GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mungon ilaçi i kimioterapisë për fëmijët, prindërit e blejnë nën dorë

21:33 - 10/10/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Mungon ilaçi i kimioterapisë për fëmijët, prindërit e blejnë nën dorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Pediatrinë e QSUT-së mungon “Vincristina”, ilaçi që parandalon qelizat kancerogjene te fëmijët me tumor.

Prindërit e gjejnë atë nën dorë nëpër farmacitë afër QSUT-së edhe pse ky medikament është vetëm për përdorim spitalor. Ndërkohë nga ana tjetër QSUT-ë shprehet se medikamenti nuk ka qenë mungesë. Atëherë si ka mundësi që në pavion thonë është në mungesë dhe fare lehtë mund ta blesh në farmacitë afër qendrës spitalore?

Emisioni “Fiks Fare” pas informacionit se Vincristinë ishte në mungesë iu drejtua urgjencës së Pediatrisë në QSUT dhe u interesua për këtë medikament. Tek informacioni i thonë që medikamenti është në mungesë dhe e vetmja mundësi për ta siguruar ishte duke u drejtuar tek farmacitë rreth QSUT-së. Por bashkëpunëtorët e Fiksit kërkuan të takonin një mjek dhe ashtu bën. Mjekja e turnit pohoi po të njëjtën gjë që Vincristinë ishte në mungesë në spital , por mund ta siguronin atë në farmacitë jashtë edhe pse është medikament vetëm për përdorim spitalor.

Fiksi drejtohet pikërisht në një nga farmacitë që iu tha se mund të gjendej. Farmacistja pohon se ka disponibilitet të medikamentit duke theksuar dhe ajo vetë me audio e video që illaçi është vetëm për përdorim spitalor. Ajo tregon se dispononte 10 injeksione nga 1 miligramë . Një flakon kushtonte 1mijë lekë dhe se duhej medoemos transportin e tyre ta bësh me ndonjë shishe me akull sepse duhet të ruhen në të ftohtë.

Fiksi iu drejtua kësaj farmacie edhe ditën tjetër duke kërkuar po të nëjjtin medikament e kësaj radhe për të blerë dy flakon. Në farmaci ishte prezente një tjetër farmaciste e cila u jep gazetarëve një tjetër çmim, pra 2 mijë lekë për flakon. Kur gazetarët i thanë se kolegia e saj u kishte thënë tjetër çmim ajo e telefonon dhe më pas bie dakord ta shesë me 1 mijë lëkë flakonin. Fiksi interesohet se sa kanë gjendje nëse do u duhet përsëri medikamenti dhe farmacistja pa asnjë të keqe u jep një numër telefoni ku mund të bëjnë fare lehtë porosinë e tij.

Fiksi iu drejtua edhe me një shkresë zyrtare Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ku kërkonte të dinte nëse medikamenti Vincristinë ishte në mungesë gjatë periudhës Qershor – Gusht 2023. QSUT në përgjigjen e tyre theksuan se medikamenti për periudhë e sipërpërmendur nuk ka qenë në mungesë. Pra ka patur gjendje dhe i është shpërndarë shërbimeve të Pediatrisë sipas kërkesave përkatëse. Nëse mëdikamenti nuk ka qenë në mungesë si shpjegohet që në Pediatri mungonte dhe po ky medikament me shërbim spitalor shitet nën dorë në farmacitë rreth QSUT-së?

Etiketa: FemijeilacikimioterapiPediatria

Lajme të lidhura

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!
Aktualitet

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

21:53 - 08/04/26
Inflacioni rritet me 2.6%/ Abuzimi me çmimet, eksperti: E importojnë domaten 50 lekë, e shesin 350-450 lekë
Breaking Views

Inflacioni rritet me 2.6%/ Abuzimi me çmimet, eksperti: E importojnë domaten 50 lekë, e shesin 350-450 lekë

20:09 - 08/04/26
One Albania njofton rritje tarifash, qytetarët të shqetësuar: Do të ndryshojmë kompani, nuk e përballojmë dot
Breaking Views

One Albania njofton rritje tarifash, qytetarët të shqetësuar: Do të ndryshojmë kompani, nuk e përballojmë dot

19:43 - 08/04/26
Para
Negociata për bashkimin e grupit të PD, ja si janë ndarë palët…

Pse nuk bëni një parti të re politike? Ja ç’thotë Gazment Bardhi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq
Sport

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq

23:27 - 08/04/26

Një përballje e tensionuar në çerekfinalen e parë të Champions League në “Camp Nou” mes Barcelona dhe Atletiko Madrid përfundoi...

Lexo më shumë
Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

23:15 - 08/04/26
VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

22:01 - 08/04/26
U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

21:53 - 08/04/26
Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com