GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Matematika përballë Shpiragut

14:42 - 23/08/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Matematika përballë Shpiragut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E pyetur nga kolegia Elja Zotka se çfarë përfiton Shqipëria nga zbulimi i naftës në Shpirag, zv/kryeministrja Belinda Balluku vendosi një dysheme të përfitimit.

“Nga momenti që ne kemi filluar punën për ngritjen e një Fondi Sovran do të thotë që nuk janë të ardhura 500 milionë euro në vit, të cilat shkojnë direkt në buxhet të shtetit për të mbuluar nevojat, por flitet për të ardhura shumë më të larta, të cilat nuk mund të menaxhohen nga buxheti i shtetit, por do të menaxhohen nga Fondi Sovran,” tha ministrja e Energjisë.

Por çfarë duhet të ndodhë që Shqipëria të përfitojë 500 milionë euro në vitin e parë nga nafta në Shpirag? Kjo tani është matematikë.

Sipas ligjeve në fuqi, aktualisht qytetarët shqiptarë përfitojnë 10 për qind të prodhimit bruto si rentë për naftën që nxirret nga nëntoka e Shqipërisë. Kur kompanitë koncesionare rekuperojnë plotësisht koston dhe i ashtuquajturi faktori R del mbi 1, atëherë vec rentës qytetarët përfitojnë dhe 50 për qind të tatimit mbi fitimin.

Meqënëse faktori R tek Bankers Petroleum nuk doli asnjëherë mbi 1, me Shellin Damian Gjiknuri, në atë kohë ministër i Energjisë, negocioi një marrëveshje tjetër. Atë që Shqipëria të fillonte të merrte tatim fitimi që në fuçinë e parë duke i njohur kompanisë 90 për qind të kostove për efekt të faktorit R, ndërsa 10 për qindëshi tjetër të ndahej mes saj dhe shtetit.

Pak komplekse, por e shpjeguar në vija të trasha është kështu. Në rastin e Shellit, shteti nuk merr vetëm 10 për qind të prodhimit bruto, por diçka tek 15 për qind.

Tani pyetja shtrohet shumë thjeshtë; cili është ai numër që po ta shumëzosh me 15 për qind të japë 500 milionë euro? Përgjigja është 3 miliardë e 350 milionë euro. Kjo është shuma që duhet të eksportojë Shell në vit, në mënyrë që Shqipëria të përfitojë 500 milionë euro.

Ministrja tha që do jenë shumë më tepër së 500 milionë euro. Fjala vjen 1 miliardë euro. Që do të thotë 6.7 miliardë euro në vit eksporte nga Shell.

Matematika vazhdon. Në mënyrë që Shell të arkëtojë 6.7 miliardë euro duhet të prodhojë 90 milionë fuçi naftë në vit nga Shpiragu. Më tej akoma, 7.5 milionë fuçi në muaj ose 250 mijë fuçi naftë në ditë.

Për të patur një ide se çfarë do të thotë kjo, na hyn në punë një fakt. Fusha e Patos Marinzës, që është vendburimi më i madh i naftës në Europën Kontinentale, në kohën më të artë të saj ka arritur të prodhojë 20 mijë fuçi në ditë.

A mund të jetë zbulimi i Shell 12.5 herë më i madh se Patos Marinza? Mbase, mbase. Ndërkohë pensionistët të bëjnë llogaritë sa do t’u dalë pensioni i ri pas 1 Janarit. Deri më sot kanë kapur të sigurtë vetëm buzëqeshjen e ëmbël të spin doctorëve dhe parullën e famshme të Enver Hoxhës në Shpirag, që nuk prishet asnjëherë.

Etiketa: Bankers PetroliumborxhShteti

Lajme të lidhura

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD
Breaking Views

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër
Aktualitet

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara
Aktualitet

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Para
Rama ‘zbulon’ naftën, Euro arrin nivelin më të lartë në dy muaj

Rama 'zbulon' naftën, Euro arrin nivelin më të lartë në dy muaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025”/ Zemra Kuqezi & Lojtari i vitit i Kombëtares, dy trofetë për legjionarët
Breaking Views

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025”/ Zemra Kuqezi & Lojtari i vitit i Kombëtares, dy trofetë për legjionarët

15:31 - 14/12/25

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025” që do të mbahet më 15 dhjetor në Teatrin e Operas dhe Baletit do...

Lexo më shumë
“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com