Partizani, Zekiçi është trajneri i katërt për ju. Ku ndryshon kroati në krahasim me paraardhësit?

Zekiç për mendimin tim është pak më strikt. Më pëlqen fakti që punon shumë dhe e di në perfeksion se çfarë duhet të kërkojë nga lojtarët që ka në dispozicion. Ai do gjithnjë më të mirën tonë me kritikat, por edhe nuk i kursen komplimentet kur bëjmë veprimet e duhura.

Si ka qenë rrugëtimi juaj nga shtatori e deri më tani në gusht, pas thuajse një viti pa u ndalur?

Ka qenë pak e lodhshme, por këto ndeshje janë shumë të rëndësishme dhe normalisht që çdokush ka dëshirë t’i luajë, pasi përmbajnë edhe shumë prestigj. Shpresojmë që kjo aventurë në Europë të zgjasë sa më shumë, të vazhdojmë akoma.

Zhvilluat një ndeshje miqësore me Romën. Çfarë do të thotë për ju kjo sfidë?

Çdo futbollist do të kishte dashur të luante në atë miqësore luksi. Është një ndeshje për kopertinë, pasi përballë janë lojtarë me emër të madh në futbollin europian. Ishte një kënaqësi e madhe për ne të luajmë në atë ndeshje.

Mendoni se Astana është një kundërshtar i një tjetër niveli, krahasuar me të shkuarit?

Si ekip, kanë më shumë kualitet se kundërshtarët që kemi luajtur më parë. Por siç ka qenë kualifikimi me Atletik Eskaldes dhe Valmierën, është e njëjta gjë edhe për Astanën. Do të mundohemi të jemi akoma më shumë të përqendruar. Të stërvitemi akoma më fort për të arritur një rezultat të mirë.

Do të ishte më mirë të tentonit ta dominonit Astanën apo ta rrezikonit kundërshtarin me zbritjet e shpejta?

Mendoj se jemi të barabartë, do ta nisim lojën me kokën lart. Ne i dimë kualitetet tona dhe nuk duhet as ta mbivlerësojmë, as ta nënvlerësojmë kundërshtarin. Të kemi respekt për veten fillimisht dhe ta nisim lojën për ta fituar.

Keni shënuar dy gola në këto eliminatore. Do të mjaftoheni me kaq?

Unë jam vazhdimisht kërkues ndaj vetes, por mjaftohem gjithnjë kur në fund fiton ekipi dhe ndihmoj me kontributin tim. Shpresoj të shënoj edhe kundër Astanës./PanoramaSport

Etiketa: Astana-PartizaniPartizanirrapaj

Lajme të lidhura

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër
Breaking Views

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare
Breaking Views

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!
Sport

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Para
VIDEO E TMERRSHME, adoleshentet dhunojnë shoqen në Vlorë (VIDEO)

VIDEO E TMERRSHME, adoleshentet dhunojnë shoqen në Vlorë (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund
Breaking Views

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26

Reforma zgjedhore dhe përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë qenë në fokus të debatit politik....

Lexo më shumë
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

21:30 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com