GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Berisha: Nderim për jetë të rënëve të kombit ukrainas

21:12 - 24/08/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama emëroi Ballën si përfaqësues politik të krimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka uruar Ukrainën për Ditën e Pavarësisë, duke vlerësuar luftën e saj ndaj agresorit rus. Berisha theksoi se motivet e Putin, për të pushtuar “pa motiv” Ukrainën, janë të njëjta me ato të ish-kancelarit gjerman, Adolf Hitler, për të sulmuar Poloninë në vitin 1939. Kryedemokrati vlerësoi rolin e presidentit ukrainas, Volodimir Zelensky në këtë konflikt, të cilin e cilëson guximtar e të urtë.

POSTIMI

“Sot dita e Pavarësisë së Ukrainës.

Sot kombi i lavdishëm ukrainas feston 32 vjetorin e Pavarësisë.

Kjo ditë e gjen Ukrainën dhe kombin e saj sovran dhe të lirë nën një agresion barbar që Vladimir Putin, Hitleri i kohës sotme, ndërmori pa asnjë shkak, por për të njëjtat motive për të cilat Fyhreri sulmoi Poloninë në vitin 1939.

Kombi i madh i ukrainës kremton sot mes dhimbjeve të mëdha, terrorit të një agresori barbar që ka kryer krime monstruoze kundër njerëzimit, ka vrarë, masakruar barbarisht dhjetëra e mijëra fëmijë, të rinj, të reja burra, gra të moshuar, ka shkatërruar dhe rrafshuar me dhjetëra e mijëra objekte, shtëpi banimi rrafshuar qindra e qindra fshatra dhe qytete.

Por kombi i Ukrainës kremton sot pavarësinë tij më i fuqishëm se kurrë dhe si njëri prej kombeve më të fuqishme, më të lavdishme dhe më të respektuara të kohërave. Ukranasit me rezistencën e tyre epike, me heroizmin e jashtëzakonshëm në fushëbeteja, në udhëheqjen e urtë e guximtare dhe të vendosur të Presidentit Zelenski, mbështetjen e fuqishme të SHBA dhe NATO e vëndeve të lira në botë, ja dolën të ndalojnë marshin e barbarëve në territorin e Ukrainës dhe drejt vendeve të lira të Europës, të dëbojnë pushtuesin nga shumica e territoreve të pushtuara dhe të vendosin epërsinë në fushë betejat në tokë, det dhe ajëri dhe të gjunjëzojnë agresorët rus.

Për të kremtuar këtë ngjarje, ambasadori i Ukrainës në Tiranë z.Volodimir Shkurov dhe bashkëshortja e tij, organizuan në sallat e muzeut kombëtar një pritje, hapjen e një ekspozite dhe shfaqjen e dokumentarit “Përtej Paqes”, kushtuar shkatërrimeve, masakrave, të civilëve, fëmijëve, burrave, grave, të moshuarve krimeve kundër njerëzimit ndaj tyre të ushtrisë terroriste ruse.

Nderim për jetë të rënëve të kombit të Ukrainës.

Sllava Ukraine! #sb”

https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/pfbid0Y21SdBdRFhmEXfLGPPLFXUwxWY2TuPoN41PLrznXRYMoyRmxtP9z15fUopSrDt6Wl?__cft__[0]=AZWnbbk6sOUXYpyAlXP-cF7Zcku-fiAUXUvAiwU8VJrNKAsJA7oGaqZ6ZnfPBcBiQSi3LW59ToCgzVxxryKYrm2lStdIy_pRT2lLRKLRJ1W9B5nrCP32gC8VK_ASsUPbggpG796FK3vjtGqLn1eeJgY4TwapXt_DhLkNR-d9oeRSuNGSNACAScId1BkrsncpThk&__tn__=%2CO%2CP-R

Etiketa: Sali Berishaukraina

Lajme të lidhura

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës
Breaking Views

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26
Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”
Aktualitet

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

19:02 - 02/04/26
Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008
Breaking Views

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26
Para
Ligjvënësit republikanë, hetime prokurores së çështjes kundër Trump

Ligjvënësit republikanë, hetime prokurores së çështjes kundër Trump

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës
Breaking Views

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26

Kandidatura e deputetit Erion Braçe për Bashkinë e Tiranës ka nxitur një valë reagimesh, ndër të cilat më të shumtët...

Lexo më shumë
Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

19:02 - 02/04/26
Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26
“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

18:14 - 02/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com