GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zjarri në Tiranë/ Teliti: Erion Veliaj të dorëzojë dosjen teknike

11:12 - 15/09/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zjarri në Tiranë/ Teliti: Erion Veliaj të dorëzojë dosjen teknike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti në një prononcim për media nga Bashkia Tiranë foli për zjarrin që ra në një pallat në Tiranë.

Teliti theksoi se dëmet mund të ishin evituar, dhe kërkoi informacion nga kryebashkiaku Veliaj për dosjen teknike të godinës.

“Ditën e djeshme ishim dëshmitarë të një ngjarje tejet të rëndë.
Një nga pallatet e Tiranës u përpi nga zjarri dhe falë punës heroike të zjarrfikësve të Tiranës, ia dolëm të mos kishim asnjë humbje jete.
Gjithsesi, dëmet materiale ishin tejet të mëdha dhe ajo që ndodhi dje ku disa apartamente janë shkrumbuar plotësisht, mund të ishte tërësisht e evitueshme.
Pasi zjarri u vu nën kontroll, kam qenë në kontakt me disa ekspertë të fushës, inxhinierë dhe arkitektë, të cilët pas konstatimeve që kanë bërë edhe në terren, më kanë konfirmuar që ishte tejet e mundur evitimi i dëmeve kaq të mëdha.
Nuk është e thënë që nuk do kishte rënë zjarri, por ama dëmet nuk ishin këto.
Për këtë arsye unë kam depozituar një kërkesë në Bashkinë e Tiranës drejtuar Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij për të marrë një dosje të plotë teknike për këtë projekt ndërtimi të kësaj godine.
Sa e sigurt ka qenë kjo godinë?
Cilat janë masat e ndërmarra kundër zjarrit?
A është respektuar apo jo leja e ndërtimit pasi ne e dimë shumë mirë që për të marrë një leje ndërtimi, duhet të plotësosh të gjithë parametrat për mbrojtjen ndaj zjarrit?
Pse Bashkia e Tiranës nuk ka furnizuar këto godina me hidrantët zjarrfikës?
Për të gjitha këto dhe shumë të tjera, ne i kemi kërkuar në shkresën zyrtare, të cilën sapo e kam depozituar këtu në cilësinë e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak dhe shpresoj që brenda 10 ditësh të marrim përgjigje nga Erion Veliaj dhe stafi i tij.
E përsëris, dje fatmirësisht nuk pati humbje jete, por ajo që ndodhi kur apartamente të tëra u shkrumbuan, gjë e cila sot ka vënë në dyshim edhe vetë ekzistencën, qëndrueshmërinë teknike të godinës së banimit, është tejet shqetësuese.
Gjithashtu dje kemi qenë dëshmitarë se autobotet e zjarrfikësve mbaronin ujin, lëviznin nëpër rrugët e Tiranës për t’u furnizuar me ujë dhe kjo ka rritur më tej kohën për fikjen e zjarreve, duke shtuar akoma më shumë dëmet materiale.
Kjo është e papranueshme dhe unë në cilësinë time jam këtu për të kërkuar informacionin e plotë për të zbardhur të vërtetën.”, tha Teliti.

Etiketa: Dorian TelitiPDzjarri ne Tirane

Lajme të lidhura

ANSA: 52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën
Breaking Views

ANSA: 52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën

22:48 - 20/01/26
PD kritikoi Ramën, por do të votojë në Kuvend ftesën e Trump për Bordin e Paqes
Breaking Views

PD kritikoi Ramën, por do të votojë në Kuvend ftesën e Trump për Bordin e Paqes

20:29 - 20/01/26
‘Hajdut, hajdut’, protestuesit e Lapajt bërtasin kur kalon eskorta e Ramës
Breaking Views

‘Hajdut, hajdut’, protestuesit e Lapajt bërtasin kur kalon eskorta e Ramës

20:07 - 20/01/26
Para
“Do të të vras nëse birra është e keqe”, Princ Harry feston ditëlindjen

“Do të të vras nëse birra është e keqe”, Princ Harry feston ditëlindjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Interi tre humbje radhazi, Arsenali fiton 1-3 në ‘San Siro’, dështojnë PSG dhe Napoli
Breaking Views

Champions League/ Interi tre humbje radhazi, Arsenali fiton 1-3 në ‘San Siro’, dështojnë PSG dhe Napoli

23:19 - 20/01/26

Këtë të martë u zhvilluan nëntë ndeshjet e para të vlefshme për raundin e shtatë në fazën e ligës së...

Lexo më shumë
Vinicius shkëlqen në ndeshjen me 7 gola, Reali u kthehet fitoreve në Champions

Vinicius shkëlqen në ndeshjen me 7 gola, Reali u kthehet fitoreve në Champions

23:03 - 20/01/26
ANSA: 52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën

ANSA: 52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën

22:48 - 20/01/26
Bodo/Glimt befason Manchester City-n e Pep Guardiolës, Rodri turpërohet me karton të kuq

Bodo/Glimt befason Manchester City-n e Pep Guardiolës, Rodri turpërohet me karton të kuq

22:01 - 20/01/26
E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

21:50 - 20/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com