GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Milani në Alarm, nuk ka kush të shënoje

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Milani në Alarm, nuk ka kush të shënoje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

25 goditje nga të cilat 9 në portë pa arritur të gjejë rrjetën, kjo nuk ka ndodhur te Milani që nga viti 2005 në ndeshjen kundër PSV). Një statistikë e mirë kjo në sfidën kundër Njukasëllit në Ligën e kampioneve,  duke demonstruar një reagim nga skuadra e Piolit, pas humbjes në derbi. Por pavarësisht dominimit dhe mundësive të krijuara Milani nuk arriti të gjejë golin, e duket qartë se nuk ishte thjesht një episod i pafat. Duket si një alergji e skuadrës ndaj golit. Olivier Giroud nuk bëri lojën e tij më të mirë, por si gjithmonë u përpoq shumë.

Në pjesën e parë ishte i rrezikshëm dy herë për t’u zhdukur pak nga fusha në pjesën e dytë. Plotësisht e parashikueshme për një lojtar 36-vjeçar që luan çdo tre ditë. E problemi është se Pioli nuk ka askënd që ta zëvendësojë, në mënyrë që t’i japë një mundësi francezit për të pushuar. Shumë e kanë vlerësuar merkaton e verës të Furlani dhe Moncada, por për momentin fusha po jep përgjigje të ndryshme. Pulisic, Chukëueze, Okafor dhe Jovic nuk kanë patur asnjë ndikim te sulmi i Milanit.

Rafael Leao po bëhet i mërzitshëm në fushë. Në ndeshjen ndaj Njukasëllit portugezi ishte një krijues në kërkim të goditjes efektive, një interpretues fenomenal me topin por pa efikasitet. E aktualisht Milani ka nevojë për diçka tjetër. Përveç humbjes së derbit në kampionat, 2 pikëve në Ligën e kampioneve, tani Piloli duhet të përballet edhe me dëmtimet e portierit Menjan dhe Loftus-Cheek.

Të dy futbollistët u larguan nga fusha përpara se të mbaronte ndeshja me Njujkasëllin. Lajmi i mirë është se janë vetëm ngërçe. Tifozët mbajnë gishtat e kryqëzuar pasi të shtunën Milani pret Veronën në San Siro.

Etiketa: Milan

Lajme të lidhura

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League
Sport

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League
Sport

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

21:01 - 22/10/26
Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën
Sport

Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën

15:29 - 22/10/26
Para
Flakadanët në fushë kundër Polonisë gjobitet FSHF

Flakadanët në fushë kundër Polonisë gjobitet FSHF

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kushtetuesja shqyrton kërkesën e PD për huanë 302 milionë euro me SHBA
Aktualitet

Kushtetuesja shqyrton kërkesën e PD për huanë 302 milionë euro me SHBA

15:44 - 23/10/26

Gjykata Kushtetuese ka kaluar në seancë për shqyrtim kërkesën e Partisë Demokratike, e cila pretendon se gjatë miratimit të marrëveshjes...

Lexo më shumë
“Më thirrën për sqarim dhe më dhunuan”/ Arjan Konomi akuzon Linda Ramën se porositi njerëz për ta rrahur

“Më thirrën për sqarim dhe më dhunuan”/ Arjan Konomi akuzon Linda Ramën se porositi njerëz për ta rrahur

15:29 - 23/10/26
Studentët i kërkojnë dorëheqjen! Rama ‘zhvesh’ 20 drejtorë të administratës, përfshirë Tatimet e Doganat

Studentët i kërkojnë dorëheqjen! Rama ‘zhvesh’ 20 drejtorë të administratës, përfshirë Tatimet e Doganat

15:10 - 23/10/26
Sherr me thika mes adoleshentëve në Has! Tre të plagosur një prej tyre në gjendje të rëndë

Sherr me thika mes adoleshentëve në Has! Tre të plagosur një prej tyre në gjendje të rëndë

14:58 - 23/10/26
Rama e nxori me precedent penal, Lapaj flet për ish-ushtarakun: Ka 3 certifikata sigurie të NATO-s

Rama e nxori me precedent penal, Lapaj flet për ish-ushtarakun: Ka 3 certifikata sigurie të NATO-s

14:44 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com