GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Sulmi terrorist, Biserko: Skenar për ndarje të Kosovës

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Biserko: Ja pse Perëndimi po e lejon politikën e neveritshme të Vuçiçit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut të Serbisë, Sonja Biserko, thotë se dalja në skenë e grupit të armatosur në Banjskë në veri të Kosovës mund të pritej duke pasur parasysh sjelljen e Beogradit në muajt e fundit.

“Grafiti ‘Kur ushtria kthehet në Kosovë’ si paralajmërim kishin vërshuar jo vetëm Beogradin, por edhe brendësinë e Serbisë. Pastaj fjalimi i presidentit Aleksandar Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme, toni dhe mesazhi i tij – e gjithë kjo tregonte se diçka është duke u përgatitur. Beogradi ka qenë gjithmonë transparent në synimet e tij, si në vitet e 90-ta kur u nis për të shkatërruar Jugosllavinë, çdo veprim dhe synim ishte më i paralajmëruar në media”, shpjegoi qartë Biserko, për median malazeze CdM.

Ajo nënvizon se me marrjen e informacioneve, po bëhet gjithnjë e më e qartë se ka pasur një skenar për të provokuar një konflikt që më pas ushtria serbe të hyjë për të mbrojtur popullin serb në veri dhe në këtë mënyrë të realizojë ndarjen e Kosovës.

Vija e kuqe u kalua

Në fund të fundit, shton ajo, ky është një opsion që mbështetet pothuajse nga e gjithë elita politike dhe akademike, shërbimet, ushtria, një pjesë e madhe e sektorit civil dhe sipas raportimeve edhe mediat [në Serbi]. “Ky operacion, pavarësisht se kush është drejtpërdrejt përgjegjës për të në Beograd, ka kaluar një vijë të kuqe që Perëndimi nuk mund ta tolerojë. Kjo situatë nuk është provokuar nga Kurti, siç komentojnë shumica në Beograd. Përkundrazi, ai tregoi pjekuri dhe policia e Kosovës tregoi profesionalizëm”, thotë Biserko,

Ndonëse, siç shton ajo, Vuçiq po përpiqet të mbrohet dhe t’ia kalojë përgjegjësinë serbëve të Kosovës, të cilët gjithsesi janë pengjet e tij, duke pretenduar se ai nuk e kontrollon Kosovën – të gjitha informacionet tregojnë se Beogradi ishte i implikuar.

“Nëse Vuçiqi jo, i cili pretendon se nuk e dinte se çfarë po ndodhte, atëherë shtrohet pyetja se kush është figura kryesore në Beograd. Hetimi konfirmon se bëhet fjalë për një grup të mirë-pajisur (automjetet luftarake i përkasin Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe një arsenal armësh, sipas vlerësimeve, për 200 persona) dhe të stërvitur mirë të drejtuar nga Radoiçiq, i cili përndryshe është nën sanksione amerikane. Mësohet se ai është i plagosur dhe ndodhet në VMA [Spitalin Ushtarak]. Identiteti i të arrestuarve ende nuk është bërë i ditur, por ka të ngjarë, siç bëjnë me dije disa analistë, që shumë prej tyre të kenë qenë edhe në fushën e betejës ukrainase në anën ruse”, potencon Biserko.

Rusia po e ‘shpon’ Ballkanin

Sipas saj, Rusia sigurisht që ka një interes për të shpuar Ballkanin dhe për të krijuar tensione dhe të hapë pika kritike në mënyrë që të shpërqendrojë ose të largojë një pjesë të vëmendjes nga Ukraina. Është indikative, thekson ajo, se të nesërmen Vuçiq ka pritur ambasadorin rus për t’u ankuar se Kurti po përgatiste “spastrimin etnik të serbëve”.

“Kisha Ortodokse Serbe  ka reaguar me shpejtësi me njoftimin e Dioqezës së Rashko-Prizrenit dhe ka qenë e para që ka treguar publikisht se një grup i panjohur dhe i maskuar hynë në oborrin e kishës në Banjskë”, thotë Biserko, transmeton Telegrafi.

Ajo nënvizon se komuniteti ndërkombëtar është gjithashtu përgjegjës për tolerimin e sjelljes së presidentit Vuçiq dhe kërcënimet e tij të përditshme ndaj fqinjëve të tij, të cilat pashmangshëm çuan në konflikt për një kohë të gjatë.

“Beogradi e kuptonte shumë mirë politikën perëndimore të zbutjes, e cila në thelb favorizon Serbinë si një lojtar rajonal në dëm të fqinjëve të saj më të vegjël dhe përfaqëson një burim afatgjatë tensioni në rajon për shkak të aspiratave të Beogradit. Mirëpo, kjo politikë nuk e ka motivuar dhe ndoshta nuk do ta motivojë Serbinë që të kthehet drejt Perëndimit. Sepse Serbia nuk e ka pranuar realitetin e ri në rajon, as kufijtë e njohur ndërkombëtarisht dhe po tentohet të rishikohet disfata”, thotë ajo.

Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të njohë Kosovën

Biserko paralajmëron se paraqitja e grupit të Banjskës në veri të Kosovës është një tregues serioz se në cilin drejtim mund të shkojnë gjërat dhe që mund të përsëriten nëse nuk resetohet politika perëndimore në Ballkan. “SHBA-ja dhe BE-ja duhet ta detyrojnë Serbinë të sqarohet për të ardhmen e saj dhe në këtë aspekt të kërkojnë me vendosmëri zbatimin e kërkesave tashmë të parashtruara – sanksionet ndaj Rusisë dhe njohja e Kosovës”, ka përfunduar Biserko.

Etiketa: biserko

Lajme të lidhura

Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh
Aktualitet

Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh

08:48 - 12/05/26
BE pezullon fondet për Serbinë, Marta Kos: Shkak politika e Beogradit ndaj sistemit të drejtësisë
Kosovë & Rajon

Marta Kos: Serbia nuk do të ketë mbështetje financiare derisa të korrigjojë hapat pas që ka bërë në drejtësi

15:31 - 11/05/26
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe që kryen krime lufte në Kosovë
Kosovë & Rajon

Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe që kryen krime lufte në Kosovë

08:54 - 11/05/26
Para
U plagos rëndë në atentat, si u arrestua Gjin Guri më 2015

U plagos rëndë në atentat, si u arrestua Gjin Guri më 2015

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik
Aktualitet

Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik

14:06 - 13/05/26

Qeveria ka miratuar një vendim për subvencionimin e shoqërive të transportit publik, e cila është në mbështetje të operatorëve për përballimin...

Lexo më shumë
Artikulli i Fox News, reagon Berisha: Edi Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës!

Berisha: Edi Rama është një gangrenë, po e mban peng integrimin në BE me organizatën e tij kriminale

14:01 - 13/05/26
“9 vende të BE kërkojnë shpjegime”, Balliu për Raportin e Integrimit: Shqipëria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni

“9 vende të BE kërkojnë shpjegime”, Balliu për Raportin e Integrimit: Shqipëria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni

13:47 - 13/05/26
Shpërthimi me tritol në lokalin e Noizy-t, dëshmon babai i reperit: Nuk e di kush e ka bërë

Shpërthimi me tritol në lokalin e Noizy-t, dëshmon babai i reperit: Nuk e di kush e ka bërë

13:45 - 13/05/26
U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës

U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës

13:23 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com