GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Babai mizor dhunonte edhe vajzën 2-vjeçare, zbardhen detajet e reja

13:32 - 24/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Babai mizor dhunonte edhe vajzën 2-vjeçare, zbardhen detajet e reja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë publikuar nga mediat greke lidhur me 28-vjeçarin shqiptar me banim në Volos të Greqisë, i cili dhunonte dhe mbante të mbyllur në banesë bashkëshorten e tij 22-vjeçare, po shqiptare, me të cilën kishte një vajzë.

Sipas mediave greke, 28-vjeçari përveç bashkëshortes së tij, dhunonte edhe vajzën 2 vjeçare.

“Ai do ta vriste”, tha një nga banoret e zonës që ndihmuan për t’i dhënë fund torturave të 22-vjeçares mëngjesin e së dielës.

Sipas saj, fëmija 2.5-vjeç që ishte në krahët e nënës së tij të gjakosur mbrëmjen e së enjtes kur u zbulua historia tragjike, bërtiste “mama-mama kur i shpëtuam”. Kjo grua ankohet në fakt se 28-vjeçari shqiptar “i ka ngritur dorën edhe fëmijës”.

Mediat greke shkruajnë se 28-vjeçari monitoronte çdo lëvizje të bashkëshortes së tij përmes një kamere dhe një aplikacioni në celular.

Historia tragjike e 22-vjeçares

Gruaja 22-vjeçare erdhi në Volos në vitin 2021 pas martesës me bashkatdhetarin e saj 28-vjeçar, një burrë mizor që nuk e la kurrë të mësonte greqisht, sepse nuk e lejoi kurrë të kishte kontakt me asnjë njeri. Tregues i egërsisë së 28-vjeçari është informacioni i përcjellë nga gegonota.neës se ai kishte rrahur 22-vjeçaren dhe kur dihej gjinia e fëmijës së tyre pasi ai nuk donte vajzë!

Kur lindi fëmija, nëna dhe foshnja jetuan për pesë muaj me grila të mbyllura dhe pa rrezet e diellit. Rrahjet ishin të përditshme dhe 28-vjeçari nuk e lejonte nënën të shkonte te mjeku për vaksinimin e fëmijës dhe as të thërriste mjekun në shtëpi.

Fillimi i fundit për aventurën e paimagjinueshme të 22-vjeçares ka ardhur mbrëmjen e së enjtes kur lagjia është mobilizuar pasi ajo ka bërtitur pas një rrahjeje tjetër.

Fqinjët kanë dalë jashtë shtëpisë dhe kanë goditur dyert, kanë lajmëruar policinë dhe kanë arritur të mos lejojnë arratisjen e 28-vjeçarit, i cili tentoi të largohej nga një hyrje nga pas banesës.

Policia e arrestoi dhe kur hynë në shtëpi panë nënë e bijë të traumatizuara. Nëna që kishte përqafuar fëmijën e saj ishte e mbuluar me gjak dhe me shenja mbytjeje. Menjëherë është lajmëruar ambulanca dhe gruaja dhe fëmija janë dërguar në spital. 22-vjeçarja nuk dinte greqisht dhe me ndihmën e një bashkatdhetari u shpjegoi mjekëve dhe policisë se bashkëshorti kishte tentuar ta mbyste.

“Kam ngrënë dru më të fortë, i kam ardhur shumë herë vdekjes. Ai më kërcënoi se nëse ikja në Shqipëri do të vinte dhe do të vriste prindërit e mi”, tha ajo në dëshminë e saj dhe e cilësoi burrin e saj si një njeri që ndiqte rregullat e mafies.

Nëna dhe fëmija janë nën mbrojtje me urdhër të prokurorit. Në daljen e tij para organeve të akuzës, autori ka mbetur pa fjalë dhe duket se nuk ka kuptuar as seriozitetin e ngjarjeve, as rëndësinë e referimit para drejtësisë për krime.

Etiketa: babaidhunaGreqiKryesore1Vajza

Lajme të lidhura

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:30 - 10/02/26
U kap me 8 kg kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Itali
Aktualitet

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Itali, rejtohej nga shqiptarë dhe menaxhohej nga Shqipëria

15:21 - 10/02/26
Pësoi arrest kardiak në timon, kush është polici që humbi jetën në autostradën Tiranë–Durrës
Aktualitet

Pësoi arrest kardiak në timon, kush është polici që humbi jetën në autostradën Tiranë–Durrës

14:41 - 10/02/26
Para
Vrasja e policit në veri të Kosovës, reagon Borell

Vrasja e policit në veri të Kosovës, reagon Borell

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kam marrë ilaçe çdo ditë”/ Rrëfimi i Etrit Berishës: Nuk e di çfarë do bëj, nëse mjeku më thotë të…
Breaking Views

“Kam marrë ilaçe çdo ditë”/ Rrëfimi i Etrit Berishës: Nuk e di çfarë do bëj, nëse mjeku më thotë të…

22:54 - 10/02/26

Etrit Berisha po mendon seriozisht të ardhmen e tij te Hacken, me mundësinë e një largimi që tashmë nuk përjashtohet....

Lexo më shumë
Berisha viziton deputetin Nallbati në Spitalin e Traumës: Goditje me urdhër politik

Berisha viziton deputetin Nallbati në Spitalin e Traumës: Goditje me urdhër politik

22:42 - 10/02/26
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:30 - 10/02/26
Imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada e SHBA: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin me Shqipërinë

Imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada e SHBA: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin me Shqipërinë

21:32 - 10/02/26
Protesta e opozitës, policia tërheq zvarrë disa protestues për t’i shoqëruar në komisariat

Protesta e opozitës, policia tërheq zvarrë disa protestues për t’i shoqëruar në komisariat

21:03 - 10/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com