GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vuçiç: Serbia kurrë nuk ka kërkuar sanksione kundër Kosovës

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Zmbrapset Vuçiç: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pretendon se Serbia “asnjëherë nuk ka bërë fushatë” për vendosjen e sanksioneve kundër Kosovës, në një përgjigje të drejtpërdrejt ndaj thirrjes së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për sanksionimin e Serbisë për dhunën në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serb në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në luftimet që pasuan në manastirin e fshatit, u vranë tre sulmues serbë.

Serbia i ka hedhur poshtë akuzat e Kosovës se ajo qëndron pas sulmit të cilësuar nga autoritetet kosovare si “tentim për ta aneksuar veriun e Kosovës”.

“Për dallim nga ata, ne nuk përpiqemi të konkurrojmë nëse Prishtinës apo dikujt tjetër do t’i ndodhë diçka e keqe. Nuk na keni dëgjuar kurrë duke bërë fushatë për sanksione ndaj tyre. Ne nuk jemi të interesuar për këtë, ne jemi të interesuar të kemi një jetë normale, që serbët në Kosovë ta kenë një jetë normale”, tha presidenti i Serbisë në Granada të Spanjës, ku po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Më herët gjatë ditës në Granada, Osmani tha se nuk ka arsye për ta takuar Vuçiçin, para se ndaj tij të vendosen sanksione për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Por më vonë ditën e njëjtë, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se do të ulet “së bashku” me presidenten Osmani dhe presidentin Vuçiç në Granada. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Vuçiçi pretendoi se Serbia “kurrë nuk ka pasur qëllime për të sulmuar Kosovën dhe askënd tjetër në rajon”.

“Ajo që na nevojitet është një zgjidhje reale e bazuar në fakte dhe për të përmirësuar realisht procesin e negociatave, për të arritur një zgjidhje kompromisi dhe jo diçka për të cilën dikush mund të ëndërronte pa ofruar asgjë nga ana tjetër”, tha Vuçiç.

Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare kërkojnë hetim urgjent për sulmin në Banjskë para institucioneve të drejtësisë në Kosovë.

Kosova ka njoftuar se do t’i kërkojë Serbisë ekstradimin e Millan Radojçiçit, deri vonë kryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe serbe në Kosovë, i cili e mori përgjegjësinë për sulmin.

Kosova e akuzoi atë si organizatorin kryesor të sulmit të armatosur. Më 3 tetor, ai u mor në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd dhe u mbajt në paraburgim për 48 orë. Pavarësisht kërkesës së Prokurorisë për 30 ditë paraburgim, Gjykata e Lartë e rrëzoi një kërkesë të tillë. Radojçiç aktualisht është i lirë, por pa pasaportë dhe me një ndalim të theksuar posaçërisht për të shkuar në Kosovë.

Para drejtësisë serbe ai akuzohet për disa krime, por jo për vrasje./ REL

Etiketa: Vucic

Lajme të lidhura

Sot, zgjedhje të jashtëzakonshme në Serbi, studentët përballë Vuçiçit, shans ‘i artë’ për Koalicionin Shqiptar
Breaking Views

Sot, zgjedhje të jashtëzakonshme në Serbi, studentët përballë Vuçiçit, shans ‘i artë’ për Koalicionin Shqiptar

08:48 - 25/10/26
Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar
Kosovë & Rajon

Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar

15:15 - 24/10/26
Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26
Para
Lufta e Ftohtë, Putin: Gabim, dërgimi i tankeve në Hungari e Çekosllovaki

Analistët: Putini përfitues nga tensionet në Ballkan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet
Breaking Views

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26

Tensione të forta janë regjistruar në qendër të Tiranës, ku janë hedhur molotovë në drejtim të forcave të Policisë së...

Lexo më shumë
Vijon përleshja me policinë, protestuesit u hedhin molotovë automjeteve, tre të lënduar

Vijon përleshja me policinë, protestuesit u hedhin molotovë automjeteve, tre të lënduar

19:41 - 25/10/26
Tension pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve

Tension pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve

18:37 - 25/10/26
Policia ndërhyn për të shpërndarë protestuesit, në bulevard del edhe autoboti i ujit, hidhet gaz lotsjellës

Policia ndërhyn për të shpërndarë protestuesit, në bulevard del edhe autoboti i ujit, hidhet gaz lotsjellës

18:06 - 25/10/26
Përplasje me policinë hidhen gurë, thyhen xhamat e katit të parë tek Kryesia e Kuvendit

Përplasje me policinë hidhen gurë, thyhen xhamat e katit të parë tek Kryesia e Kuvendit

17:48 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com