GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skenari i Laert Haxhiut për vrasjet, Prokurorët: Nuk trembemi, para drejtësisë ata që…

22:49 - 04/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Skenari i Laert Haxhiut për vrasjet, Prokurorët: Nuk trembemi, para drejtësisë ata që…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokurorët kanë reaguar përmes një deklarate ku zotohen se kërcënimet nuk do të lëkundin angazhimin e plotë të tyre për ushtrimin e detyrës me dinjitet, profesionalizëm, motivim dhe kurajo.

Reagimi i komunitetit të prokurorëve vjen në një kohë kur nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Marjun (Artan) Tafani, është zbuluar një skenar se si grupi i Laert Haxhiut kishte planifikuar vrasjen e dy prokuroreve, Doloreza Musabelli dhe Merita Selimi.

“Duke konstatuar dhe vlerësuar maksimalisht shqetësimin e shprehur dhe solidarizimin masiv të opinionit publik në lidhje me rastin, jemi të sigurt se zhvillime të tilla vetëm sa e përforcojnë edhe më shumë qëndrimin dhe ndërgjegjen e shoqërisë shqiptare për distancimin me indinjatë nga ata individë apo grupe kriminale që minojnë në përgjithësi rendin e sigurinë publike, apo zhvillimin e qenësishëm demokratik, social e ekonomik të vendit”, thuhet në një deklaratë.

Reagimi i plotë:

Komuniteti i prokurorëve, ashtu sikurse edhe mbarë opinioni publik, është njohur ditët e fundit me rezultatet paraprake të një procedimi penal, të cilat tregojnë deri në këtë fazë të hetimit, se individë dhe grupe kriminale me rrezikshmëri të theksuar shoqërore në vend, kanë ndërmarrë hapa konkretë në funksion të realizimit të planeve për eleminimin fizik të dy prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, për shkak të angazhimit të tyre në hetimin e veprave të rënda penale.

Duke shprehur mbështetjen dhe solidaritetin njerëzor për kolegët prokurorë, si dhe veçanërisht për anëtarët e familjeve të tyre, tek të cilët më së shumti rëndojnë padrejtësisht zhvillime të tilla, të vetëdijshëm për rolin dhe funksionin kushtetues të prokurorit, gjejmë rastin të shprehim përpara opinionit publik qëndrimin e unifikuar, se ngjarje të tilla nuk do të lëkundin aspak angazhimin e plotë të prokurorëve të Republikës së Shqipërisë për vijimin e pandërprerë të ushtrimit të detyrës me kurajo, dinjitet, profesionalizëm dhe motivim, me qëllim vënien përpara përgjegjësisë penale të kujtdo që është subjekt i një vepre penale apo veprimtarie kriminale.

Duke konstatuar dhe vlerësuar maksimalisht shqetësimin e shprehur dhe solidarizimin masiv të opinionit publik në lidhje me rastin, jemi të sigurt se zhvillime të tilla vetëm sa e përforcojnë edhe më shumë qëndrimin dhe ndërgjegjen e shoqërisë shqiptare për distancimin me indinjatë nga ata individë apo grupe kriminale që minojnë në përgjithësi rendin e sigurinë publike, apo zhvillimin e qenësishëm demokratik, social e ekonomik të vendit.

Shpresojmë që momente të tilla të shërbejnë si reflektim edhe për segmente të caktuara të jetës publike, politike, mediatike e më gjerë, të cilët, jo pak herë, shpërfillin publikisht normat bazë të respektimit të funksionit dhe figurës së magjistratit në një shoqëri demokratike, duke krijuar një klimë që frymëzon sulme personale ndaj magjistratëve, të lidhura ngushtësisht me detyrën.

Së fundmi, ftojmë dhe inkurajojmë të gjithë aktorët e komunikimit publik në vend, që të kontribuojnë në ravijëzimin e një qasjeje të re më konstruktive dhe besimplotë karshi sistemit të drejtësisë, si premisa për garantimin dhe jetësimin e parimeve të një shteti të së drejtës.

Etiketa: kercenimeKryesore1laert haxhiuProkuroret

Lajme të lidhura

I përfshirë në trafik droge, të riut nga Fieri i sekuestrohen pasuritë
Aktualitet

Porositi vrasjen e 31-vjeçarit për gjakmarrje, dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla

09:37 - 03/02/26
Vodhi shuma parash në dy minimarkete, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë
Aktualitet

Vodhi shuma parash në dy minimarkete, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë

09:16 - 03/02/26
Banorët Luzit ngrihen përsëri në protestë për rrugën, edhe nxënësit bojkotojnë mësimin
Aktualitet

Banorët Luzit ngrihen përsëri në protestë për rrugën, edhe nxënësit bojkotojnë mësimin

09:00 - 03/02/26
Para
Dëmtimi i Lewandowskit, frikë te Barcelona

Dëmtimi i Lewandowskit, frikë te Barcelona

Discussion about this post

TË FUNDIT

I përfshirë në trafik droge, të riut nga Fieri i sekuestrohen pasuritë
Aktualitet

Porositi vrasjen e 31-vjeçarit për gjakmarrje, dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla

09:37 - 03/02/26

Gjykata e Fierit ka dënuar me 25 vite burg, Laert Hasallën, i cili tre vite më parë dyshohet se porositi...

Lexo më shumë
Vodhi shuma parash në dy minimarkete, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë

Vodhi shuma parash në dy minimarkete, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë

09:16 - 03/02/26
Banorët Luzit ngrihen përsëri në protestë për rrugën, edhe nxënësit bojkotojnë mësimin

Banorët Luzit ngrihen përsëri në protestë për rrugën, edhe nxënësit bojkotojnë mësimin

09:00 - 03/02/26
Pasi përzuri rininë dhe ‘trurin’ e vendit, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë

Pasi përzuri rininë dhe ‘trurin’ e vendit, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë

08:17 - 03/02/26
18 orë debat! Miratohen me forcën e kartonave ndryshimet në Kodin Penal, opozita kundër

PS kërkon të marrë shumicën, mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale

08:10 - 03/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com