GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Republika e liderit suprem po troket!

22:44 - 03/09/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Republika e liderit suprem po troket!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Milaim Nela

E vërej që ka një alergji të popullit virtual kur flitet për Lulzim Bashën dhe organizatën e tij që u tubua dje në pallatin e sportit “Asllan Rusi”!

Unë ju kërkoj ndjesë që sërish po shkruaj për PD-në e Bashës por këtu dua të bëj një sqarim që kur unë shkruaj për PD-në zyrtare dhe Bashën unë nuk shkruaj për opozitën por për pushtetin sepse ata janë pushteti!

Lulzim Basha nuk është opozitar por është aseti më i vlefshëm i Ramës në këto momente për vazhdimin e pushtetit të tij dhe realizimin e ambicjeve të tij imperiale apo mbretërore, quajeni si të doni!

PD e tij nuk është opozitë por leva më besnike dhe më e dobishme e pushtetit mafioz të rilindjes!

Tubimi i tij i djeshëm e dëshmoi këtë më së miri.

Nëse nuk ka patur një plan të mëhershëm diabolik pêr infiltrimin e Lul Bashës në labirintet e pushtetit në Shqipëri për llogari të mafias rilindo-sorosiane, nga viti 2014 e këtej apo që nga momenti kur ai në krye të opozitës la në dorë të pushtetit reformën territoriale nuk besoj se ka nevojë të përmend bëmat e tij të mëvonshme si prova të argumentit tim!

Kuvendi i tij i djeshëm edhe për më naivët ka dhënë sinjalet më të qarta të bashkëpunimit të tij me Ramën dhe rilindjen e zezë!

Jam shumë i shqetësuar që bashkëatdhetarët e mi në Shqipëri nuk po kuptojnë (apo larg qoftë janë pajtuar) që i ashtquajturi ‘koalicion i madh’, koalicioni që dështoi të implementohet në shtatorin e vitit 2021 falë Sali Berishës është më afër se kurrë!

Ju që lexoni politikë mes rrjeshtave, ju gazetarë dhe analistë të politikës që nuk mbaheni me rrogat e rregjimit ju lutem kthejuni dhe rishikojeni fjalimin e Lulzim Bashës sa herë e përmend Edi Ramën dhe aktet korruptive shkatërruese të Rilindjes!

A foli ndonjë fjalë për incereratorët?

A foli ndonjë fjalë për portin e Durrësit?

A foli ndonjë fjalë për vjedhjet e zgjedhjeve?

A foli ndonjë fjalë për vjedhjen e pasurive energjitike të shqiptarëve?

A foli ndonjë fjalë për ministrat e 313-es?

…jooo asnjë fjalë të vetme!

Të gjitha bateritë e tij ishin kundër opozitës reale.

Po ju lajmëroj dhe ndaç më merrni seriozisht ndaç besoni përrallat e patronazhistëve mediatikë se e keqja e këtij vendi është Sali Berisha!

Organizimet e reja politike brenda dhe jashtë vendit janë të kurdisura dhe karikuara nga regjimi vetëm për të bërë tym dhe çoroditur juve!

Thjesht mbjellin konfuzion dhe hutim!

Edi Rama do ta çojë shumë shpejt vendin në zgjedhje të parakohshme dhe bashkë me Bashën dhe makinerinë e “votimit të llogaritur” do fitojë mbi 95 vende në Kuvend të mjaftueshme këto për të ndryshuar kushtetutën.

Ai nuk do të presë vitin 2025 sepse për atë është shumë vonë e nuk i dihet se çndodh në gjeopolitikën botërore!

Ai do ta realizojë planin e tij diabolik para zgjedhjeve presidenciale në SHBA!

Edi Rama do ta bëjë Shqipërinë republikë PRESIDENCIALE ku kryeministri do të ketë kompetenca të ngjashme me ato të presidentit të sotëm!

Edi Rama do të jetë monarku apo sundimtari suprem i Shqipërisë deri sa të ketë frymë!

A e imagjinoni Shqipërinë nën thundrën e pushtetit të tij të përjetshëm?

A do të donit të jetonit ju në Shqipërinë e tij?

Ka shumë pak kohë në dispozicionin tuaj për ta parandaluar këtë gjëmë!

Shumë pak kohë!

Harrojeni Sali Berishën dhe foltoren!

Zereni për një moment se ato nuk ekzistojnë.

Shikoni kë keni përballë e çfarë po ndodh!

Edi Rama nuk është problemi dhe fatkeqësia vetëm e të djathtëve apo demokratëve por problem i të gjithë shqiptarëve pa dallim bindjeje politike dhe nuk është problem i lehtë pasi ka mbi 20 vjet që veç është konsoliduar dhe ka lëshuar rrënjë!

Ndaleni sa nuk është tepër vonë!

Koalicioni ‘i madh’ Rama-Basha është ‘de facto’ realitet pritet vetëm të bëhet ‘de jure’!

Etiketa: Milaim NelaOpinion

Lajme të lidhura

Fasada që digjen dhe shtet që do fasadën, vetëm neveri për abuzuesit
OP-ED

Fasada që digjen dhe shtet që do fasadën, vetëm neveri për abuzuesit

07:55 - 15/04/26
Arben Malaj: Edi Rama, si kryeministri italian Craxi, që iku në Tunizi
OP-ED

Apeli i Hungarisë për zgjimin e Ballkanit dhe mbretëria jonë Kryeministrore

10:31 - 13/04/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Nufi shtie me top mbi Surrel që të trembë laraskat, Pirro Dengu qeth viçat e Vlorës!

09:27 - 13/04/26
Para
Etrit Berisha bëhet me skuadër të re

Berisha pret penalltinë por nuk eviton humbjen e Empolit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vizita zyrtare në Itali, Rama dhe Meloni zhvillojnë takim të mbyllur, nesër drejt Barcelonës
Breaking Views

Vizita zyrtare në Itali, Rama dhe Meloni zhvillojnë takim të mbyllur, nesër drejt Barcelonës

16:19 - 16/04/26

Kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni zyrtare nga homologia italiane Giorgia Meloni në 'Palazzo Chigi' në Romë. Rama nisi...

Lexo më shumë
Favoriti për Champions League, superkompjuteri ‘zbulon’ kampionin e ri të Europës

Favoriti për Champions League, superkompjuteri ‘zbulon’ kampionin e ri të Europës

15:31 - 16/04/26
Irani shqyrton propozimet e SHBA-së dhe mundësinë e një rundi të ri bisedimesh

Irani shqyrton propozimet e SHBA-së dhe mundësinë e një rundi të ri bisedimesh

15:10 - 16/04/26
Edlir Tetova shpallet “Trajneri i muajit shtator”, tekniku i Egnatias: Ia dedikoj stafit dhe lojtarëve

Egnatia konferencë urgjente, trajneri Edlir Tetova i jep lamtumirën klubit në fundin e sezonit

14:45 - 16/04/26
30 mln euro transferta/ Sot jepet masa për të arrestuarit e call center, si u mashtruan austriakët përmes reklamave

Aksioni ndaj Call Center-ave, Gjykata komunikon masat e sigurisë për disa të ndaluar (Emrat)

14:29 - 16/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com