Klaus Gjasula nuk u aktivizua me ekipin e tij të Darmstadit në përballjen ndaj Augsburg.
Nëse 33-vjeçari ka probleme fizike kjo mund ti shtojë dhimbjen e kokës trajnerit të kombëtare Silvinjo në prag të përballjes me Çekinë.
Gjasula është në listën e grumbullimit të Kombëtares dhe nga stafi kuqezi nuk llogaritet si i dëmtuar, ndonëse sot ai nuk u grumbullua nga Dramshtadi në Bundesligë.
Duke ditur se edhe lojtarë të tjerë me probleme, që janë në listën e Kombëtares, do të vijnë dhe do të shikohet gjendja e tyre, mbase e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Klaus Gjasulën, i cili rezulton i nevojshëm për brazilianin e stolit të Shqipërisë për ndeshjen e 12 tetorit.
Discussion about this post