GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Sezoni i ri, Presidenti Duka: Një edicion plot emocione dhe fair-play

në Lajme, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Sezoni i ri, Presidenti Duka: Një edicion plot emocione dhe fair-play
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë një mesazh për të gjitha klubet, futbollistët dhe stafet e çdo ekipi në prag të nisjes së edicionit të ri futbollistik 2023-2024, duke i uruar të gjithë për një sezon sa më të suksesshëm dhe plot me emocione.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shpreh bindjen se formula e re do të jetë një sukses i vërtetë për kategorinë “Abissnet Superiore”, duke rritur konkurrencën e cilësinë, teksa të njëjtën pritshmëri ka edhe për Kategorinë e Parë që gjithashtu vjen me një skemë të re në këtë sezon.

Gjithashtu, Presidenti Duka nënvizon edhe projektet e shumta që FSHF po zbaton edhe në këtë edicion e që mbështesin zhvillimin e futbollit, që nga moshat e vogla e deri te profesionistët. Pa harruar edhe infrastrukturën me FSHF që vazhdon të investojë në kuadër të projektit 100 fushat në të gjithë Shqipërinë duke shtuar fushat e futbollit me standarde moderne.

Një vlerësim Presidenti Duka e ka edhe për programin që organizohet në bashkëpunim me FIFA-n “Futbolli në Shkolla”, që do të nisë në shtator dhe pritet të masivizojë akomë më shumë futbollin shqiptar.

 

Mesazhi i plotë i Presidentit Duka:

 

Të dashur futbollistë, futbolliste, trajnerë, mjekë, fizioterapistë, përgatitës atletik, video-analistë, arbitra, vëzhgues, zyrtarë e drejtues klubesh,

Shumë të nderuar tifozë dhe ju dashamirës të futbollit,

Nisim sot edicionin e 85-të të “Abissnet Superiores”, rrugëtimin e një kapitulli plot emocione dhe adrenalinë që dhuron futbolli. Një kampionat i ri që jam i sigurt se do të jetë shumë konkurrues, edhe më i bukur se ai i sezonit të kaluar, duke na ofruar përmes ndeshjeve adrenalinë dhe garë të lartë, respekt në fushën e lojës mes kundërshtarëve ashtu siç i ka hije lojës tonë të bukur.

Pas një jave nis një Kategori e Parë e formatuar, me 12 skuadra të rëndësishme të futbollit shqiptar, plot histori e traditë, me infrastrukturë më të mirë dhe padiskutim do të na dhurojnë emocione të mëdha.

Etiketa: Armand Dukaedicioni i ri futbollistik 2023-2024Kryesore1

Lajme të lidhura

Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve
Breaking Views

Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve

20:45 - 13/11/26
Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë
Breaking Views

Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

20:20 - 13/11/26
Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja
Aktualitet

Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

19:45 - 13/11/26
Para
“Fikni muzikën”/ Lot dhe tronditje pas vdekjes së 17-vjeçarit

“Fikni muzikën”/ Lot dhe tronditje pas vdekjes së 17-vjeçarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve
Breaking Views

Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve

20:45 - 13/11/26

Kryedemokrati Sali Berisha ishte sot në Foltoren e radhës në Kukës. Berisha ftoi partitë e reja opozitare të bashkohen me...

Lexo më shumë
Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

20:20 - 13/11/26
Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

19:45 - 13/11/26
Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26
Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës

Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës

19:02 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com