GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Balla: Droga po copëton shoqërinë tonë, po shkatërron rininë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Balla: Droga po copëton shoqërinë tonë, po shkatërron rininë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Palermo ku po zhvillohet Ministeriali mbi 20 vjetorin e Konventës së Palermos, ministri i Brendshëm Taulant Balla u ndal në rreziqet që paraqet fenomeni i përdorimit të substancave narkotike, drogave, për mbarë shoqërinë njerëzore, sidomos për brezat e rinj, për të ardhmen e tyre.

Balla u shpreh se droga po copëton shoqërinë tonë, po krijon terren për krimin dhe po shkatërron rininë dhe të ardhmen tonë.

“Asnjë vend nuk është imun ndaj kërcënimit të drogës, po ashtu edhe Shqipëria po përballet me të. Një nga sfidat më të mëdha me të cilat do të përballemi në të ardhmen e afërt, e cila u ngrit nga Sekretari amerikan Blinken në fjalën e tij për Nisjen e Koalicionit Global për trajtimin e drogave sintetike”, tha Balla.

Një çështje tjetër që trajtoi ministri Balla, ishte ajo e reagimit që duhet të ketë shteti dhe shoqëria ndaj personave që guxojnë të ngrenë dorë ndaj një punonjësi policie në detyrë dhe me uniformë. Ai e ilustroi këtë me një ngjarje të rëndë, të ndodhur para pak ditësh në Kosovë, ku persona të armatosur, qëlluan me armë zjarri ndaj një patrulle policie të Kosovës, duke vrarë një polic, dhe plagosur një tjetër.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, Balla u shpreh se “pak ditë më parë kriminelë të armatosur rëndë guxuan të ngrenë dorë dhe t’i marrin jetën një oficeri të forcave të rendit të Republikës së Kosovës. Por sinjali më i keq që mund t’i jepet luftës kundër kriminalitetit, natyrshëm edhe tek i gjithë komuniteti ndërkombëtar, ishte zija shtetërore e shpallur zyrtarisht në Serbi, një vend fqinj me Kosovën për pjesëtarët e grupit të armatosur që u asgjësuan nga forcat e Policisë së Republikës së Kosovës, në një reagim tepër profesional, pas vrasjes së kolegut të tyre. Në cilin vend në botë, Policia e Shtetit nuk duhet të reagojë dhe godasë cilindo që guxon të qarkullojë i armatosur, më rëndë akoma të qëllojë mbi policinë?! Është shumë e rëndësishme që autorët dhe organizatorët e atij sulmi të dalin sa më shpejt përpara drejtësisë”.

Etiketa: balladrogaPalermo

Lajme të lidhura

Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”
Aktualitet

Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”

12:10 - 21/06/26
“Mos u bëni peng i iluzioneve”, Rama- protestuesve: Verifikoni faktet para se të protestoni
Aktualitet

“Mos u bëni peng i iluzioneve”, Rama- protestuesve: Verifikoni faktet para se të protestoni

11:08 - 21/06/26
I kërkuari nga SPAK përplas makinën e Policisë së Sarandës, ndjekja vazhdon për disa orë
Aktualitet

I kërkuari nga SPAK përplas makinën e Policisë së Sarandës, ndjekja vazhdon për disa orë

09:18 - 21/06/26
Para
Eneida Tarifa rrëfen historinë e saj të dashurisë

Eneida Tarifa rrëfen historinë e saj të dashurisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”
Aktualitet

Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”

12:10 - 21/06/26

34 vjeçari nga Elbasani Elvis Koçi alias Elvis Çaushllari, i njohur si “Vis Korçari”, është ndaluar mbrëmjen e djeshme pas...

Lexo më shumë
“Mos u bëni peng i iluzioneve”, Rama- protestuesve: Verifikoni faktet para se të protestoni

“Mos u bëni peng i iluzioneve”, Rama- protestuesve: Verifikoni faktet para se të protestoni

11:08 - 21/06/26
Japonia shkëlqen me “poker” golash, eliminon Tunizinë nga Botërori

Japonia shkëlqen me “poker” golash, eliminon Tunizinë nga Botërori

09:24 - 21/06/26
I kërkuari nga SPAK përplas makinën e Policisë së Sarandës, ndjekja vazhdon për disa orë

I kërkuari nga SPAK përplas makinën e Policisë së Sarandës, ndjekja vazhdon për disa orë

09:18 - 21/06/26
Gjermania vuan me Bregun e Fildishtë, Undav futet nga stoli dhe përmbys i vetëm rezultatin

Gjermania vuan me Bregun e Fildishtë, Undav futet nga stoli dhe përmbys i vetëm rezultatin

09:05 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetzirvebetmarsbahis girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomcasibom girişjojobet girişbetkomjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Giriş