GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Dështimi i takimit Kurti-Vuçiç, DASH i zhgënjyer

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Dështimi i takimit Kurti-Vuçiç, DASH i zhgënjyer
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Departamenti Amerikan i Shtetit shprehu zhgënjim që nuk u arrit ndonjë përparim në rundin e ri të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

“Presim që të dyja vendet t’i marrin seriozisht obligimet e tyre me Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, që kanë arritur më herët këtë vit. Koha po kalon. Ne duam të shohim përparim në obligimet ekzistuese dhe të mëparshme, të ndërmarra në dialog dhe me Marrëveshjen së Ohrit, duke përfshirë këtu themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, – tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

“Siç e kemi thënë vazhdimisht, dialogu i lehtësuar nga BE-ja është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë”, – shtoi ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan të enjten në Bruksel me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Takimi, që kishte në agjendë zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve, nuk prodhoi ndonjë rezultat, tha Borrell. Sipas tij, ishte Kurti ai që nuk e pranoi propozimin e BE-së për zbatimin e njëkohshëm të obligimeve që dalin nga kjo marrëveshje, ndërsa Vuçiq e pranoi. /REL

Etiketa: DASHKosovaSerbia

Lajme të lidhura

Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika
Breaking Views

Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

20:46 - 28/10/26
Tensione në Serbi, mbështetësit e Listës së Studentëve hyjnë me forcë në televizionin pro Vuçiçit
Kosovë & Rajon

Tensione në Serbi, mbështetësit e Listës së Studentëve hyjnë me forcë në televizionin pro Vuçiçit

09:28 - 27/10/26
Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re
Breaking Views

Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

19:33 - 26/10/26
Para
Plane për pushime? Ja si do të jetë gjysma e dytë e gushtit

Parashikimi i motit, 15 Shtator 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal
Aktualitet

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

20:51 - 29/10/26

Një koment për partneren e të akuzuarit dyshohet se qëndron në zanafillën e konfliktit që përfundoi me vrasjen e 22-vjeçarit...

Lexo më shumë
Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus

Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus

20:34 - 29/10/26
Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë

Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë

20:21 - 29/10/26
“Dorëheqje”, vijojnë thirrjet e studentëve para Kryeministrisë

“Dorëheqje”, vijojnë thirrjet e studentëve para Kryeministrisë

20:12 - 29/10/26
Eurodeputetja gjermane: Pengesë për BE-në është korrupsioni, jo qytetarët që protestojnë

Eurodeputetja gjermane: Pengesë për BE-në është korrupsioni, jo qytetarët që protestojnë

20:05 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com