GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Përballja me Çekinë, Policia blindon “Air Albania”. Ja si do të evidentohen tifozët…

12:07 - 24/09/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Përballja me Çekinë, Policia blindon “Air Albania”. Ja si do të evidentohen tifozët…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit do të marrë në përgjegjësi të gjitha portat e sigurisë në “Air Albania”, pas incidenteve që u shënuan në ndeshjen e fundit të kombëtares shqiptare ndaj Polonisë, ku në fushë u hodhën flakadanë.

Kjo u bë e ditur gjatë një takimi që ministri Taulant Balla dhe drejtues të Policisë së Shtetit patën me Presidentin e FSHF, Arman Duka.

Balla tha se gjatë ndeshjes së kombëtares shqiptare me Poloninë për EURO 2024, janë konstatuar 12 mijë tentativa për bileta false. Balla bëri të qartë se të gjithë ata persona që kapen me biletë false përbëjnë vepër penale dhe do shoqërohen në polici e më pas do nisë hetimi.

“Nisur nga raportimet që bëri Policia e Shtetit dhe FSHF pas analizës së eventit sportiv mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj polake, disa nga konkluzionet janë me vend dhe duhet të ndiqen nga të dyja institucionet.

Gjej rastin ta përgëzoj FSHF për vendimet e Komisionit të Disiplinës për përjashtimin nga pjesëmarrja në aktiviteti sportive të personave që hodhën materiale në fushë apo përdorën flakadanë në ndeshjen me Poloninë.

Nga pamjet filmike, që u vunë në dispozicion, kuptohet qartë kush ishin personat e përfshirë dhe që do të mbajnë përgjegjësi penale.

Këta persona nëse dedikohet që afrohen në stadium për ndeshjen e radhës, Policia do ti shoqërojë për thyerje të vendimit administrativ”, tha Balla.

Sipas tij, portat e sigurisë nga ky moment e tutje do të jenë përgjegjësi e Policisë së Shtetit.

“Ne i kemi mundësitë të evidentojmë në gjithë 22.217 ulëset në stadium, evidentimin e emrit dhe përgjegjësisë. Dhe çdo tifoz që do ndjekë ndeshjen me Çekinë, ta ketë të qartë që ne dimë kush është ulur në atë ndenjëse dhe përgjegjësinë që ka.

Nga pamjet filmike I sistemit kuptohet qartë kush u përfshi në incidente dhe do të mbajë përgjegjësi penale. Plani i masave për ndeshjen me Çekinë është një hap i madh i kalimit të përgjegjësisë nga Policia Private tek Policia e Shtetit për të shkuar me gatishmërinë, e gjej rastin ta falënderoj Drejtorin e Policisë, për të marrë ne më shumë përgjegjësi. Natyrshëm Federata ta konsiderojë këtë bashkëpunim me Policinë e Shtetit edhe një mënyrë sesi mund të ndihmojë Policinë, e këtu dua ta falënderoj FSHF që po ndihmon për ndërtimin e një fushe sportive për forcat ‘Delta’ në Vlorë. Besoj të gjejmë mundësi të tjera bashkëpunimi.”, tha Balla.

Presidenti i FSHF, Armando Duka tha se problem është softi.

“Për ndeshjet e ardhshme kemi biseduar të përdorim të njëjtin sistem që përdor UEFA, që kishim dhe në Finale, shpresoj do ta arrijmë dhe ai i eliminon të gjitha këto probleme. Nuk është se kemi patur përvojë të madhe me këtë sistem, tani kemi filluar, tani kanë dalë problematikat më të shumta”, tha Duka.

Etiketa: air albaniaballadukaKryesore1

Lajme të lidhura

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë
Breaking Views

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Ndeshje ndryshe për kupën”, Allegri: Napoli është i tërbuar pas dy humbjeve
Breaking Views

“Ndeshje ndryshe për kupën”, Allegri: Napoli është i tërbuar pas dy humbjeve

16:43 - 18/12/25
PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale
Breaking Views

PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale

21:50 - 17/12/25
Para
Ja emrat e zyrtarëve që po intimidojnë zgjedhësit në Kukës (FOTO)

Ja emrat e zyrtarëve që po intimidojnë zgjedhësit në Kukës (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com