GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjermania pro zgjatjes së statusit të veçantë për ukrainasit

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania pro zgjatjes së statusit të veçantë për ukrainasit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas fillimit të luftës në Ukrainë vitin e kaluar, BE vendosi rregulla të posaçme mbrojtëse për refugjatët nga Ukraina. Akoma nuk është marrë vendimi nga ministrat e Brendshëm të BE, për zgjatjen e sërishme të këtyre rregulloreve, që do të skadonin në fund të marsit, por ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser është shprehur për zgjatjen e statusit të posaçëm mbrojtës të ukrainasve në BE.

E mbështes fuqimisht këtë, tha Faeser në bisedë me gazetat e grupit mediatik, Funke dhe bëri të ditur, se do të konsultohet së shpejti me homologët e tjerë nga vendet e BE. Faeser vlerësoi ndihmën e dhënë për më shumë se 1 milion ukrainasit e ardhur në Gjermani. “Ne kemi shpëtuar shumë jetë përmes kësaj përpjekje të përbashkët dhe kemi treguar solidaritet të madh me Ukrainën.”

Komisioni Europian do të propozojë zgjatjen e rregullores së posaçme mbrojtëse

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen bëri të ditur këtë javë, se do të propozojë zgjatjen e statusit mbrojtës për refugjatët nga Ukraina. Sipas von der Leyen, rregullorja e BE për “dhënien e statusit të përkohshëm në rast të një fluksi masiv të refugjatëve duhet të zgjatet deri në mars 2025”. Mbi këtë bazë miratohen edhe rregullat e veçanta që vlejnë aktualisht për rreth 4 milionë ukrainasit që kanë ardhur si refugjatë në BE.

Këto rregullore të posaçme bëjnë të mundur, që në rast të një fluksi masiv, njerëzit të marrin shpejt lejen e përkohshme të qëndrimit pa burokracitë e procedurës së azilit. Refugjatët ukrainas në Gjermani dhe në vende të tjera të BE mund të punësohen, janë të siguruar në sistemin shëndetësor dhe mund të dërgojnë fëmijët në shkolla.

Rregullorja e BE është zgjatur dy herë deri më tani. Pritet që pas dy javësh ministrat e Punëve të Brendshme të BE të vendosin për zgjatjen e saj./DW

Etiketa: GjermanistatusUkraine

Lajme të lidhura

Fjala e kryeministrit izraelit Netanyahu pritet me protesta, pjesëmarrësit boshatisin sallën e OKB-së
Botë

Fjala e kryeministrit izraelit Netanyahu pritet me protesta, pjesëmarrësit boshatisin sallën e OKB-së

09:14 - 25/09/26
Shpërthim i fuqishëm në qendër të Athinës! Shembet ndërtesa, tre persona të plagosur
Botë

Shpërthim i fuqishëm në qendër të Athinës! Shembet ndërtesa, tre persona të plagosur

09:04 - 25/09/26
Ndaloi disa media të hynin në Shtëpinë e Bardhë, Gjykata hedh poshtë urdhërin e Trump
Botë

Ndaloi disa media të hynin në Shtëpinë e Bardhë, Gjykata hedh poshtë urdhërin e Trump

15:08 - 24/09/26
Para
“Dridhesha, më beso”, Amosi zbulon periudhën e errët të jetës

"S’duhet të fluturosh me pras...", kujt i drejtohet Amos Zaharia?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liga e Kombeve/ Belgjika ‘shokon’ Italinë, fitore brenda në ‘Olimpico’
Sport

Liga e Kombeve/ Belgjika ‘shokon’ Italinë, fitore brenda në ‘Olimpico’

22:44 - 25/09/26

Belgjika ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Italisë, duke triumfuar me rezultatin 0-2 në ndeshjen e parë të Nations...

Lexo më shumë
Trajneri i Bjellorusisë befason para Shqipërisë: Nuk mendojmë për rezultatin në Tiranë

Trajneri i Bjellorusisë befason para Shqipërisë: Nuk mendojmë për rezultatin në Tiranë

22:25 - 25/09/26
Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Belgjikë, pjesë e grupit që trafikonte kokainë

Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Belgjikë, pjesë e grupit që trafikonte kokainë

21:56 - 25/09/26
Mbyllet protesta e 118-të, qytetarët përsërisin thirrjen: Nesër më shumë!

Mbyllet protesta e 118-të, qytetarët përsërisin thirrjen: Nesër më shumë!

21:44 - 25/09/26
Arrestimi i drejtueses Vlora Hyseni/ Salianji: S’ka qeveri që qëndron në këmbë pas skandalit të SHISH

Arrestimi i drejtueses Vlora Hyseni/ Salianji: S’ka qeveri që qëndron në këmbë pas skandalit të SHISH

21:40 - 25/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com