GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kombëtarja e të amputuarve në Ligën e Kombeve, kapiteni Çela rrëfen emocionet e ëndrrës kuqezi

13:19 - 25/09/23
në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Kombëtarja e të amputuarve në Ligën e Kombeve, kapiteni Çela rrëfen emocionet e ëndrrës kuqezi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare e të amputuarve po përgatitet me seriozitet maksimal për pjesëmarrjen në turneun ndërkombëtar të Ligës së Kombeve, që do organizohet nga Federata Europiane e Futbollit për të Amputuar në bashkëpunim me UEFA-n në Skoci në datat 27-29 tetor.

Kombëtarja më e veçantë kuqezi ka zhvilluar këtë fundjavë një ndeshje përgatitore në fushën e Shtëpisë së Futbollit, ku morën pjesë të gjithë lojtarët, teksa FSHF ka dhënë mbështetjen maksimale, që skuadrës t’i krijohen të gjitha kushtet në çdo aspekt për t’u përgatitur sa më mirë për këtë pjesëmarrje historike.

Kombëtarja shqiptare garon në Divizionin D të Ligës së Kombeve të Futbollit për Amputuar së bashku me Kosovën, Azerbajxhanin, Holandën dhe Skocinë, kurse ndeshjet do të luhen në qendrën sportive Dalgety Bay, Fife, Skoci.

Kapiteni i Kombëtares, Julian Çela, njëkohësisht edhe themeluesi i kësaj skuadre, është shfaqur i emocionuar për të gjithë këtë rrugëtim, teksa e cilëson futbollin si një terapi të mirë dhe një mundësi unike për të përfaqësuar Shqipërinë dhe ngjyrat kuqezi në kompeticione ndërkombëtare për të amputuar.

“Është një emocion shumë i bukur dhe në fillim djemtë nuk e besonin kur unë e mblodha dhe e themelova këtë ekip. Pak a shumë vinin, por thonin ‘shiko, se nuk luhet futboll me një këmbë’, por dalëngadalë ata e kuptuan se, po, jetës i rikthehesh dhe një herë. Dhe futbolli është terapi që njeriun e nxjerr jashtë atyre mureve të izolimit ku ishin këto djem dhe kështu u bëmë pjesë e shoqërisë.

Nga viti 2019 e deri më sot, ne stërvitemi rregullisht çdo javë, është e vështirë sigurisht, ndonëse FSHF na ka mbështetur në kompeticionet ashtu si edhe në këtë turne që do të marrim pjesë, Nations League. Gjithsesi, është bukur të ndihmosh një person që është si ti, t’i gjendesh atij, t’i japësh një dorë dhe t’i thuash jeta është e bukur. Zoti e krijoi jetën e njeriut, që njeriu ta gëzojë atë. Edhe pse gjërat ndodhin, ne nuk i ndryshojmë dot dhe këta djem pastaj, mosbesues në fillim, ja ku janë sot duke përfaqësuar ngjyrat kuqezi”, – thotë Julian Çela për Fshf.org.

Sakaq, ambicia e Kombëtares shqiptare nuk është vetëm pjesëmarrja në këtë kompeticion, por synohet për të arritur në vendin e dytë në Divizionin D, që do t’i siguronte ekipit kuqezi kualifikimin për në finalet e Europianit të viti të ardhshëm.

“Për ne është arritje që jemi bërë pjesë e Nations League, pas gjithë këtyre viteve duke përfaqësuar Shqipërinë, shpresojmë të kalojmë grupin, të zëmë vendin e dytë. Do të ishte e bukur që ne ta luajmë ndeshje ashtu siç luhet, me fair-play me rregullat e duhura dhe djemtë e kanë kuptuar se si luhet dhe kanë goxha progres nga dita e parë që e kemi nisur këtë aventurë e deri më sot.

Unë në fakt hyj në lojë për t’u dhënë kurajo, por unë jam rasti më i vështirë nga ata pasi nuk kam asnjërën këmbë dhe them do luaj futboll. Shpresojmë të japim maksimumin në fushë dhe pse jo të arrijmë në vendin e dytë që do të na çonte në Europianin e vitit të ardhshëm”, – theksoi Çela në prononcimin e tij.

Federata do të mbulojë të gjitha kostot për pjesëmarrjen e kombëtares shqiptare në Ligën e Kombeve të Futbollit për Amputuar, duke pasur parasysh përgjegjësinë sociale dhe mundësinë që futbolli ka për të ndikuar pozitivisht në shoqëri e për t’i shtuar vlera pozitive shoqërisë. Federata e Futbollit do të përdorë fuqinë e futbollit për të përmirësuar cilësinë e jetës së njerëzve, veçanërisht të kategorive të caktuara.

Etiketa: amputuarkombëtare

Lajme të lidhura

Shorti i Champions League/ Benfica nuk i ndahet Real Madrid! Interi “peshkon” gjigantët norvegjezë
Sport

Shorti i Champions League/ Benfica nuk i ndahet Real Madrid! Interi “peshkon” gjigantët norvegjezë

13:03 - 30/01/26
Kristjan Asllani mbërrin më në fund në Stamboll, Beshiktash publikon fotot
Sport

Kristjan Asllani mbërrin më në fund në Stamboll, Beshiktash publikon fotot

11:47 - 30/01/26
Superiore/ 90 minuta lojë për të vendosur fatin e një edicioni futbollistik, 6 skuadra luajnë për gjithçka
Sport

Java e 22-të premton spektakël! Vllaznia dhe Elbasani luajnë në transfertë, Egnatia pret Tiranën

11:37 - 30/01/26
Para
Bardhi: A po hetohet Rama e Veliaj? Përgjigjia e SPAK

Afera McGonigal, Bardhi letër SPAK: Në ç’fazë janë hetimet për Ramën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës
Aktualitet

Arroganca e Ramës/ Këlliçi: Kryeministri u tregon përralla dhe më pas i tregon muskujt fermerit të përmbytur

13:09 - 30/01/26

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar pas takimit që kryeministri Edi Rama pati me fermerët në Divjakë, pas kërcënimit të...

Lexo më shumë
Shorti i Champions League/ Benfica nuk i ndahet Real Madrid! Interi “peshkon” gjigantët norvegjezë

Shorti i Champions League/ Benfica nuk i ndahet Real Madrid! Interi “peshkon” gjigantët norvegjezë

13:03 - 30/01/26
Hasimja: Gjetëm gadishmëri shumë të mirë nga PD dhe aleatët! Jemi në rrugën e duhur

Hasimja: Gjetëm gadishmëri shumë të mirë nga PD dhe aleatët! Jemi në rrugën e duhur

12:47 - 30/01/26

Berisha takohet me aleatët në selinë blu, Qori, Shehaj dhe Lapaj nuk i bashkohen

12:38 - 30/01/26
PD: Ergys Agasi do ndërtojë kompleksin te Eco-Parku! U bë ortak pak ditë para tenderit 10 milionë euro

PD: Ergys Agasi do ndërtojë kompleksin te Eco-Parku! U bë ortak pak ditë para tenderit 10 milionë euro

12:18 - 30/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com