Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj janë kryefjala e shtëpisë së BBV, nga afrimiteti që kanë treguar gjatë këtyre ditëve me njëri-tjetrin.
Shumë prej ish-banorëve dhe banorëve kanë komentuar gjerë e gjatë këtë raport mes aktorit dhe këngëtares, por dy protagonistët nuk kanë folur shumë rreth asaj që po përjetojnë. Por gjatë emsionit është transmetuar një klip ku Beatrix shpreh ndjenjat e saj në dhomën e rrëfimit.
‘’Më meret fryma kur jam pranë tij, unë po pres reagimin e tij. Nëse më thotë që të hidhemi do hidhem bashkë me të, timoni është i tij’’,- tha ajo.
Ndërkohë, Semi u shpreh se Antonela dhe Meridiani kanë ndikuar në këtë luhatje të Donaldit, pasi i kanë dhënë lajme të rreme sipas saj, duke i thënë që Bora ka nisur jetën e saj dhe nuk e mbështet.
Discussion about this post