GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ekzekutimi i policit Xhulio Prela i lihet të vdekurit..Ja SMS anonime

09:25 - 25/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Ekzekutimi i policit Xhulio Prela i lihet të vdekurit..Ja SMS anonime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasja e Xhulio Prelës, punonjësit të Policisë së Shtetit me detyrë efektiv në repartin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, i është faturuar 23-vjeçarit të vdekur, Briland Martinaj.

Në këtë konkluzion kanë dalë tre gjyqtarët e Lezhës, Eva Hysko, Alda Sadiku dhe Olti Skrame, të cilët fiks një vit pas vrasjes së Briland Martinajt në masakrën e mbikalimit të Fushë-Krujës, kanë etiketuar 23-vjeçarin si autorin e vrasjes së policit Prela, në fshatin Gajush të Lezhës.

“Ora News” ka siguruar vendimin me 41 faqe të gjykatës së Lezhës, e cila në 13 korrik 2023, deklaroi të pafajshëm Redion Hysën, të akuzuarin kryesor të prokurorisë si autor i vrasjes së Xhulio Prelës dhe kanosjes me armë të Gjok Malaj.

Në të njëjtin vendim, dy nga 3 gjyqtarët e çështjes, vendosin të dënojnë me 3 vjet e 6 muaj burgim shokun e Briland Martinaj, Nikoll Shërrniku, (Çeri), i cili në proces gjyqësor akuzohej për “Përkrahje të autorit të krimit”.

Në këtë çështje ndryshe nga si kishte orientuar hetimin prokurori Erion Shehaj, duke etiketuar si autor dhe kërkuar një dënimin me 20 vite burgim për Redion Hysën, gjykata në vendimin e saj ka vendosur ta deklarojë të pafajshëm.

Tashmë prokuroria e Lezhës ka apeluar vendimin duke kërkuar në Apelin Tiranë, dënimin me 20 vjet heqje lirie të Redion Hysës.

Ndërkohë, sipas tre gjyqtarëve, megjithëse dy armët e krimit tip “TT” dhe një kallashnikov janë gjetur në depozitën e ujit të banesës së Redion Hysa, prokuroria nuk ka kryer hetime të mjaftueshme për të provuar autorësinë e krimit të Hysës në dy ngjarjet kriminale të ndodhura në mesnatën e 5 dhjetorit 2020, ku mbeti i vrarë me 3 plumba punonjësi i policisë Xhulio Prela dhe në ngjarjen e 29 dhjetorit 2020, ku u kanos me armë Gjok Malaj.

Ekzekutimi i policit Xhulio Prela i lihet 1 të vdekuri. Gjykata: Vrasjen e

Për gjykatën provohet se:

“…personi Briland Martinaj, i cili ka qënë në automjetin “Opel Frontera” me targë AA470BO, ka qënë personi që ka qëlluar në drejtim të viktimës Xhuljano Prela. Provat e administruara në këtë gjykim, konkretisht pamjet filmike të administruara, vijnë në përputhje me njëra-tjetrën, lidhur me kohën intenerarin dhe faktin se automjeti me targa AA470BO, nga ku ka rezultuar një person i seksit mashkull, ka qënë i vetmi automjet përgjatë rrugës ku ka ka ndodhur ngjarja.Ky mjet evidentohet më tej të jetë larguar në drejtim të aksit Rrilë-Ishull Lezhë, rreth orës 02:18 pasi ka ndodhur ngjarja kriminale në orën 02:07…”.

Por megjithëse tre gjyqtarët e Lezhës, ia faturojnë ngjarjen e vrasjes së policit Prela, Briland Martinaj, prokuroria në vitin 2021 ka proceduar me pushimin e akuzës për 23-vjeçarin.

Në kohën kur është kryer mbyllja e dosjes për Martinaj, ai ende nuk kishte mbetur vetë i vrarë në një atentat tjetër, të 17 korrikut 2022 në mbikalimi i Fushë-Krujës.

“…nga këqyrja e pamjeve filmike në aksion Gajush-Fushë Milot, për periudhën 02:03 deri në 02:20 minuta të mesnatës së 5 dhjetorit, brenda kohës që ka ndodhur ngjarja në këtë segment rrugor, kanë lëvizur vetëm dy automjete. Ai i policit të FNSH-së Xhuljano Prela dhe makina foristradë me targë AA 470 BO, që përdorej nga Briland Martinaj…”, thuhet në vendimin e gjykatës së Lezhës.

Një ditë pas vrasjes në datën 6 dhjetor 2020, Briland Martinaj është larguar në Kosovë dhe prej këtij përmes aeroportit të Prishtinës, është larguar në Stamboll, Turqi.

Etiketa: Brilant MARTINAJKryesore1vrasja e policitXhulio Prela

Lajme të lidhura

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan
Aktualitet

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje
Aktualitet

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26
Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire
Aktualitet

Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire

21:00 - 23/04/26
Para
Zjarret në Tepelenë, një i arrestuar dhe dy të tjerë nën hetim

Zjarret në Tepelenë, një i arrestuar dhe dy të tjerë nën hetim

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan
Aktualitet

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26

Për afro 2 orë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, u pyet në gjykatë nga avokatët e të...

Lexo më shumë
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26
Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

22:05 - 23/04/26
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

21:25 - 23/04/26
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

21:16 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com