GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Letra e dytë e Dritan Goxhajt nga Burgu 313, akuzon ‘Dorasit’…

11:56 - 26/08/23
në Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Të fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Letra e dytë e Dritan Goxhajt nga Burgu 313, akuzon ‘Dorasit’…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Kosovë po i shërben Serbisë duke luajtur rolin e “dorasit”. Kjo është akuza e Dritan Goxhajt, ish-oficerit shqiptar që luftoi me UÇK-në dhe gjendet i arrestuar në Tiranë për llogari të kësaj zyre të Kosovës.

“Nëpërmjet këtyre dorasve Serbia po kërkon të eliminojë totalisht UÇK-në, këdo që ka luftuar në radhët e saj dhe këdo që guxon të mbrojë ose të dalë në mbrojtje të UÇK-së”, shkruan në një letër të hapur Goxhaj.

Luftëtarit i vjen në ndihmë patrioti Ali Asllani me vargjet e tij: “Koha është e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve.”

Dhe në frymën e vargjeve të Ali Asllanit Goxhaj uron që edhe në sistemin gjyqësor të shtetit amë të ketë shqiptarë të cilët e shohin atdheun njësoj si ne dhe, në largpamësinë e këtyre vargjeve, të mos bëjnë noterin duke e noterizuar këtë kontratë vrastare të dorasit dhe Serbisë.

 

Letra e plotë pa ndërhyrje:

“Dorasit dhe kallauzët e Serbisë në Kosovë

Fatkeqësisht, dorasit (vrasësit) e paguar nuk i kanë munguar asnjëherë këtyre trojeve tona. Dikur, këta doras, i gjeje nëpër skutat më të errëta e mejhanet më të qelbura të kasabave (qendrave të banuara) tona. Atëherë këta doras i përkisnin një kategorie njerëzish shumë të ulët dhe, pothuajse pa përjashtim, në nivelin e analfabetit. Ndërsa sot niveli i këtyre dorasve ka ndërruar 180 gradë. Në rast se në ato vite të errëta për popullin tonë dorasit ishin pothuajse 100% shqiptarë, sot ata janë 100% të huaj. Dhe këta të huaj i përkasin një kategorie njerëzish të mirëarsimuar.

Sot këta doras nuk gjenden më nëpër skuta të errëta ku edhe hija do të trembej të hynte, përkundrazi, sot ata i gjen nëpër korridoret dhe zyrat e sistemit juridik. Këtyre dorasve me jaka të bardha e toga të zeza sot u është dhënë edhe statusi special për detyrën që kanë marrë përsipër të kryejnë.

Sot këta doras quhen Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Gjykata Speciale në Kosovë. Dorasit e paguar te ne gjithnjë kanë qenë në shërbim të fqinjëve tanë e veçanërisht të Serbisë.

Edhe sot këta doras me toga të zeza janë vënë ekskluzivisht në shërbim të Serbisë. Nëpërmjet këtyre dorasve Serbia po kërkon të eliminojë totalisht UÇK-në, këdo që ka luftuar në radhët e saj dhe këdo që guxon të mbrojë ose të dalë në mbrojtje të UÇK-së.

Jo më larg se para tri ditësh, Ministri i Mbrojtjes i Serbisë kërcënoi haptazi Maqedoninë e Malin e Zi për njohje të Kosovës. Imagjinoni se çfarë urrejtjeje dhe në çfarë gjendjeje emocionale dhe psiqike ndihet shteti serb përballë asaj organizate politiko-ushtarake e cila e solli Kosovën në këtë pikë që gjendet sot. Prandaj, Serbisë i duhet sot dorasi special në formë prokurorie dhe gjykate që të hakmerret ndaj atyre njerëzve që i shkaktuan Serbisë turpërimin e saj më të madh në gjithë historinë e saj, qoftë si mbretëri dikur, qoftë si republikë sot.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës është i vetmi formacion politiko-ushtarak në trojet shqiptare që e çoi deri në fund dhe i kreu plotësisht detyrat e saj strategjike dhe operacionale, detyra këto të përcaktuara haptazi në emrin e saj “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.

Kjo ushtri arriti, me ndihmën edhe të NATO-s, të realizonte çlirimin e Kosovës. Ajo arriti të bëjë atë që asnjë organizim tjetër politiko-ushtarak që nga Lidhja e Prizrenit nuk kishte mundur ta bënte. Arriti të përzinte Serbinë ushtarakisht nga trojet shqiptare në Kosovë, duke e detyruar atë jo vetëm të tërhiqet me turp, por edhe të detyrohet që gjatë tërheqjes të kërkojë mbrojtjen e KFOR-it nga frika e UÇK-së. Ndaj, Serbia kurrë nuk do të heqë dorë së luftuari kundër UÇK-së dhe luftëtarëve të saj. Sot ajo ka bërë një kontratë me dorasin që quhet ZPS dhe Gjykatë Speciale, por që kjo kontratë vrastare të arrijë të realizohet i duhen edhe disa kallauzë. Duhen këta kallauzët vendas që të ndihmojnë dorasit e huaj në realizimin e detyrës që kanë marrë përsipër të kryejnë. Dhe këtyre kallauzëve, pjesa më e madhe e të cilëve janë vendosur në një vend pune në administratën e shtetit të Kosovës, u është dhënë një status special më vete. Këta kallauzë sot konsiderohen ca si dëshmitarë të mbrojtur, e ca si dëshmitarë të fshehur, por të gjithë janë thjesht vetëm kallauzë-dëshmitarë të rremë. Sot, me ndihmën e këtyre kallauzëve të rremë, këta doras po dënojnë, tentojnë të dënojnë, burgosin e tentojnë të rrëmbejnë me procedura ish-luftëtarët.

E të gjitha këto bëhen në emër të të njëjtit popull nga gjiri i të cilit dolën këta luftëtarë që u rreshtuan në UÇK.

Çdo luftëtar sot, nuk është në luftë vetëm për të siguruar mbijetesën për veten e familjet e tyre, por  është në luftë edhe me veten, brenda së cilës i përplasen dy mendime. Në të parën luftëtarit i vijnë në mendje disa vargje të K.Th. Spirit:

“Mora pushkën, dola malit,

të luftoja për atdhe.

Nga ta dija unë i shkreti se armiku ishim ne?!”

Por pastaj sërish luftëtarit i vjen në ndihmë patrioti Ali Asllani me vargjet e tij:

“Koha është e maskarenjve,

por atdheu i shqiptarëve.”

Dhe në frymën e vargjeve të Ali Asllanit uroj që edhe në sistemin gjyqësor të shtetit amë të ketë shqiptarë të cilët e shohin atdheun njësoj si ne dhe, në largpamësinë e këtyre vargjeve, të mos bëjnë noterin duke e noterizuar këtë kontratë vrastare të dorasit dhe Serbisë, por të jenë në lartësinë e detyrës e të ndjenjës atdhedashëse e të bëjnë me të vërtetë gjykatësin.

Dritan Goxhaj

Burgu 313

Tiranë”.

Gijotina.com/

Etiketa: Dritan GoxhajKryesore1Uçk

Lajme të lidhura

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”
Aktualitet

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Para
Sezoni i ri, Presidenti Duka: Një edicion plot emocione dhe fair-play

Sezoni i ri, Presidenti Duka: Një edicion plot emocione dhe fair-play

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi ekonominë, biznesin, inovacionin dhe teknologjinë (ICEBIT 2025), të zhvilluar...

Lexo më shumë
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com