GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tha “Bismilah” para se të hante mish derri, 2 vjet burg

19:17 - 21/09/23
në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Tha “Bismilah” para se të hante mish derri, 2 vjet burg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një grua në Indonezi është burgosur për dy vjet pasi tha një lutje islame para se të hante mish derri, moment që e publikoi përmes një videoje në TikTok.

Lina Lutfiawati ka mbi 2 milionë ndjekës në rrjetet sociale, të cilët i fitoi menjëherë pasi videoja e saj u bë virale.

“Në emër të Zotit”, thotë ajo para se të hajë një copë lëkure derri krokante. Ajo është myslimane, dhe është dënuar për nxitje të urrejtjes fetare. Veç dy viteve në burg, Linas i duhet të paguajë rreth 13 mijë euro si gjobë.

Përpara gjykatësve mësohet se ajo ka shprehur keqardhje për gjestin.

“Jam e habitur. Kam kërkuar falje shumë herë. Në fakt e di që kam gabuar, por nuk e prisja që dënimi të ishte dy vjet”.

Indonezia është vendi më i madh me shumicë myslimane në botë dhe konsumimi i mishit të derrit konsiderohet haram ose i ndaluar në Islam.

Usman Hamid, drejtori ekzekutiv i “Amnesty International Indonesia”, tha se ajo që ndodhi me Lutfiawatin “nuk ishte befasuese“, pavarësisht premtimeve të qeverisë për të mbrojtur lirinë e shprehjes.

Kujtojmë se edhe Guvernatori i Xhakartës, Basuki Tjahaja Purnama, i krishterë, u burgos për dy vjet në vitin 2017 pasi u shpall fajtor për blasfemi për citim të një vargu nga Kurani gjatë një fjalimi të fushatës.

Në vitin 2018 po ashtu një gjykatë indoneziane dënoi me 18 muaj burg një grua kineze që u ankua se xhamia pranë banesës së saj po i shkaktonte zhurmë.

Lajme të lidhura

Shatërvani i Trevit në Romë bëhet me pagesë për vizitorët vendas dhe të huaj
Botë

Shatërvani i Trevit në Romë bëhet me pagesë për vizitorët vendas dhe të huaj

15:12 - 02/02/26
Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar që po përmbyt Spanjën me drogë (Emrat)
Aktualitet

Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar që po përmbyt Spanjën me drogë (Emrat)

11:27 - 02/02/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Para
Përmbyset kamioni në Lezhë, plagoset shoferi

Përmbyset kamioni në Lezhë, plagoset shoferi

Discussion about this post

TË FUNDIT

I përfshirë në trafik droge, të riut nga Fieri i sekuestrohen pasuritë
Aktualitet

Porositi vrasjen e 31-vjeçarit për gjakmarrje, dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla

09:37 - 03/02/26

Gjykata e Fierit ka dënuar me 25 vite burg, Laert Hasallën, i cili tre vite më parë dyshohet se porositi...

Lexo më shumë
Vodhi shuma parash në dy minimarkete, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë

Vodhi shuma parash në dy minimarkete, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë

09:16 - 03/02/26
Banorët Luzit ngrihen përsëri në protestë për rrugën, edhe nxënësit bojkotojnë mësimin

Banorët Luzit ngrihen përsëri në protestë për rrugën, edhe nxënësit bojkotojnë mësimin

09:00 - 03/02/26
Pasi përzuri rininë dhe ‘trurin’ e vendit, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë

Pasi përzuri rininë dhe ‘trurin’ e vendit, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë

08:17 - 03/02/26
18 orë debat! Miratohen me forcën e kartonave ndryshimet në Kodin Penal, opozita kundër

PS kërkon të marrë shumicën, mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale

08:10 - 03/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com